Maqedonia mbetet pa gjykatës – për 4 vite janë zgjedhur vetëm 8, ndërsa janë shkarkuar rreth 100 gjykatës në gjykatat themelore

Pozitat gjyqësore janë zbrazur. Foto: Wikipedia, kolazh: Vistinomer

 Këshilli gjyqësor katër vite nuk kryen zgjedhjen e rregullt të gjykatësve për vendet boshe në gjykata themelore, por vetëm shkarkon për shkak të pensionimit ose joprofesionalitetit. Në këtë mënyrë, gjykatësit në Maqedoni funksionojnë në teh në minimumit ligjor të numrit të gjykatësve dhe me tej të mbeten gjykatat themelore, dhe jo departamente të ndonjë gjykate më të madhe

 

 Këshilli Gjyqësor katër vite nuk kryen zgjedhjen e rregullt të gjykatësve për vendet boshe në gjykata themelore, por vetëm shkarkon për shkak të pensionimit ose joprofesionalitetit. Në këtë mënyrë, gjykatësit në Maqedoni funksionojnë në teh të minimumit ligjor të numrit të gjykatësve dhe me tej të mbeten gjykatat themelore, dhe jo departamente të ndonjë gjykate më të madhe

Shkruan: Sashe Dimovski

Duke filluar prej vitit 2015, Këshilli Gjyqësore pothuajse edhe nuk ka bërë zgjedhjen e rregullt të gjykatësve në gjykatat themelore në Maqedoni, me përjashtim të 8 gjykatësve të zgjedhur në vitin 2016, ndërsa ka shkarkuar, për shkak të pensionimit ose për arsye të tjera, rreth 100 gjykatës në këtë periudhë. Për këtë shkak, një pjesë e madhe e gjykatave ose janë në kufi të sigurimit të minimumit sipas numrit të planifikuar të gjykatësve për gjykatën përkatëse ose delegohen prej një gjykate në tjetrën vetëm që të mund të mbahet statusi Gjykatë Themelore dhe të mos shfuqizohet ose të emërohet si “departament” i ndonjë gjykate më të madhe. 

Sipas ligjeve për gjykata dhe për Këshillin Gjyqësor, për gjykatës në Gjykatën Themelore zgjidhet vetëm kandidati i cili ka kryer Akademinë për trajnim të gjykatësve dhe prokurorëve publikë. Por, te ne kandidatë të këtillë tashmë nuk ka, ndërsa “boshllëku” u paraqit për shkak se një gjeneratë e kandidatëve për gjykatës “ka ngecur” në Akademi, duke pritur gjykata administrative të zgjidh çështjen e ankesave të kandidatëve të caktuar, të cilët edhe pse në fund të listës pas pikëve të marra, përsëri me ndihmën e gjykatësve u gjetën në krye të listët. ,

Sipas të dhënave zyrtare të Këshillit gjyqësor, ja se si ndryshon fotografia për një numër të gjykatësve prej vitit 2015 deri më sot, vitin 2018. Në vitin 2015, Këshilli Gjyqësore nuk ka zgjedhur asnjë gjykatës për vendet boshte në gjykatat themelore, por ka vendosur që të zhvendos gjykatës prej një gjykate tjetër në periudhë prej një viti, dhe ashtu ka zbutur mungesën e gjykatësve.

Më shumë të deleguar ka pasur në njësinë e Shkupit, për shkak të vendeve boshte që kanë mbetur pas arrestimit të po thuajse të gjithë gjykatësve për shkelje, në aferën “Justitia”.

Në vitin 2015 janë shkarkuar 35 gjykatës edhe atë: 29 për shkak të pensionimit me 64 vite të mbushur të pleqërisë, 1 gjykatës ka ndërruar jetë, 4 vetë kanë kërkuar që të shkarkohen, dhe një gjykatës është shkarkuar pasi që është gjykuar me vendim përfundimtar të gjykatësit.

Gjykata e Apelit në Gjykatën e Lartë në Republikën e Maqedonisë, ka pranuar ankesën e gjykatësit të GJTH Radovish, i cili më parë është shkarkuar nga Këshilli Gjyqësor për shkak të kryerjes së punëS në mënyrë joprofesionale dhe e të pandërgjegjshme, andaj prej 27.05.2015 gjykatësi është kthyer në punë në Gjykatën e Radovishit.

Në vitin 2016, Këshilli Gjyqësor ka zgjedhur 26 gjykatës në të gjithë gjykatat në Republikën e Maqedonisë, dhe prej tyre vetëm 8 në gjykatat Themelore ku ka më tepër nevojë, dhe të gjithë të përzgjedhurit kanë qenë kandidatë të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik. Por, kjo zgjedhje as edhe pak nuk ka ndihmuar mungesën e gjykatësve, me ç’rast përsëri është bërë transferimi i gjykatësve prej një Gjykate Themelore në tjetrën.

