Në intervistën e Spasovskit nuk ka tregues për ndjekje dhe për përgjim të “Bojkotoj”

Oliver Spasovski. Foto: Ueb-faqja e MPB

 

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spaosovski në intervistën e mbrëmshme për MIA pranoi se MPB dhe shërbimet kompetente i ndjekin kundërshtuesit e referendumit. Ky është skandal në vetvete që prej MPB të ndiqen ato që nuk mendojnë njëjtë prej Shtabit të krizës kundër referendumit edhe pse pluralizmi është një prej vlerave themelore të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. 

Të urdhërohet observim policor që do të thotë ndjekje dhe përgjim vetëm për atë se populli maqedonas dhe një pjesë e madhe e qytetarëve nuk do të dalin dhe do të bojkotojnë referendumin me 30 shator, nuk ka bazë Kushtetuese dhe ligjore në Republikën e Maqedonisë…

[Burimi: TV 24  – Shtabi i krizës kundër referendumit .., data: 25.08.2018]

 

ARSYETIM:

Pretendimi i anëtarëve të Shtabit të krizës kundër referendumit, i cili udhëhiqet prej 28 bashkësive të qytetarëve dhe partive joparlamentar të cilat janë kundër votimit të qytetarëve për marrëveshjen në Nivicë mes Shkupit dhe Athinës, se Oliver Spasovksi si ministër i Punëve të Brendshme ka pranuar se i ndjek dhe i përgjon kundërshtarët e referendumit, është e pabazë, që do të thotë se nuk ka fakte se është e vërtetë. 

Shtabi i krizës me 25 gusht doli në opinion me reagime në intervistën e Spasovskit për MIA dhënë dy ditë para 23 gushtit, në të cilën shprehet se ministri ka pranuar se i ndjek kundërshtarët e referendumit dhe se një procedurë e atillë është kundër Kushteturës dhe joligjore. Në reagim kërkohet përgjegjësi për një procedurë të atillë,

MPB të njëjtën ditë doli edhe me demant publik, në të cilin thuhet se ministri Spasovski qartë shprehet se ai si gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë ndjek se çka ndodh në lidhje me referendumit gjegjësisht përkushtimit të strukturave politike në lidhje me referendumit, dhe mes tyre edhe platformën “bojkotiram”, të cilët kanë të drejtë legjitime të dalin me një qëndrim të atillë. Prej MPB, qëndrimi i Shtabit të krizës shtrembëruan të vërtetën dhe spekuluan.

“Vërtetmatësi”, lexoi intervistën dhe qëndrimet e mbajtura të Spasovskit. Atë të pretendon MPB në demant ka të bëj me fjalinë e parë të përgjigjes së Spasovskit duke ju përgjigjur pyetjes së ndikimit rus në Maqedoni mbi pjesë e strukturave politike në kontekstin e anëtarësimit në NATO, veçanërisht, ku Spasovski përgjigjet se ai “i ndjek ato gjendje ashtu si edhe çdo qytetarë në lidhje me referendumit, çështjen e përkushtimit të strukturave politike në referendum”. Kjo fjali me të vërtetë nuk tregon asgjë se pretendimi i Shtabit të krizës është i saktë.

Atë që MPB nuk përmend në këtë demant, është fjali e cila gjendet disa reshta më poshtë në korniza të të njëjtës përgjigje të Spasovskit. Ai thotë:

Platformën Bojkotiram e cila formohet në Republikën e Maqedonis, ne do ta ndjekim, shohim se kush janë ata njerëz. Dhe ato kanë të drejtë legjitime të dalim me këtë qëndrim. Megjithatë, bojkotimi nuk është qëndrim. 

Me siguri është kjo fjalia prej të cilës edhe reaguan prej Shtabit të krizës së oragnizatave dhe partive që janë kundër referendumit.

Duke pasur parasysh gjithë këtë kontekst të pyetjeve dhe përgjigjeve lidhur me këtë, më shumë duke se fjalia nuk është thënë në cilësinë e aktiviteteve të MPB, por të Spasovskit si përfaqësues dhe funksionar i partisë qeverisëse e cila udhëheq me qeverinë ekzekutive. Për më tepër në fund të fjalisë Spasovski mbanë qëndrim (politik), se “bojkotimi nuk është qëndrim”:

Përsëri, edhe nëse fjalët e Spasovskit janë dhënë në cilësinë e të parti të MPB – ne ndjekim (bojkotiram), shohim se kush janë ato – kjo përsëri nuk do të thotë se pretendimi i Shtabit të krizës është i vërtetë, gjegjësisht nuk bëhet fjalë për ndjekje (fizike) dhe përgjim. Fjala ndjekim, mund të thotë edhe observim të deklaratave, qëndrimeve, intervistave, fjalimeve të anëtarëve të Shtabit të krizave, gjë që hynë në punën e përditshme të departamenteve të specializuara të MPB-së dhe të çdo ministrie për Punë të Brendshme në çdo vend, kur bëhet analizë për gjendjen e sigurisë së shtetit.

Në bazë të asaj që u tha më larët, “Vërtetmatësi” nuk mund të pretendojë se në intervistën e Spasovskit ka dëshmi se anëtarët e Shtabit të krizës ndiqen dhe përgjohen për këtë shkak këtë pretendim e vlerësojmë si të pavërtetë. 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.