Mjekët dhe specializantët në Ohër nuk janë përdorur për PR të Filipçes

 

Shkruan: Sonja Rillkovska

Po recenzojmë një lajm të publikuar në portalin Ohrid24, më datë 5 korrik, me titull: „ (FOTO) Mjekët dhe specializantët nga institucionet shëndetësore në Ohër të manipuluar dhe të shfrytëzuar për PR të Venko Filipçes dhe pushtetit të LSDM-së?“.

Duke filluar që nga titulli, që edhe pse është shkruar në formë të pyetjes, hidhen akuza mbi ministrin e shëndetësisë se i ka keqpërdorur specializantët nga institucionet shëndetësore në Ohër, që morën pjesë në një tribunë ku temë ishte shëndetësia. Në titull njëkohësisht theksohet edhe fotografia, me qëllim që të nënçmohen mjekët e rinj që janë në fotografi si të shfrytëzuar për PR të pushtetit.

Në paragrafin e parë autori i panjohur shkruan:

Eventi i sotëm që u mbajt në skenën verore të Sarajit të poshtëm në Ohër, e në të cilin mori pjesë ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, i konfirmoi dyshimet e mjekëve dhe specializantëve nga spitali i përgjithshëm në Ohër, të cilët siç njoftuam dje me mesazh në grupin Viber janë ftuar të marrin pjesë në takim, se bëhet fjalë për një event me karakter partiak.

Тeksti është i „mbështetur“ me screenshot të një mesazhi autori i së cilit është fshirë dhe në të cilin nuk ka asgjë politike, përveç se një ftesë drejtuar mjekëve të rinj për takim me ministrin Filipçe për të diskutuar për specializimet.

Në tekst gazetari në mënyrë joprofesionale komenton, por edhe hedh akuza mbi pushtetin për keqpërdorim të specializantëve të rinj për qëllime politike. Teksti më shumë ngjason si një tifozeri gazetareske.

Nga ana tjetër, ministri Filipçe informoi se ka pasur takim me mjekët e rinj për t’i dëgjuar propozimet e tyre:

Në Ohër kishim një diskutim të shkëlqyer me punonjës shëndetësor të rinj. I dëgjova propozimet dhe mesazhet e tyre – që bashkërisht ta avancojmë sistemin shëndetësor. Ata janë të inkuadruar në mënyrë aktive në krijimin e politikave shëndetësore, sepse vetëm të rinjtë e dinë se çfarë është më mirë për ato. Bëmë që të ndjehen të vlerësuar dhe të motivuar, shkroi në profilin e tij në Facebook ministri Filipçe.

Gazetarët duhet të bëjnë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit, thuhet në nenin 13 të Коdit etik të gazetarëve.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .