Mickoski spinon: Votoni për VMRO-DPMNE-në dhe do t`ju tregojmë se kush i ndihmoi Gruevskit të ikë

Mickoski ka për qëllim krijimin e përshtypjes te opinioni se ai e di! Por për të folur, duhet të vijë në Qeveri. Sepse vetëm atëherë do të hapen hetim dhe me mburrje do të tregojnë se kush i ka ndihmuar, duke lënë hapësirë te opinioni se ndoshta do të verifikojnë spekulimet e ikjes së Gruevskit janë pjesë e marrëveshjes së elitave politike

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Hristijan Mickoski në një intervistë tha disa pretendime të cilat njihen si shtrembërime të së vërtetës, gjegjësisht spin: 

Spin: (Kur do të krijojmë qeveri)  me mburrje do të shpallim se kush i ka ndihmuar të ikë atje (Në Budapest). Do të hapim hetim dhe do të informojmë se kush i ka ndihmuar. 

[Burimi: Alsat-M/Magazina ekonomike/intervistë me Mickoskin (prej minutës 49.50 deri në minutën 50.40), data: 15.01.2020]

 

Kundërspin: Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një intervistë televizive duke përdorur një teknikë manipuluese e cila bie në kategorinë e spinit, me qëllim që të ndikojë mbi opinionin për marrëdhënien e partisë së tij dhe në qeverinë e tij të ardhshme ekzekutive dhe legjislative për një çështje të ndjeshme – arratisjen e ish kryeministrit dhe akoma kryetar nderi i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski 

Pyetjes së drejtpërdrejtë nëse vinë në qeveri me mburrje do të mirëpresin Gruevskin nga Budapesti, Mickoski pretendon se me mburrje do të shpallin se kush i ka ndihmuar që të arratiset. Pas përshtypjes se e kërcënon opinionin- votoni për ne që të ju them se kush i ka ndihmuar që të arratiset – Mickoski u përgjigj pak, dhe ju kthye sferës së shtetit ligjor, duke sqaruar se (qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së), do të hap hetim dhe do të sqarojë të gjithë çështjet e ndjeshme, me çka informojnë opinionin “për zbulimin e personit i cili i ndihmoi” Gruevskit që të arratiset.

Spini qëndron në shtrembërimin e të vërtetës, e cila është edhe më e ndërlikuar. Së pari, Mickoski niset prej faktit të njohur e Gruevski nuk ka mundur të arratiset vet. Deri më tani kjo në opinion është sqaruar, siç është vërtetuar nga liderët e huaj se rrugë nga Maqedoni deri në Hungari, përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë, drejtpërdrejtë i kanë ndihmuar persona nga Hungaria, me shumë mundësi kundërzbuluesit e atij vendi. Ajo çka nuk është e njohur, është nëse i ka ndihmuar në përgatitjen për disa orë prej kur Gruevski i iku sigurimit (që sipas Oliver Spasovski ka qenë “personal dhe sipas nevojës“), me arsyetimin se gjatë kohës së fundjavës nuk do të kishte nevojë për shërbimin e tyre. 

Më pas Mickoski vjen te fakti se hetimi i deritanishëm i cili është akoma i hapur, nuk gjeti të meta te personat dhe institucionet që nuk marrin përgjegjësisë penale (komunikata e fundit e prokurorisë), si dhe të krijimit të përshtypjes se në opinion ekzistojnë një numër i madh i spekulimeve se arratisja është realizuar me marrëveshje të disa personave të qeverisë ekzekutive të LSDM-së.

Duke përzier këtu dy faktet e fundit, Mickoski shtrembëron të vërtetën dhe spinon: Kur do të vim në qeveri me mburrje do të publikojmë se kush i ka ndihmuar Gruevski-t të arratiset në Budapest, dhe këtë do ta bëjmë kur do të hapim hetim.

Spinimi është i qartë, sepse Mickoski ka për qëllim që të krijojë përshtypjen te opinioni se ai e din! Por, për të treguar duhet të vijë në qeveri. Sepse vetëm atëherë do të hapen hetim dhe e mburrje do të thonë se kush i ka ndihmuar, duke lënë vend se ndoshta do të vërtetojnë spekulimet se ikja e Gruevski-t ka qenë pjesë e marrëveshjes së elitave politike.

Mickoski, përveç se nuk ka fakte të sakta të cilat i fshehë nga hetimi i deritanishëm, nuk mund “me mburrje” të publikojë se kush i ka ndihmuar të arratiset. Kjo do të varet prej verifikimit të fakteve në hetim. Hetimi akoma është i hapur. Të supozojmë se nëse vijnë në qeveri dhe arrijnë me personat e sapoemëruar në prokurorit të “shtyrë” hetimin akoma të hapur, Mickoski përsëri nuk do të mund me siguri të dijë nëse ai hetim do të jep frute dhe me mburrje të zbulojë se kush i ka ndihmuar të arratiset.

Me fjalë të tjera, (përsëri, me kusht që të mos i di faktet të cilat i fsheh nga hetimi i deritanishëm), Mickoski manipulon, gjegjësisht spinon, me qëllim q të bind opinioni se VMRO-DPMNE do të zbulojë se kush i ka ndihmuar Gruevksi-t të arratiset, por që kjo të ndodh, votuesit do të duhet që qeverinë e ardhshme t’ia besojë partisë së tij! Përkrah kësaj, ai spinon se duhet shërbej edhe për krijimin e perceptimit se VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski tashmë tërësisht distancohet nga Nikolla Gruevski si person, dhe me këtë edhe nga “pamja”, “gruevizmi”, të cilët si terme morën vendin e merituar në fjalorin e kësaj gjenerate.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.