Mickoski habitet se ka mungesë të resurseve për gjendjen e krizës, edhe pse partia e tij për 10 vjet i shkurtoi
Duke kërkuar që të shpallet gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë Covid-19 para se ajo zyrtarisht të shpallet, edhe pse me ditë insistoi një gjë të tillë, lideri i partisë së VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në konferencë për shtyp me 18 mars (2020) dha deklaratë të cilën e vlerësojmë si gjysmë të vërtetë.
… Mbrëmë me pranim publik të presidentit Pendarovski kuptuam një informacion dekurajues, se ekziston dyshim për zbatimin e gjendjes së krizës sepse ka mungesë të resurseve shtetërore që me cilësi dhe efikasitet të mbulohet i gjithë shteti, gjë që është skandal i madh në veçanti nëse kriza thellohet, gjë për të cilën dëshmojnë fakte serioze, por në këtë momente, nuk ka dobi për të drejtuar gishtin, por kjo është një temë e veçantë për të cilën folën dhe do t’i kthehemi pasi të përfundojë gjendja me pandeminë nga virusi korona, tha Mickoski
[Burimi: Kurir – data: 18.03.2020]
ARSYETIM:
Kjo deklaratë e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski-t është pjesërisht e vërtetë.
I saktë është parafrazimi i presidentit Stevo Pendarovski se “ka mungesë të resurseve që me cilësi dhe efikasitet të mbulohet i gjithë shteti”, por kryesisht problematik është pjesa ku Mickoski pretendon se “mbrëmë me pranim publik të presidentit Pendarovski kuptuan një informacion dekurajues”.
Më saktë, Mickoski ka mundur mbrëmë ta kuptoi këtë informacion dekurajues vetëm nëse ka qenë i izoluar prej të gjithë informacioneve në periudhën kur ka qeverisur partia e tij, në veçanti pas vitit 2008.
Në deklaratën e vet, duke folur për kontrollin e lëvizjes së gjendjes së krizës, Pendarovski thotë se:
Me angazhim të plotë të përbërjes së ushtrisë, me angazhim të plotë policisë dhe të punëtorëve të kualifikuar shëndetësor, ne këtë nuk mund ta bëjmë në të gjithë territorin.
Por, Mickoski nuk mund të mos di se si dhe përse është e tilla gjendja me fuqinë e sigurisë, në veçanti me gjendjen e ushtrisë, sepse partia e tij përderisa ishte në qeveri gjatë gjithë dekadës zvogëloi buxhetin për mbrojtje.
Financim i pamjaftueshëm në dekadën e fundit rezultoi me ndikim kumulativ negativ rreth aftësive dhe kapaciteteve të ARM-së. Financimi në periudhën e kaluar mezi se ka mjaftuar që të mirëmbajmë mjetet që i disponojmë, por jo edhe për tu pajisur dhe modernizuar në pajtim të planifikuar. Gjendja momentale në ARM është një reflektim i investimeve të pamjaftueshme në mbrojtje për kohë më të gjatë kohore, thuhet në Rishikimin strategjik të mbrojtjes, dokument për vlerësim të gjendjes dhe projektim për zhvillimin e mbrojtjes, i cili u miratuar në qershor të vitit 2018. (për të cilën Meta shkroi në Shtator të vitit 2018).
Përkrah kësaj, nuk punësohen ushtarë të ri profesional, ndërsa gjatë gjithë dekadës nuk ka pasur kurs për nënoficerët.
Për shkak të shkurtimeve të vazhdueshme të buxhetit prej vitit 2008 deri në vitin 2017, ARM për pesëmbëdhjetë nuk ka mundur që arrijë numrin prej 8.167 ushtarë, të projektuar që në Rishikimin strategjik të mbrojtjes në vitin 2004. Ushtria deri më sot arriti deri te numri 6.800 ushtarë, i cili është në projektimin e ri të Rishikimit strategjik të mbrojtjes (RSM) të vitit 2018. (publikoi Meta në vitin 2019).
Buxheti për mbrojtje po rritet, ndërsa ushtria zvogëlohet, por do të duhet kohë që të kompensohet buxheti i gjysmëplotësuar.
Mickoski do të duhej të ishte i njoftuar edhe për gjendjen e policisë. Që në vitin 2016, deputeti i atëhershëm dhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, paralajmëronte për përgjysmimet në polici:
Bëhet fjalë për partizim të plotë të policisë, proces të cilin garnitura politike qeverisëse e zbaton në vazhdimësi. Trajanov thotë se në vitet e fundit, rreth 3.000 nëpunës policor, duke shfrytëzuar kushtet e reja për pensionim, kanë lëshuar ministrinë, ndërsa tani në vend të tyre janë punësuar kuadro. selektimi i të cilëve shkon sipas çelsit partiak.
Edhe në MPB kompensohet mungesa e kuadrit të dhjetë viteve të kaluara. Sipas raporteve të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë për numrin e të punësuarve në sektorin publik, në periudhën prej vitit 2015 deri në vitin 2018, numri i të punësuarve është rritur për 1.120 persona.
Edhe edhe më tepër ilustrimeve për gjenezën e gjendjes, por edhe këto janë të mjaftueshme për këtë deklaratë pjesërisht të vërtetë të Mickoskit që të shihet elementet e spinimit. Në këtë konteskt, habit ajo që Mickoski, duke folur për arsyet për të cilat shteti sot ka kapacitet e kufizuar që të menaxhohet gjendja e krizës, habitet prej gjendjes të cilat i nxit pikërisht partia e tij (VMRO-DPMNE) kur ishe në qeveri.
BURIME:
- Курир (18.03.2020): Пендаровски откри голем скандал- дека државата нема ресурси за кризна состојба, (Пристапено на: 18.03.2020)
- МКД (17.03.2020): Пендаровски: Немаме ресурси да покриеме кризна состојба на цела територија, (Пристапено на: 18.03.2020)
- МЕТА (16.09.2018): АРМ по пет години ќе го достигне буџетот што го имаше од пред десет години (инфографик) , (Пристапено на: 18.03.2020)
- МЕТА (20.06.2019): Војската ќе се подмладува со по 250 нови војници годишно, (Пристапено на: 18.03.2020)
- МЕТА (21.06.2019): Годинава првпат по десет години курс за подофицери во АРМ, (Пристапено на: 18.03.2020)
- МЕТА (23.11.2018): Шекеринска: Втора година по ред буџетот за одбраната расте, 135 милиони евра за 2019, (Пристапено на: 18.03.2020)
- МЕТА (30.10.2018): И со зголемен буџет, на АРМ ќе и треба најмалку една деценија да се доопреми, (Пристапено на: 18.03.2020)
- МЕТА (15.07.2016): МВР со новите 600 полицајци продолжува со партизација на полицијата, сметаат експертите, (Пристапено на: 18.03.2020)
- МИОА Годишен извештај за податоците од регистарот на вработените во јавниот сектор за 2015 и 2018 година, (Пристапено на: 18.03.2020)
Vlerësoi: Igor K. Ilievski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari