Mbrojta e privatësisë gjatë përdorimit të aplikacionit StopKorona

Politika për privatësi të aplikacionit StopKorona! në pajtimit me parimin e transparencës gjatë përpunimit të të dhënave personale

 

Aplikacioni mobil i njoftuar qëllimi i të cilit është dhënia e një përgjigje të shpejtë nga ana e organeve shëndetësore për persona të cilët në afërsi janë të infektuar në 14 ditët e kaluar, është përpunuar dhe është i qasshëm për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. StopKorona” ka për qëllim zbulimin e kontaktit të afërt me persona potencialisht të infektuar përmes procedurës për detektim në afërsi të aplikacioneve/pajisje mobile përmes teknologjisë Bluetooth, ndërsa përdorimi i tij është bazuar në pajtim me të dhënat personale të subjektit, gjegjësisht, të merret me vetdëshirë nga ana e qytetarëve.

Para shkarkimit të aplikacionit mobil, është e rekomandueshme që qytetarët të lexojnë Politikën e privatësisë dhe të njoftohen me atë se në çfarë mënyre të dhënat e tyre do të mbrohen, cilat janë të drejtat e tyre si subjekte të të dhënave personale, dhe cilët janë detyrimet atij i cili përpunon të dhënat personale për shfrytëzimin e aplikacionit mobil. 

Duke analizuar Politikën për privatësi, e cila është e qasshme në stop.koronavirus.gov.mk, ajo çka mund të vërehet është se ajo përmban pjesën më të madhe të informacioneve të nevojshme për informimin e qytetarëve, dhe me këtë edhe respektimin e parimit të transparencës gjatë përpunimit të të dhënave personale. 

Rekomandime për përmirësim të Politikës së Privatësisë në drejtimin e sigurimit të informacioneve shtesë të cilët kanë të bëjnë me:

  • Informacionet e kontaktit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe/ose Oficerit për mbrojtje të të dhënave personale ku çdo qytetar do të mund të ju drejtohen për zbatimin e të drejtës për qasje, rregullim ose fshirje të të dhënave personale 
  •  A dhe në cilat raste Ministria e Shëndetësisë do të shpërndaj të dhënat e grumbulluara përmes aplikacionit mobil me institucionet e tjera të kyçura në procesin e zbatimit me COVID-19
  • Informacione për atë nëse Ministria për Shëndetësi ka për qëllim në ndonjë moment të transmetojë të dhënat personale në një vend të tretë ose në organizatat ndërkombëtare

Në pajtim me Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale, duke ndjekur parimin e transparencës në përpunimin e të dhënave personale, kur të dhënat personale mblidhen prej qytetarëve, kontrollues është Ministria e Shëndetësisë, në momentin e mbledhjes së të dhënave personale, siguron informacionet në vazhdim: identiteti dhe kontakt të dhënat e kontrolluesit, kontakt të dhëna për oficerin për mbrojtje të të dhënave personale, qëllimet e përpunimit të të dhënave për të cilat synohet, legjitimiteti i interesave të cilat i zbaton kontrolluesi ose personi i tretë, shfrytëzuesit ose kategoritë e shfrytëzuesit të të dhënave personale, nëse ka, informacion për atë nëse kontrolluesi ka për qëllim të transmetimit të të dhënave në një vend të tretë ose organizatë ndërkombëtare, periudha kohore për të cilën ruhen të dhënat personale, ekzistimi i të drejtës për tërheqje të pajtimit në çdo kohë, e drejta për parashtrimit të kërkesë deri te Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale, informacione për atë nëse kontrolluesi ka për qëllim edhe më tej të përpunojë të dhënat personale për qëllime të ndryshme për të cilën janë mbledhur të dhënat personale. 

Shtesë, Politika për privatësi mund të përmbajë edhe informacione dhe kontakte të institucioneve kompetente për menaxhimin e ligjeve nga fusha e mbrojtjes së të dhënave personale.

*** 

Fondacioni Metamorfozis, përmes programit – Të drejtat e njeriut në internet përfaqëson të drejtat e njeriut në internet, duke ndihmuar shoqatat që të përballen me ndryshimet enorme që dalin prej ndikimit të madh të teknologjive të reja. Metamorfoza fokusohet në mbrojtjen e privatësisë përmes përforcimit të kapacitetit të qytetarëve, institucioneve dhe sektorit të biznesit të funksionimit të shoqërisë digjitale.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.