Lajmi se Den Donçev është arrestuar është i rremë

 

 

 

Shkruan: Mirosllava Burns

Lajmi se ish drejtori i Fondit të sigurimit shëndetësor, Den Donçev, është  ndaluar ose arrestuar, siç publikoi Lider, është i rremë. Me një titull bombastik ,,EKSKLUZIVE Den Donçev shoqërohet për marrje në pyetje në polici” në mënyrë të rreme pretendohet se Donçev është arrestuar dhe atë nga sektori për krim të organizuar.

Siç deklaruan zyrtarisht nga MPB-ja, D.D. ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt për bisedë në stacionion policor në Karposh. Ai në mënyrë të rregullt vet është paraqitur dhe pas bisedës është larguar.

Prandaj, i pa saktë është pretendimi i shpalosur në tekstin që po e recenzojmë, se pritet që Donçev ,,pas marrjes në pyetje të nxirret para prokurorit publik dhe gjykatësit hetues”.

Edhe vetë Donçev deklaroi se gjendet me familjen, se nuk është arrestuar dhe paralajmëroi që do ngrejë padi nëse portalet të cilat e publikuan dezinformatën, nuk e tërheqin atë.

Në Tekstin që po e recenzojmë është shkelur Neni 1 i Kodit etik të gazetarëve i cili thotë se gazetarët duhet ta vërtetojnë informacionin sa më shumë të jetë e mundur, të publikojnë vetëm informacione të sakta dhe të vërtetuara.

Gazetari duhet të botojë informata të sakta dhe të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe të falsifikojë dokumente. Thirrja e rregullt në stacion policor për bisedë informative dallon nga arrestimi dhe nxjerrja para gjykatësit hetues. Në komunikatën zyrtare të MPB-së nuk ka as shkaqe për bisedën informative në stacionin  policor, ndërsa në tekstin që po e recenzojmë ato sugjerohen pa u theksuar nëse bëhet fjalë për spekulim.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.