Mickoski ndryshoi qëndrimin për lëndët e PSP-së – tani nuk dëshiron që ato të përfundojnë në PP

Foto: VMRO-DPMNE, ueb

 

 

Lideri i partisë kryesore opozitare, Hristikan Mickoski, duke ju drejtuar bashkëpartiakëve të tij mbajti qëndrimin të cilin e vlerësojmë si jokonsekuent:

…Këto ditë shohim skenare aktive dhe investim të madh të energjisë për fshehje të fakteve për qeveri të kriminalizuar. 

Kemi qenë të habitur për pasionin për punë të Katica Janevsë, kohë pas kohe duke parë edhe shkresat me të cilat ajo urdhëron që rastet të dorëzohen te Prokurorja Ruskoska. Me fjalë të tjera, të ruhen në vende më të sigurt që më tej të mund të përdoren si shtypje politike ndaj opozitës. Që do të thotë, prej njërës arkë të sigurisë së LSDM-së në arkën tjetër të sigurisë, po ashtu të LSDM-së. Të shkretët mendojnë se ashtu mund të na frikësojnë. Por edhe për këtë gënjehen…

[BURIMI: VMRO-DPMNE/ueb/fjalimi i MIckoski – data: 05.09.2019]

 

ARSYETIM:

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, me rastin e pavarësisë së shteti ju drejtua bashkëpartiakëve të tij duke shprehu mospajtueshmëri me mundësinë për bartje të të gjithë lëndëve nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) në Prokurorinë Publike (PP), aktualitet i imponuar edhe me shkresën me paraburgim të prokurores së deritanishme speciale Katica Janeva, dhe me boshllëkun ligjor i cili mund të krijohet pas 15 shtatorit, por edhe në herët, nëse Janeva shkarkohet nga Kuvendi dhe nga Këshilli i Prokurorëve Publik.

Mickoski në qëndrimin e tij të fundit pretendon se edhe transferimi në letër edhe eventual për të cilin, në momentin kur është shkruar ky tekst, që me siguri mund të ndodh, bëhet me motivin lëndët të ruhet më sigurt që të mund me to të ushtrohet presion politik mbi opozitën. 

Ky qëndrim i liderit të partisë opozitare është i çuditshëm dhe jokonsekuent për shkak të zotimit të deritanishëm të VMRO-DPMNE-së muajt e fundit, për aq sa po zhvillohen negociata me qeverinë për ligjin e ri për Prokurori Publike. Ato zotime të VMRO-DPMNE-së shkuan pikërisht në drejtim që lëndët e PSP-së t’i dorëzohen PP-së, prokurorët të kthehen në prokurori amë, dhe më pas PP të vendos se cila prokurori do të vazhdojë të ngrejë akuza sipas të cilave po zhvillohet procedura para Gjykatës Penale në Shkup.   

Ja çka deklaroi Mickoski me 24 qershor në një intervistë të shkurtët për TV Sitell: 

Tani arrijmë te ajo që është e pranueshme dhe që do të jetë pjesë e propozimit tonë: Të gjithë lëndët të cilët praktikisht janë ngritur në nivel të akuzës deri me 30 qershor të vitit 2017 – ky është afati ligjor kur akuzuesi i autorizuar i PSP i ka ngritur – t’i merr prokuror publik shtetëror, dhe jo prokurori i cili duhet të udhëheq me prokurorinë e re për krim të organizuar dhe korrupsion, por prokurori shtetëror t’i merr në fazë në të cilën janë dhe në pajtim me propozimet e ekspertëve – ja shihni rastin e profesorit Kallajxhiev – ato procese t’i ndajë në prokuroritë ku përkasin…

Këtë qëndrim të Mickoskit e vlerësojmë si spin, sepse është e qartë se me një procedurë e tillë, të cilën ai e justifikonte se ka pasur peshë ligjore-procedurale dhe argumentim, lëndët do të zvarriteshin. Më saktë, sipas LPP çdo prokuror i emëruar ose prokurore në pajtim me procedurën kërkon sqarime nga palët në proces gjyqësor për atë nëse është e pranueshme të vazhdohet ose jo me veprimtaritë procedurale në seancë ose të fillohet prej fillimi. Shtesë, në nenin 371 dhe 372 nga Ligji për prokurori penale thuhet se nëse seanca dëgjimore është ndërprerë 90 ditë, duhet të paraqiten prej fillimi fakte, ose seanca dëgjimore pas ndërprerjes duhet të vazhdojë para të njëjtit gjykatës i cili deri më tani e ka udhëhequr çështjen, etj.

Të gjithë këto janë arsye për shkak të të cilave mund të arrihet deri në ngërç të procedurave të cilat po zhvillohet në gjykata dhe vjetrim të veprave penale, edhe pse në vet nenet që i cituam dhe në të tjetër ka mekanizma mbrojtës të cilët mund t’i zbatojë gjykatësi i cili i dëgjon palët në procedurë.

Por, ky është një problem tjetër me të cilin prej fillimi duhet të përballet qeveria dhe opozita. Është fakt se Mickoski ndryshoi qëndrimin e mbajtur në qershor dhe se tani në mënyrë jo të drejtpërdrejtë është kundër kalimit të lëndëve në PP e RMV-së, duke vlerësuar se bëhet fjalë për “Prokurorinë Ruskovska” dhe “kasafortën e LSDM-së”.

Për këtë shkak, deklaratën e Mickoskit në daljen e tij në lidhje me mundësinë e kalimit të lëndëve të PSP-së, e vlerësojmë si jokonsekuente.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Тео Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.