Manipulim me statusin në Facebook – ulen shtesat e rrogës, e jo rrogat e zjarrfikësve

[Recension: Një zjarrfikës i zemëruar dhe i revoltuar pas vendimit të qeverisë për t’i ulur rrogat e tyre: Ky është nënvlerësim i profesionit më human!]

Media manipulon me statusin në Facebook të një zjarrfikësi, pa i verifikuar pretendimet e tij, duke e theksuar njëanshmërinë e informacionit, megjithëse kjo medie tashmë e ka publikuar reagimin zyrtar të Sindikatës së Zjarrfikësve.

Linku deri te artikulli origjinal: Një zjarrfikës i zemëruar dhe i revoltuar pas vendimit të qeverisë për t’i ulur rrogat e tyre:Ky është nënvlerësim i profesionit më human!

Data dhe koha e publikimit: 24.4.2020

Data e recensionit: 24.4.2020

Recenzues: Stojan Sinadinov

Qeveria e RMV-së, mes dekreteve të tjera, miratoi edhe dekretin për kufizimin e pagimit të shtesave të rrogave për muajin prill dhe maj. Ky dekret sigurisht që nuk është i pritur mirë. Por, media edhe në këtë rast, pak më poshtë se titulli bombastik – dhe i pasaktë, plason një dezinformatë:

Zjarrfikësit reagojnë me forcë ndaj vendimit për t’i ulur rrogat e tyre, edhe pse ata janë në krye të detyrës së tyre gjatë pandemisë së koronavirusit në vendin tonë.

Pastaj, dezinformata në të cilën përdoret shumësi (zjarrfikësit), edhe pse bëhet fjalë për qëndrim individual, është “mbuluar” me statusin e marrë në “Facebook” të një zjarrfikësi nga Shkupi, pa e theksuar saktësisht se nuk bëhet fjalë për uljen e rrogave të zjarrfikësve, por për pagesën e shtesave të rrogave për muajin prill dhe maj.

Është interesante se media që e publikon këtë “lajm” më 24.04.2020 në orën 10:04, e 2 orë më parë, në orën 07:55, e njëjta medie tashmë e ka publikuar lajmin me reagimin e Sindikatës së Zjarrfikësvetë Qytetit të Shkupit në lidhje me pagesën e shtesave të rrogave për muajin prill dhe maj.

Pra, edhe një herë, nuk bëhet fjalë për uljen e rrogave të personave që e kryejnë këtë profesion të vështirë dhe me përgjegjësi, por për shtesat e rrogave, për një periudhë prej dy muajsh.

Kjo medie, në fakt, e kundërshton veten e saj në këtë rast, sepse tashmë e ka publikuar reagimin zyrtar të Sindikatës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit. Sigurisht, jo të gjithë anëtarët e kësaj sindikate mendojnë njësoj, e ndoshta zjarrfikësi që e ka postuar statusin e tij edhe nuk është anëtar i sindikatës(?). Që është e drejtë e tij e pakontestueshme, si dhe e drejta për të reaguar nëse ndihet i prekur. Por, megjithatë, media duhet të mbajë llogari për vërtetësinë e informacionit të plasuar.

Që në nenin e parë të Kodit të Gazetarëve thuhet:

… Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente. Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar. Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur.

E kjo medie, në këtë rast ka dështuar mu në paragrafin e parë të Kodit.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Projekti “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe crithink.mk është krijuar dhe mirëmbahet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë përgjegjësi vetëm e Fondacionit Metamorfozis dhe e Eurothink, dhe nuk i shprehin domosdoshërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.