Mediumet frikësojnë Grekët me një video të vjetër të migrantëve të cilët u futën në Maqedoni në vitin 2015

Në suaza të programit për luftën kundër dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme, të cilat në Ballkan shumë shpejtë kalojnë kufijtë dhe përvetësohen nga mediumet e shtetit tjetër edhe në gjuhë tjetër, “Meta.mk” rregullisht transmeton se çka ka të re te shërbimet fqinje për verifikimin e fakteve dhe luftës kundër dezinformazave në rajon, gjegjësisht nga shërbimi Kroat në veri, deri në Greqi në jug.

Greqia momentalisht është vendi më i prekur nga fluksi i migrantëve, disa portale plasuan dezinformata të cilat drejtpërdrejtë stimulojnë ose rrisin frikën te lexuesit. Shërbimi grek për verifikimin e fakteve Ellinika Hoaxes zbuloi një rast të tillë, kur një video e vitit 2015 shihet se si migrantët hyjnë nga Greqia në Maqedoni është lëshuar nga televizioni grek “Alfa” si incizim i gjendjes momentale të kufirit greko-turk në lumin Evros (Marica).

Videoja është emetuar, ndërsa spikeri ka komentuar se personat me uniform janë policë grekë ose pjesëtar të Fronteks.

– Nuk mund të bëjnë asgjë…? Fëmijët janë ngado përgjatë lumit Evros…shkojnë gjithkund. Nuk ndalojnë masën. I lëshojnë të gjithë. Ikin. Gardhi po bie…Fund…Nëse këto supozohen të jenë kufitarët, atëherë unë kam rënë nga Marsi! – komenton spikeri.

Por, videoja të cilën e shfaqin është bërë në vitin 2015 në Gjevgjeli, kur policët maqedonas tentonin, por nuk arritën të ndalin migrantët që të mos hyjnë në territorin e Maqedonisë.

Videoja është incizuar nga seleo.gr“, shkruan Ellinika Hoaxes.

Shërbimi për luftën kundër dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme zbuloi edhe raste të tjera, po thuajse identike, rasti – videoja e incizuar me 3 prill të viti 2016 në ishullin Ios, në disa faqe, faqe të Facebook-ut dhe bllogjeve si incizim i përplasjeve të policëve vendas të Ios me 24 shkurt të këtij viti. Edhe në rastin që ndodhi në shkurt të këtij viti edhe në atë të vitit 2016 bëhet fjalë për përplasje në mes banorëve lokal me policinë, gjatë protestave kundër migrantëve.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.