Këshilli Gjyëqësor në vitin 2015 ka vepruar pas 3 kërkesave për shkarkim të gjykatësve, edhe të një prej Ohri, dhe dy prej GJTH Shkup 2 Shkup, por nuk kanë marr vendim për shkarkimin e tyre. Këshilli në vitin 2016, ka shkarkuar 28 gjykatës për shkak të pensionit, ndërsa dy gjykatës kanë vdekur.

Në vitin 2017 janë zgjedhur vetëm 5 gjykatës në gjykata më të larta dhe në asnjë në gjykatën themelore: në Gjykatën e Lartë në RM është zgjedhur 1 gjykatës, në Gjykatën e Apelit Manastir – 1 gjykatës dhe në Gjykatën e Apelit Shkup – 3 gjykatës.

Përgjatë vitit 2017, Këshilli për vende të zbrazëta të gjykatësve nëpër gjykata sipas sistematizimit ekzistues nuk ka kryer zgjedhjet të gjykatësve, sepse të gjithë kandidatët të cilët kanë kryer trajnim në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik janë zgjedhur për gjykatës ose prokurorë publik – thonë nga Këshlli në llogaridhënien për të punuarën në vitin 2017. Edhe këtë herë janë mbushur vendet me delegimin e 5 gjykatësve prej një gjykate në tjetrën në Republikë. Ndaj këtij numri jepet edhe vendimi i 13.03.2017, për kohën e transferimit të gjykatësit prej Gjykatës së Lartë në Republikën e Maqedonisë, Stojançe Ribarev të bëhet zv. kryetar i Gjykatës Themelore Shkup 1 Shkup.

Këshilli përgjatë vitit 2017 ka vepruar sipas 7 kërkesave për zbatim të procedurës për vërtetim të kryerjes së funksionit në mënyrë joprofesionale dhe pavetëdije për dy gjykatës në GJTH Shkup 1 Shkup, kërkesa i ka hedhur poshtë, dhe është shkarkuar gjykatësi nga Ohri, pasi që më parë është dënuar me dënim me burg për shkak të marrjes së ryshfetit.

Është kërkuar edhe shkarkimi i gjykatësit në Radovish, por edhe kjo procedurë është ndërprerë. Është realizuar procedurë për shkarkimin e gjykatësit në Ohër i cili nuk ka publikuar vendimet e marra dhe i njëjtë është suspenduar. Për një gjykatës nga Tetova në vitin 2017 është kërkuar shkarkimi, sepse gjatë gjykimit të lëndës penale, pasi që është dhënë njoftimi nga Tetovë për anulim të përndjekjes penale kundër të akuzuarit, ai nuk ka marr vendim për ndalim të procedurës, por ka vazhduar me të njëjtën dhe ka marr vendim me të cilin i akuzuari është shpallur fajtor. Kjo procedurë, si edhe procedurat e tjera kundër 5 gjykatësve të Gjykatës së lartë dhe tre të gjykatës së Apelit Shkup akoma vazhdojnë.

Gjykatësit në Gjykatën e Apelit Shkup dhe gjykatësit në Gjykatën e Lartë në Republikën e Maqedonisë, duke vepruar në bazë të ankesave të Prokurorisë Speciale Publike kanë shkelur nenin 75, paragrafi 1, aliena 2, në lidhje me nenin 74, paragrafi 1 alinea 2 të Ligjit për gjykatës – thuhet nga Këshilli Gjyqësor.

Në vitin 2017 janë pensionuar 21 gjykatës, kanë vdekur 2, dhe vetëm një është dorëhequr, me çka numri i gjykatësve përsëri është ulur dukshëm.

Në fillim të vitit 2017 ka pasur 20  gjykatës aktiv më pak në raport me fillimin e vitit 2016. Në fund të vitit 2017 ka 26 gjykatës aktiv më pak në raport me fundin e vitit 2016. Më saktë në vitin 2016 ka pasur 576 gjykatës aktiv, ndërsa në vitin 2017, 553 gjykatës aktiv në të gjithë gjykatat – përfundon Këshilli gjyqësor.

Sipas strukturës kombëtare, në fund të vitit 2017, në Maqedoni ka pasur 410 gjykatës maqedonas, ose 75,92% dhe 92 shqiptar ose 17,03%. Prej numrit të përgjithshëm, 280 janë burra ose 40,37%, ndërsa 322 gra që është 59,63%. Ja se si duket struktura e plotë nacionale dhe gjinore e gjykatësve në Maqedoni sipas të dhënave zyrtare të Këshillit Gjyqësor:

Në gjykatat në Vinic, Dellçevë, Berovë, Sveti Nikollë, Krushevë, Kratovë, nuk ka as edge tre gjykatës, gjë që ligjërisht është minimumi që këto gjykata të mbajnë statusin e Gjykatës themelore dhe të mos kalojnë në “departamente” të gjykatave të mëdha.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni .

Your email address will not be published.