Në Pepelishte është ndërtuar park për fëmijë

Foto: Komuna e Negotinës

PREMTIM: Ndërtim të parkut me pajisje për fëmijë në Pepelishte

[ Programi parazgjedhor Jetë në Negotinë! Për të gjithë, data: tetor 2017 ]

 

 

ARSYETIM:

Premtimi për ndërtimin e parkut me pajisje për fëmijë është premtim i realizuar i kryetarit të Komunës së Negotinës, Toni Dellkov. Parku si projekt është pjesë e programit të tij parazgjedhor për zgjedhjet lokale 2017/2020, të titulluar si “Jeta në Negotinë! Për të gjithë” (faqe 31 – projekte komunale për Pepelishten).

Me 23.07.2018, portali A1 on publikoi informacion të vënë në funksion të parkut të rinj për fëmijë në Pepelishte.

Për të mirën e këtij vendbanimi komunal, veçanërisht për më të rinjtë, në funksion është vendosur edhe parku i ri i lojërave për fëmijë në Pepelishte, i ndërtuar me mjete prej buxhetit të Komunës Negotinë dhe me ndihmën banorëve lokal. 

Informacioni të njëjtën ditë u publikuar edhe në faqen zyrtare të Komunës së Negotinës.

 Gjatë kësaj, është vendosur murr prej betoni rreth gjithë parkut, është rikonstruktuar i gjithë rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit nën objektin, është shtruar tokë e re e përshtatshme për objekte të këtilla dhe është vendosur rërë nën mjete për siguri më të lartë për të pranishmit, janë ndërtuar shtigje me begatona dhe figura prej gurëve, është mbjellë bar, janë mbjellë lule dhe 15 drunj. Po ashtu, është vendosur edhe pajisje urbane edhe atë 4 ulëse dhe 4 shporta për mbeturina, 4 pajisje për fëmijë të cilët janë si magnet për banorët më të rinj të Pepelishtes, ose shkurtimisht thënë pakur i ri i lojërave për fëmijë në Pepelishte i përmban të gjithë elementet e nevojshme. 

 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.