Në linjën e parë të frontit kundër “Covid 19” shteti ka në dispozicion mbi 50 mijë persona
Sipas të dhënave prej dy-tre burimeve zyrtare, mund të thuhet se pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, shteti në dispozicion ka mbi 50 mijë persona. Ky është numri i përgjithshëm i të punësuarve në polici dhe ushtri së bashku me 30 mijë të punësuar në shëndetësi. Këtij numri mund të shtohen edhe qindra vullnetar të Kryqit të Kuq në të cilin ka mbi 16 mijë anëtarë formal.
Shkruan: Teofil Bllazhevski
Mbi 50 mijë të punësuar në MM, MPB, në shëndetësi, doganë dhe në inspektorat, janë potenciali i kuadrit që disponon shteti, dhe të cilët padyshim do të jenë në linjën e partë të frontit për menaxhimin me virusin korona.
Pa qëllim që të jemi 100 përqind të saktë në numra, bëmë grupim të të gjithë institucioneve të përmendëm më lartë, gjegjësisht sa është numri i të punësuarve në dispozicion.
SHËNDETËSIA ME RRETH 30.000 TË PUNËSUAR – MJEKË MES 6 DHE 7 – MIJË
Së pari, në linjën e parë të frontit natyrisht se janë të punësuarit në shëndetësi. Sipas të dhënave të Institutit për shëndet publik, në institucione shëndetësore në RMV (të dhënat janë për vitin 2017) ka të punësuar mbi 31 mijë persona, me çka mjek janë 6 deri në 7 mijë.
Prej këtij numri, 2469 janë mjek të përgjithshëm, ndërsa 3750 janë specialist. Ka edhe rreth 1800 stomatolog. Prej tyre, 202 janë anesteziolog, epidemiolog 42, specialit të sëmundjeve infektive 72, pulmolog janë 29 mjek.
Mes 13 dhe 14 mijë janë persona nga personeli i mesëm mjekësor, me arsim të lartë ose të mesëm.
Numrat duhet të merren pak me rezervë, jo vetëm se të dhënat janë të vitit 2017, por edhe se është e panjohur hyrja dhe dalja e mjekësve dhe personelit mjekësor të mesëm në gjithë shëndetësinë e RMV-së në 2-3 vitet e fundit.
MPB DHE ARM ME RRETH 20 MIJË TË PUNËSUAR
Sipas të dhënave që mund të merren prej Buxhetit të planifikuar për vitit 2020, të publikuar në faqen e Ministrisë së Financave, mbrojtjes, policisë dhe doganës kanë në dispozicion 20 mijë persona.
Numri i të punësuarve në MPB arrin shifrën 12.218 (numri më i madh janë polic në uniform dhe civil), në Agjencinë për siguri kombëtare punojnë 358 persona (të cilëve me vendimin e Qeverisë për gjendje të jashtëzakonshme do të mund të ju jepen edhe autorizime policore).
Numri i të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes, arrin 7833, me çka numri mi i madh rreth 7.000 janë nga Ushtria, gjegjësisht në uniform.
Numri i të punësuarve në Drejtorinë e Doganave është 1153 sipas burimit të njëjtë. Një pjesë e të punësuarve në doganë kanë autorizim policor dhe kanë të drejtë të mbajnë armë.
Kur flihet për këto numra, duhet të kihet parasysh se një pjesë e përfaqësuese të MPB dhe MM, përkatësisht Armatës, janë të vendosur në kufijtë dhe në vendkalime kufitare.
DMS dhe QMK ME AFRO 600 TË PUNËSUAR
Numri i të punësuarve në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim arrin 278. Pjesa më e madhe e këtyre janë pjesë e linjës së parë në luftën kundër virusit korona, para së gjithash në zonën e krizës në Dibër dhe qendrën Zhupa, ku në hyrje dhe në dalje të punkteve, por edhe brenda në komunë bëjnë dezinfektim, dekontaminim të veturave.
DMS është organ i pavarur i shteti i formuar në vitin 2005 me bashkimin e Mbrojtjes civile në MM dhe Inspektoratin për mbrojtje gjatë zjarrit në MPB dhe në radhët e saja ka sistem rezervë për aktivizimin e kuadrit njerëzor plotësues sipas nevojë.
Aktivisht në këtë krizë janë të përfshirë edhe të punësuarit nga Qendra për menaxhim me krizat. Aty në dispozicion kanë 285 persona.
Ekzistojnë edhe qindra të punësuar në më tepër inspektorate. Gjithsesi në në linjë e partë të frontit është Inspektorati Shtetëror për Sanitari, i cili sipas numrave të Buxhetit për vitit 2020, ka 69 të punësuar,
STUDENTËT E MJEKËSISË DHE VULLNETAR TË KRYQIT TË KUQ
Numrave të përmendur më lartë mund të ju shtohet edhe disa qindra student në vitet e fundit të fakultetit të mjekësisë, të cilët shteti në ndonjë mënyrë mund t’i kyç në sistemin shëndetësor, qindra vullnetar të Kryqit të Kuq.
Nuk kemi numra të saktë, përveç se në Kryqin e Kuq janë të anëtarësuar mbi 16 mijë anëtarë formal.
Numrat në këtë shkrim kanë të bëjnë me persona të cilët shteti mundet menjëherë t’i caktojë në aktivitet konkrete për menaxhim me virusin korona. Kur bëhet fjalë për Ushtrinë dhe Policinë, gjithsesi se kalkulohen edhe disa dhjetëra mijëra ushtar, oficer dhe policë që gjenden në përbërjen e rezervuar në këto dy institucione.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari