Në Australi nuk u bënë as „protesta të mëdha” e as „revolucion”

Фото: Принтскрин видео

Sipas Worldmeters, Australia ka një popullsi prej 25.836.750 banorë. Në të katër qytetet së bashku, ku pati protesta, sipas të dhënave të policisë, në protesta kanë dalur 10.500 qytetarë. Numri më i madh i qytetarëve – rreth 4.000 – dolën në protestat në Melburn, një qytet me 4,2 milionë banorë. Në qytetin më të madh të vendit, Sidnei, i cili ka një popullsi prej 4,6 milionë banorë, protestuan 3.500 njerëz, 2.000 në Brisbane dhe 1.000 në Perth. Pra, protestat nuk ishin të mëdha, siç thuhet në postim. Gjithashtu, pretendimi se „ka filluar një revolucion” është larg realitetit, sepse në protestë nuk u bënë kërkesa politike dhe nuk u kërkua ndryshim i qeverisë. Protestuesit brohorisnin „liri” për të kërkuar përfundimin e karantinës dhe masave kufizuese, shkruan Vërtetmatës.

Në një postim në Facebook  është ndarë një video nga protestat në Australi, me një përshkrim të shkurtër:

Protesta të mëdha anti-kovid në Australi. Populli ka dalë masovikisht në rrugë ndërsa policia po i zbraps me topa uji dhe plumba gome.

Përfundimisht ka filluar revolucion në mbarë botën për gjithë këtë gënjeshtrën në lidhje me Kovid-19.

E para, postimi, që është shumë viral – deri më tani (24 gusht 2021) ka 9.700 shikime, 3.900 ndarje dhe 860 komente – pretendon se qytetarët kanë filluar një revolucion kundër „gjithë gënjeshtrës në lidhje me Kovid -19″. Por njerëzit që protestojnë në Australi kanë protestuar kundër bllokimit dhe karantinimit, i cili tashmë për më shumë se dy muaj është në fuqi në një pjesë të qytetit më të madh të Australisë, Sidneit. Mediat botërore përcjellin deklarata të Qeverisë australiane, e cila vlerëson se qëndrimi në shtëpi dhe vaksinimi janë masa që japin rezultate. Australia, gjatë periudhës së pandemisë, ka regjistruar 43.000 raste me Kovid-19 dhe 978 vdekje.

Së dyti, për të thënë se bëhet fjalë për protesta të mëdha, duhet të merret parasysh madhësia e vendit dhe qyteteve ku protestohet.

Sipas Worldmeters, Australia ka një popullsi prej 25.836.750 banorë. Në të katër qytetet së bashku, ku pati protesta, sipas të dhënave të policisë, në protesta kanë dalur 10.500 qytetarë. Numri më i madh i qytetarëve – rreth 4.000 – dolën në protestat në Melburn, një qytet me 4,2 milionë banorë. Në qytetin më të madh të vendit, Sidnei, i cili ka një popullsi prej 4,6 milionë banorësh, protestuan 3.500 njerëz, 2.000 në Brisbane dhe 1.000 në Perth.

The Guardian, në raportin mbi protestat përcjell një deklaratë të Ministrit të punëve të brendshme të Uerllsit të Ri Jugor, David Elliott, ku thotë se ata po synojnë identifikimin e secilit nga 3.500 protestuesit” në Sidnei.

Dhe e treta – pretendimi se „ka filluar një revolucion” është larg realitetit, sepse në protestë nuk u bënë kërkesa politike dhe nuk u kërkua ndryshim i qeverisë. Protestuesit brohorisnin „liri” për të kërkuar përfundimin e karantinës dhe masave kufizuese.

Sipas raportit mediatik, anketa e realizuar nga agjencia për hulumtimin e tregut „Utting Research” nxorri në pah se vetëm 7 përqind e australianëve i mbështesin protestat e dhunshme (anketë e realizuar në fund të korrikut).

Që nga fillimi i pandemisë, Australia ka aplikuar masa të rrepta dhe kufizuese, të cilat sipas vlerësimeve, janë çelësi i suksesit në luftën kundër koronavirusit dhe numrit të ulët të të sëmurëve. Sidoqoftë, një sfidë e madhe është vala e katërt e infeksionit, e cila kah mesi i qershorit filloi në Sidnei.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.