Mundësia e katërt për sigurimin e radarëve në Liqenin e Ohrit
PROJEKT: MONITORIMI PJESËMARRËSIT NË LUNDRIM
Për shkak të bregut relativisht të gjatë të Liqenit të Ohrit dhe ekzistimit të shumë pikave prej të cilave është e mundur për lëshimin e anijeve në ujë, është ulur mundësia për kontroll të portit ndaj të gjithë pjesëmarrësve në komunikacioni ujorë, njëkohësisht edhe kalime ilegale të anijeve të huaja në territorin ujorë të Maqedonisë
Në atë drejtim, janë paraparë instalimi i dy radarëve të ekspozuar në dy pika mbi liqenin me qëllim të incizimit të të gjithë hapësirës dhe shikim mbi të gjithë pjesëmarrësit, përqendrimin e tyre dhe drejtimin e anijeve. Njëri radar do të vendoset në gjysmë ishullin Gorica, ndërsa tjetri në gjysmë ishullin te Gradishte, përderisa monitorët do të vendosen në hapësirë speciale të portit – Ohër. (Buxheti: vlera e përllogaritur 1.200.000 denarë, AFATI: vitet 2015-2016)
ARSYETIM
Në faqen 81 të programit zgjedhor “E vërtetuar – Projekte të vërtetuar që realizohen”, me të cilin VMRO-DPMNE-ja kërkoi besimin e qytetarit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2014, partia qeverisëse premtoi se do të krijoj një sistem sigurie për monitorim të anijeve në Liqenin e Ohrit me dy radar. Sipas kërkimeve që janë bërë, ky premtim vlerësohet si pjesërisht i realizuar. Lajmërimi i parë për vendosjen e radarëve për përndjekje të anijeve në Liqenin e Ohrit te i cili erdhëm, daton prej mandati paraprak të VMRO DPMNE-së dhe koalicionit të saj. Më saktë, me 10 qershor të vitit 2014, Vanço Kargov, drejtori i atëhershëm në doganën e Republikës së Maqedonisë, gjatë nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunime mes udhheqësve së doganës me portin e bregut – Ohër, lajmëron sigurimin e radarëve dhe kamerave për incizim në largësi prej 10 kilometrash, për përndjekjen e linjave kufitare të Liqenit të Ohrit, Prespës dhe Dojranit, duke thënë se mund të blihen në atë vit (2014). Por, prej asaj nuk doli asgjë. Puna e radhës, e shikuar në mënyrë kronologjike, është premtimi prej programit E vërtetuar të VMRO DPMNE-së dhe koalicioni, e cila është cituar më lartë. Në mars të vitit 2015 Goran Ustijanoski, udhëheqës i portit në RM, në një deklaratë për Kanal 5, lajmëron se Liqeni i Ohrit për sezonin veror do të vendos shenja dhe sinjale në bregun e liqenit. Ai shton,se do të vendosen dy radar – një në kalanë e Samoelit, ndërsa tjetrin në Gradishte.
Ato do të shërbejnë për mbikqyrje të pikave kur do të bëhet gjurmimi , mos dhashtë Zotitë personave të humbur apo për veprime të tjera me interes për inspektorët e portit (Justiniani)
Në korrik (2015) u realizua ajo çka u premtua për sa i përket vendosjes së sinjaleve por nuk ka lajm për vendosjen e radarëve. Në fillim të tetorit të vitit të kaluar pamë se Ministria për transport dhe lidhje hap konkurs për pajisje me radar për Liqenin e Ohrit, i cili zgjati deri me 14 tetor. Kjo është hera e parë e përmendjes se radarëve si pajisje e porositur për atë projekt. Përndryshe, konkursi ka dalë me 23 shtator 2015, me vlerë prej 1.516.949 denarë. Me 15 tetor atë vit, përsëri është prishur porosia, sepse nuk është shfaqur asnjë furnizues. me 18 nëntor të vitit të kaluar është nxjerr konkurs i ri, me vlerë të njëjtë si më parë. Por në 12 dhjetor të atij vitit, porosia është kthyer sepse nuk është dhënë asnjë ofertë e pranueshme, me 24 shkurt të këtij viti, Ministri për transport dhe lidhje përsëri ka shpallur konkurs për radarët, por me vlerë më të ulët nga dy herët tjera, gjegjësisht këtë herë vlera ka qenë 1.312.712 denarë. Me 7 korrik 2016 është prishur akti, sepse nuk është parashtruar asnjë ofertë e arsyeshme. Me 11 korrik përsëri konkurs për porosi të radarëve, me afat për konkurrim deri me 3 gusht të këtij viti, dhe sipas tij, kriter kryesor për përzgjedhje është çmimi më i ulët. Në këtë konkurs, edhe pse është paraparë që punët të fillojnë me 15 shtator, dhe të përfundojnë me 15 shtator të vitit të ardhshëm, gjë që përsëri, do të thotë kalim të afatit të dhënë në programin “E vërtetuar” të VMRO DPMNE-së, gjegjësisht më së shumit deri në fund të vitit 2016. Me faktin që është në rrjedhë konkursi i katër për sigurimin e radarëve, sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, ky premtim vlerësohet si pjesërisht i realizuar.
BURIMET:
- (2014) Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ „Проверено – Проекти кои што докажано се остваруваат“ – Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ 2014-2016 (стр. 81) [Пристапено: 18.07.2016]
- (10.01.2014) Денар – Се интензивира соработката на Царината со Капетанијата на пристаништата и Инспекторатот за транспорт [Пристапено: 18.07.2016]
- (10.03. 2015) Канал 5 – Ќе се поставуваат радари на Охридското езеро [Пристапено: 18.07.2016]
- (28.07.2015) Сител – Се подобрува безбедноста на Охридското езеро со поставување знаци и бови [Пристапено: 18.07.2016]
- (02.10.2015) Ohrid News – Пловидбата на Охридското Езеро ќе се набљудува со радари [Пристапено: 18.07.2016]
- (23.09.2015) Електронски систем за јавни набавки – Оглас 115/2015 [Пристапено: 18.07.2016]
- (15.10.2015) Електронски систем за јавни набавки – Поништување на оглас 115/2015 [Пристапено: 18.07.2016]
- (18.11.2015) Електронски систем за јавни набавки – Оглас 136/2015 [Пристапено: 18.07.2016]
- (12.12.2015) Електронски систем за јавни набавки – Поништување на оглас 136/2015 [Пристапено: 18.07.2016]
- (24.02.2016) Електронски систем за јавни набавки – Оглас 25/2016 [Пристапено: 18.07.2016]
- (07.07.2016) Електронски систем за јавни набавки – Поништување на оглас 25/2015 [Пристапено: 18.07.2016]
- (11.07.2016) Електронски систем за јавни набавки – Оглас 83/2016 [Пристапено: 18.07.2016]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari