Me titull të vjetër para 3 vitesh “Informer” shpërndan urrejtje në Facebook

Foto: Printscreen

 

Një foto në kopertinën e vjetër të “Informer” -it serb – e realizuar tre vjet më parë, u postua në rrjetin social “Facebook” sikur të ishte informacion aktual. Në postimin e publikuar më 23 gusht nuk tregojnë fare se, në fakt, bëhet fjalë për një tekst në kopertinën e këtij tabloidi të të njëjtës ditë – 23 gusht, por të vitit 2017.

Në fakt, këtu ka një manipulim të qëllimshëm – nxirret një tekst i ndenjur me një titull mjaft provokues, data e origjinalit fshihet dhe vendoset një njoftim nxitës. Dhe, sigurisht, është e pavërtetë. Siç dihet shumë mirë, në këto 3 vjet, pasi u botua kjo faqe e parë e “Informer”, askush nuk e vrau Zaevin dhe nuk ka luftuar kundër Serbisë.

Është e qartë se kjo është bërë me qëllim për të provokuar reagime të forta nga përdoruesit e rrjeteve sociale, për të mbjellë frikë dhe për të përhapur gjuhën e urrejtjes. Kjo mund të shihet nga komentet në foto, të cilat shpehin padurim dhe urrejtje ndaj liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Praktikisht është shqetësuese fakti se në komente ka thirrje për vrasje:

Do të shpëtojmë nëse të vrasin

 Duhet që tani, nuk e di ç’presin

Dhashtë Zoti ta vrasin sa më parë!

AMIN, ÇKA PRITET???

Unë jam për të të vrarë menjëherë 

Nuk e di ç’kanë pritur deri më tani 

 DHASHTË ZOTI TË TË VRASIN 

 DHASHTË Zoti!!! le të na shpëtojnë prej fanatikëve!

Фото: Принтскин од фотографијата и дел од коментарите на Фејсбук

Gjithashtu në mesin e komenteve ka nga ata që përhapin intolerancë ndaj shqiptarëve:

Me një popull të tillë “shqiptarët” një ditë do të shkelin të gjithë maqedonasit ortodoks

Përveç provokimit të komenteve “helmuese” me thirrje për dhunë, ky post manipulues ka shumë shpërndarje – në kohën e shkrimit, teksti është shpërndarë 109 herë.

Ndërsa sa i përket vetë tekstit: “VETËM NË INFORMER! Pse Shkupi po godet Beogradin! ZAEV: SHQIPTARËT DO TË MË VRASIN NËSE NUK HY NË LUFTË ME SERBINË!” (SAMO U INFORMERU Zašto! Skoplje Udara na Beograd Zaev:! ŠIPTARI CE ME UBITI AKO NE ZARATIM SA Srbijom), kryeredaktori revistës javore NIN, Milani Çulibrk edhe atëherë e kategorizoi si një shembull për një fushate mediatike kundër Maqedonisë.

Në fakt, nuk është hera e parë që “Informer” del me tituj kaq tendenciozë dhe që nxisin urrejtje. Përkundrazi, është një praktikë e zakonshme me artikuj të botuar në këtë medium (shih: këtu , këtu , këtu , këtu )

Në këtë rast, një titull u nxor nga “repertori i pasur” dhe është keqpërdorur për të përhapur urrejtje në Facebook, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vendin fqinj.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.