Lajmi “Një ditë në javë pa vetura dhe të mësohet e punohet online” është dezinformatë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka pru vendim që pasi të kalojë pandemia me virusin Covid-19, do ta zbatoje masën për të luftuar ndotjen e ajrit “një ditë në javë”. Një masë të tillë ka kërkuar sektori civil, por kjo nuk është miratuar si masë qeveritare. Prandaj, artikullin që recensojmë e vlerësojmë si dezinformatë për publikun.

Realiteti.info: Maqedoni, Pas pandemisë: Masa interesante, Një ditë në javë…
Realiteti.info: Maqedoni, Pas pandemisë: Masa interesante, Një ditë në javë…

Linku deri te artikulli origjinal: “Maqedoni, Pas pandemisë: Masa interesante, Një ditë në javë…”.

Data e publikimit: 10.05.2020

Data e recensionit: 17.05.2020

Recension: Fatbardha Curri 

Titull sensacionalist

Artikulli gazetaresk ka titull sensacional, pasi paraqitet në publik si informacion “interesant” duke nxitur emocione në publik.

“Maqedoni, Pas pandemisë: Masa interesante, Një ditë në javë…”, thuhet në titullin e artikullit që e recensojmë.

Sensacionalizmi në titull shndërrohet në dezinformatëKjo për faktin se informacioni: “Një ditë të javës të punohet nga shtëpia (psh.e premte), një ditë të javës pa vetura (shembull të mërkurën) dhe një ditë të javës mësimi të mbahet në formë elektronike”nuk është paralajmëruar si masë qeveritare pas pandemisë, por është propozim apo kërkesë e një shoqate ekologjike.

Dezinformimi ka ardhur nëpërmjet përdorimit të konceptit të manipulimit “Thirrje në mundësi” e cila paraqet prirje për të besuar se mundësia që diçka mund të ndodh është dëshmi se e njëjta do të ndodhë. Do të thotë, kërkesa e shoqatës ekologjike që “një ditë në javë” të shkohet në punë pa vetura dhe të mësohet e punohet online”, nuk do të thotë se  e njëjta me automatizëm është pranuar nga Qeveria dhe do të hyjë në fuqi pasi të kalojë pandemia, si masë për të luftuar ndotjen e ajrit.

Prandaj, gjithashtu vlerësojmë se në këtë artikull gazetaresk është bërë edhe shkelje e Kodit Etik të Gazetarëve ku thuhet: “Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë në të gjitha burimet e informimit, që janë me interes publik. Gazetari duhet të botojë informata të sakta dhe të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe të falsifikojë dokumente”.

Kjo mund të kuptohet dhe nga njoftimi i Qeverisë ku thotë se bëhet fjalë për “rekomandime dhe masa që DUHET të ndërmerren për përmirësim të kualitetit të ajrit” dhe se bëhet fjalë për “PROPOZIM – masa afatshkurta dhe afatgjate”, që ende nuk kanë marrë drite jeshile nga Qeveria. 

Nga këtu përfundojmë, se informacioni se pas pandemisë do të ketë masë qeveritare “një ditë në javë” për të luftuar ndotjen e ajrit, është dezinformatë. 

Ky artikull është pjesë e raportimit special të Krithink-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Projekti “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe crithink.mk është krijuar dhe mirëmbahet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë përgjegjësi vetëm e Fondacionit Metamorfozis dhe e Eurothink, dhe nuk i shprehin domosdoshërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Your email address will not be published.