Në Klinikën Infektive janë shtruar 159 pacientë, ndërsa vendparkimet në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” janë përplot

Фото: Принтскрин видео

Në postim janë paraqitur fotografi nga kompleksi i klinikave “Nënë Tereza” të realizuara në 22 gusht, ditë jopune, e diel. Në to shihet se vendparkimi para ambullantës për pacientë me Kovid është i zbrazët. Por, mbi bazë të këtyre fotove nuk mund të nxirret përfundim se në Klinikat “Nënë Tereza” nuk ka pacientë. Në një ditë pune, siç u vërtetuam edhe vetë, situata është diametralisht e kundërt. Këtij postimi i mungon konteksti. Për fat të keq e vërteta është se në qendrën e kovidit në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ka shumë pacientë. Sipas Ministrit Filipçe, në 24 gusht, janë mbushur të gjitha kapacitetet e Klinikës infektive në Shkup, pra në të dhe në spitalin modular janë shtruar 159 pacientë me Kovid-19, raporton Vërtetmatësi.

Po recenzojmë një  postim shumë viral me mbi 1200 ndarje, në të cilin janë paraqitur fotografi të kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” dhe në të cilin pretendohet se ai është i zbrazët, pra se në të nuk ka pacientë me Kovid-19. Në postim janë paraqitur edhe fotografi të një hyrjeje të zbrazët, gjegjësisht foto nga rruga para hyrjes që të çon drejt klinikave. Ka edhe fotografi të ambullantës për pacientë me Kovid dhe të vendparkimit rreth spitalit modular, si dhe të vendparkimit tek Klinika e gjinekologjisë.

„Vërtetmatësi“ vizitoi Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në një ditë pune dhe i fotografoi po të njëjtat vendparkime dhe mjedise rreth spitaleve në 24 gusht të vitit 2021 në ora 8 e 15 minuta. Fotografitë tona të bëra në një ditë pune tregojnë një pasqyrë krejt ndryshe. Vendparkimet janë përplot, dhe që në orët e mëngjesit para hyrjes së Klinikave prisnin dhjetëra makina të cilat duhej t’i udhëzonte një polic. Përplot ishte edhe vendparkimi para spitalit modular në kuadër të Klinikës për sëmundjet infektive dhe gjendje febrile. Në vendparkimin pranë Klinikës së gjinekologjisë nuk kishte asnjë vend të zbrazët.

Në vazhdim mund t’i shihni fotot që në ditën dhe në kohën e lartpërmendur ekipi i „Vërtetmatësit“ i bëri në terren.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, për “Vërtetmatësin” tha se në 24 gusht, janë mbushur të gjitha kapacitetet e Klinikës infektive në Shkup, pra në të dhe në spitalin modular janë shtruar 159 pacientë me Kovid-19. Siç tha Filipçe, numër më të madh të pacientëve ka në qytetet ku numri i të vaksinuarve është më i vogël, por, për shembull në Ohër nuk ka presion për hospitalizime.  

Në postimin që po e recenzojmë thuhet se fotografitë janë bërë në 22 gusht, që është ditë jopune, e diel. Në një ditë pune, siç u vërtetuam edhe vetë, situata është diametralisht e kundërt.

Pra, tekstit i mungon konteksti. Fotografitë janë të vërteta, por janë bërë gjatë një fundjave. Mbi bazë të këtyre fotove nuk mund të nxirret përfundim se në Klinikat “Nënë Tereza” nuk ka pacientë.

Për fat të keq e vërteta është se në qendrën e kovidit në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ka shumë pacientë.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari