Me ritëm të ngadalshëm ndërtohet hekurudha Kumanovë-Beljakovcë

Ndërtimi i kësaj pjese ka filluar që në mars të vitit 2014. Foto: printscreen.

 

NDËRTIMI DHE RINDËRTIMI I HEKURUDHËS NË PJESËN KUMANOVË-BELJAKOVCË

Projekti parasheh ndërtim dhe rindërtim të hekurudhës me gjatësi prej 30,8 km përmes përmirësimit të karakteristikave teknike në hekurudhë, ndërrimi i hekurudhave të vjetra dhe të qëndrueshme me zëvendësim me të reja dhe ndërrim të linjës, vazhdim të hekurudhës dhe drenazhës, ndërtim të urës së re në lumin Pçinja, rinovim të urave ekzistuese, instalim i linjave kabllore dhe gardheve rrethuese, vendosjen e barrierave të sigurisë dhe mbrojtje nga zhurma dhe vibrimet, vendosjen e sinjalistikës së re – pajisje të sigurisë ETCS niveli 1, ndërtim i tre stacioneve hekurudhore Kumanovo Novo, Shuplji Kamen dhe Beljakokovsce si dhe 6 ndalesa në Lopate, Pero Çiço, Proevce, Dobroshane, Kleçovce dhe Dovezance, si dhe ndërtim të mbikalimeve dhe rrugë nën ura. Mjete për realizim të këtij projekti janë siguruar nga BERZH. (Buxheti: 39.800.000 euro për punët nërdtuese Afati: vitet 2014-2016)

 

ARSYETIM:

Projekti “Ndërtimi dhe rindërtimi i hekurudhës Kumanovë-Beljakovce” është premtuar në programin zgjedhor të VMRO DPMNE-së, “E vërtetuar” (2014-2018) në pjesën “Infrastruktura” (Komunikacioni hekurudhor dhe infrastruktura faqe 67), me afat deri në vitin 2016 dhe ky projekt është duke u realizuar. Por, ndërtimi i kësaj hekurudhe shkon ngadalë dhe vështirë se pjesa do të përfundohet në dy muajt e fundit të vitit, kur edhe skadon afati për përfundim të saj.

Në mars të vitit 2014 filloi realizimi i këtij projekti dhe atëherë u deklarua se punët ndërtimore i janë besuar kompanisë gjermane “Vibe”, dhe se rivitalizimi i kësaj pjese do të kushtojë 46 milion euro (të siguruara nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim), edhe se hekurudha duhet të përfundoj për tre vite.

Në tetor të vitit 2015 Bild transmetoi informacionin nga terreni:

Përqindja e realizimit të punëve është në nivelin më të ulët, edhe pse afati për përfundimin e kësaj pjese nga Kumanova deri në Beljakovce është viti 2016. Punët ndërtuese në terren kanë vonuar në çdo pikëpamje. Mbikalimet ekzistuese në Kumanovë nuk janë rindërtuar, përderisa e vetmja punë e kryer është largimi i hekurudhës paraprake të papërdorshme. Momentalisht (tetor i vitit 2015), në regjionin kumanovar punohet në hapjen e kalimeve shkëmbore, si dhe në fshatin Lopatë në ndërtimin e një prej urave të planifikuara. 

Me tre shtator të këtij viti (2016) LSDM në konferencë për shtyp kritikoi partinë qeverisëse se

Edhe pse me pompozitet u lajmërua hekurudha për në Bullgari, për dhjetë vite nuk u ndërtua as linja. Ka filluar vetëm pjesa e parë nga tre pjesët gjithsej, nga Kumanova deri në Beljakovce dhe është realizuar vetëm 5 përqindëshi i punëve. (Bllagoj Boçvarski, kryetar i Komisionit për transport dhe lidhje në LSDM)

Në njëjtën ditë (03.09.2016) kishte reagime edhe nga VMRO DPMNE në të cilin është shtuar se “ndërtimi i hekurudhës Kumanovë-Beljakovce në gjatësi prej 30.8 km është në ndërtim e sipër”, por në deklaratën nuk kishte asgjë për atë se deri ku kanë arritur punët.

Me 21 shtator të vitit 2016 mediumet transmetuan deklaratën e ministrit për Transport dhe Lidhje Vllado Misajllovski, në të cilën ai përsërit informacionin:

Ndërtimi i hekurudhës në drejtim të Republikës së Bullgarisë është në rrejdhë e sipër edhe atë me fillim nga Kumanova deri në Beljakovcë, investim prej 40 milion eurosh…

Por, edhe Misajllovski nuk thotë konkretisht se sa është punuar në këtë pjesë.

Me 15.10.2016 në tekstin me titull: “Hekurudha tani më nuk është rrugë qorre!” në Dojçe Vele, është trasmetuar kjo deklaratë e Bllagoja Boçvarski:

Hekurudha në drejtim të Bullgarisë është realizuar vetëm 5%, gjegjësisht vetëm 20% nga pjesa e parë prej Kumanovës në drejtim të Beljakovcës e cila duhej të përfundojë në shtator. Mjete janë siguruar nga BERZH, marrëveshja ka skaduar dhe tani duhet përsëri të angazhohet kosulten, pasi edhe atij i ka kalur afati, organ shtesë për mbikqyrje, që ndiqen me shpenzimet të reja. Çdo shtyerje kërkon mjete shtesë të cilat shteti nuk i ka. Kjo rrezikon që BERZH t’i tërheq paratë, dhe nga ana tjetër pjesa e dytë as që ka filluar të ndërtohet, përkundrazi aty kemi dinamikë tjetër të projektimit, është duke u vonuar projekti ndërsa afati për përzgjedhje të kompanisë ndërtuese ka skaduar shtatorin e kaluar. (Boçvarski)

Në lidhje me këtë projekt me mbishkrim të njëjtë kishte edhe reagime nga Ministria për Transport dhe Lidhje, prej ku përsëritet i njëjti informacion se “ndërtimi i hekurudhës prej Kumanovës deri në Beljakovcë është në rrjedhë e sipër dhe paraqet investim prej 41 milion eurosh…”. Megjithatë edhe në këtë reagim nuk ka përgjigje ndaj kritikave të opozitës që “projekti vonon dhe se kanë përfunduar vetëm 20% të pjesës nga Kumanova në drejtim të Beljakovcës”.

Ky premtim përmendet edhe në Llogaridhënien për realizim të programit të VMRO DPMNE-së dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” (faqe 87), si një prej projekteve realizimi i të cilit është në rrjedhë e sipër.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, si dhe faktin se ende nuk ka përfunduar afati i dhënë në program (2016), sipas metodologjisë së Vërtetmatësit ky premtim është .

 

BURIME:

 

 

Vlerësuar nga: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.