Në një postim në Facebook bëhet thirrje që Zaev të shkojë në ferr!
Një postim në Facebook provokon në mënyrë të rrezikshme, përdor fjalor të papërshtatshëm dhe dërgon thirrje të frikshme për dhunë ndaj Kryeministrit Zaev. Postimi gjithashtu lidhet me një artikull të titulluar: “Deklarata e re skandaloze nga Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ” . Por “skandali” i titullit mungon në tekst
Një post provokues në rrjetin social Facebook bën thirrje për dhunë, me zemërim të drejtuar drejtë Kryeministrit dhe udhëheqësit të LSDM-së, Zoran Zaev. Arsyeja e këtij njoftimi është vizita e Kryeministrit në debatin ” Click Plus ” në TV 21, ku ai foli për zhvillimet e fundit në lidhje me bllokadën Bullgare për fillimin e negociatave për hyrjen në Bashkimin Evropian.
Vetë njoftimi, i cili është shkruar me të gjitha shkronjat e mëdha, rrezikon provokimin dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes:
KY ASPAK NUK ËSHTË MIRË, JO NGA KORONA POR NGA MEND!
NDËRSA NE EDHE MË KEQ, SEPSE NUK E LARGOJMË NGA VENDI DHE DREJTË NË FERR!
Postimi gjithashtu lidhet me një artikull të titulluar: “Deklarata e re skandaloze nga Kryeministri maqedonas Zoran Zaev” .
“SKANDALI” NË TITULL, MUNGON NË TESKT
Por ajo që njofton titulli nuk është në tekst. Është manipulues dhe plotësisht jashtë kontekstit të artikullit. Nuk ka asnjë deklaratë skandaloze të Zaev brenda përmbajtjes. Në një duzinë rreshtash janë përcjellë disa pika nga performanca e tij, pikëpamje të njohura që ai ka thënë deri më tani – se ne kemi një histori të përbashkët me Bullgarinë, se Goce Delçev është një figurë e përbashkët historike… Dhe, në fund të informacionit të shkurtër ka një citim nga Zaev, i cili është tërhequr dhe ne postim:
Të gatshëm jemi të miratojmë një Deklaratë e cila do të jetë ligjërisht e detyrueshme për zbatimin e marrëveshjes me Bullgarinë .
Vetëm, është e paqartë se çfarë është skandaloze këtu?
Marrëveshja për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim midis Maqedonisë dhe Bullgarisë u nënshkrua në Shkup më 1 gusht 2017 nga kryeministrat Zoran Zaev dhe Bojko Borisov. Disa muaj më vonë, Marrëveshja u ratifikua në Parlamentin e Maqedonisë, më 15 janar 2018, dhe tre ditë më vonë në Parlamentin Bullgar, më 18 janar. Pra, kjo është një punë e mbaruar.
Deklarata, rreth të cilave flet Zaev, në një farë mënyre do të garantonte se Marrëveshja do të zbatohet plotësisht, e cila në fakt vendi do të tregonte edhe një herë se nuk ka pretendime ndaj Bullgarisë. Dhe nuk ka asgjë të frikshme ose shqetësuese për gjithë këtë.
E rëndësishme është që të përmendet se Zaev gjatë paraqitjes së tij të ftuar në emisionin “Kilk Plus” foli për këtë temë më në detaje, duke thënë se ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç rrugës sonë evropiane dhe se do të vazhdojmë në atë rrugë. Në atë kuptim, ne do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje, në frymën e ndërtimit të miqësisë, jo të konflikteve. Ai gjithashtu tha se Bullgaria është “e vetëdijshme për realitetin sepse Republika e Maqedonisë së Veriut, populli maqedonas dhe gjuha maqedonase janë një fakt i pamohueshëm dhe ata e dinë se BE e trajton këtë si një vlerë evropiane, një përfitim evropian”. Në emision, Kryeministri theksoi se ai pret që Bullgaria të njohë gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas.
Si mik i Bullgarisë, unë pres që ata të njohin gjuhën maqedonase dhe popullin maqedonas. Nëse ata nuk janë të gatshëm, ne do të vazhdojmë të bisedojmë, tha Zaev.
THIRRJET TË FRIKSHME PËR DHUNË
Tani, është e pakuptueshme se si nga pikëpamjet e tilla të Zaev, të cilat, përndryshe, nuk transmetohen në tekstin që lidhet në postimin në FB, konkludohet se ai është një tradhtar, siç aludon postimi, veçanërisht komentet më poshtë:
Shko mëso histroinë për popullin maqedonas, që më pas të shesësh tokë, për të cilën është derdhur gjak. PSIKOPAT. Shitja vajzën dhe gruan Borisovit në Karakaçanov.
PSIKOPAT I SËMURË, I CILI ME KRIM U BË IDOL I KOMUNISTËVE MAJMUN ME BYTH TË KUQE…
Toni, fjalori i papërshtatshëm dhe mesazhet drejtuar Zaev janë veçanërisht shqetësuese. Por përveç fjalorit fyes, thirrjet për dhunë dhe dërgimi në ferr janë të frikshme!
Është e qartë se kjo është bërë qëllimisht për të provokuar reagime të forta nga përdoruesit e rrjetit social dhe për të përhapur gjuhë urrejtjeje. Sidoqoftë, procedura të tilla janë të dënueshme sipas Kodit Penal (KP) dhe ndryshimeve dhe plotësimeve të tij, të cilat parashikojnë sanksione si për gjuhën e urrejtjes ashtu edhe për krimet e urrejtjes, duke përfshirë arrestin. Kufiri midis gjuhës së urrejtjes dhe lirisë së shprehjes është i hollë, si dhe dënimi i krimeve që ndodhin si rezultat i mbjelljes së urrejtjes, për këtë temë kemi një artikull nga “Vërtetmatësi” , i cili mund të lexohet në këtë vegëz.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari