Kush për dhjetë vite po bën spastrime partiake dhe “i han të gjallë njerëzit”!

Deklarata të pavërteta duke u bazuar në një fakt të vetëm. Foto: screenshot

Jo njëherë, por shumë herë anëtarët në LSDM kanë deklaruar dhe nënshkruar platforma se do t’i pranojnë dhe nuk do t’i përjashtojnë të punësuarit shtetëror dhe në administratë publike në bazë të përcaktimit partiak.

 

Ish kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Ljubisha Georgievski këto ditë në një debat televiziv dha deklaratën e radhës:

Unë pajtohem që të ndërrohet kjo qeveri. Por me kë? Me ato që hanë njerëz? Me ata të cilët pastrojnë ministritë në bazë të përkatësisë partiake?  Me ata që fusin dy gjuhësinë në shkollat fillore? Me ata të cilët do ta detyrojnë mbesën time që dy vjeç të mësoj gjuhë tjetër për të cilën as nuk ka ëndërruar në jetë? Me ata? Me kriminel të aboluar? Me ata, vallë? Me ata të cilët ngjyrosin përmendoret? Me ata ne do të hyjmë në Bashkimin Evropian! Me ata të cilët duan të mbështetin shpinën? Sigurisht se do të hyjmë në Bashkimin Evropian – ta shpallim Maqedoninë…ta ndajmë me Bullgarinë, me Greqinë…menjëherë do të votojnë, ata do të bëjnë tifo të hyjnë…”

[Burimi: TV Nova (prej minutës 28-29)data: 23.10.2016]

 

ARSYETIM:

Ish kryetari i parlamentit Ljubisha Georgievski këtë deklaratë e dha si replikë e deklaratës ish kryetarit të Parlamentit Stojan Andov, i cili tha se e mbështet LSDM si opozitë dhe se duhet të ndërrohet qeveria. Sipas asaj, është e qartë se deklarata e sipërme e Georgievskit i referohet LSDM-së.

Çdo fjalë e Georgievskit është e pavërtetë, përveç të parës – “për ngrënien gjallë të njerëzve”, sepse bazohet në një deklaratë të liderit të LSDM-së Zoran Zaev prej disa viteve (2010) të dhënë në mbledhjen pariake lokale në Vallandovë, të cilët vet Zaev nuk e demantoi, por e sqaroi:

Atë që e kam deklaruar ka qenë e thënë për ata të VMRO DPMNE-së të cilët kryejnë presion dhe ju kërcënohen anëtarëve të LSDM-së

Duke ju kthyer kësaj thënie të Zaev, Georgievski më pas e lidh me deklaratën – “spastrim të ministrive sipas përkatësisë pariake“. Ky është momenti i spinimit për opozitën shpeshë është despinuar në opinion,mes tejrash edhe nga vet opozita. Jo vetëm njëherë, por më shumë herë anëtarët e LSDM-së kanë dekalruar dhe kanë nënshkruar dokumenta dhe platforma se nuk kanë për qëllim që në Maqedoni të vazhdojnë me përkatësinë partiake nëpër instituticione, por aq më pak, punësime përmes vijës partiake nëpër ministri, as më pak të nxjerrin nga puna dhe nga administrata publike për të njëjtën arsye.

Fundja, partitë politike janë të obliguara me “Reformat urgjente me prioritet” të cilat dalin nga Marrëveshja e Përzhinos, dhe një prej tyre është edhe departizimi dhe reformat në administratën publike dhe shtetërore.

As segemnti tjetër nga deklarata e Georigievskit se “se ato do të mundësojnë dy gjuhësinë në shkollën fillore” nuk është e vërtetë. Thjeshtë bëhet fjalë për një propagand të ashpër dhe spinime nga ana e partisë qeverisës dhe mediave afër saj, të cilat u përforcuan pas intervistës së Zaev për ueb-portalin e televizionit TV NOVA. Por, në vend që të transmetojnë komplet deklaratën e Zaev, ku shpjegojnë se nuk kanë për qëllim të dalin nga zgjidhjet kushtetuese për pytejen rreth Marrëveshjes kornizë zë Ohrit (rreth minutës 38), spinuesit transmetojnë atë që ju përshtatet atyre. Sipas asaj, as Zaev as ndonjë funksionarë tjetër i LSDM-së nuk ka thënë se do të implementojnë dy gjuhësinë në gjithë territorin e RM-së si obligim ligjor.

Po ashtu, nuk është i vërtetë as pretendimi “kriminelët e aboluar”. Është komplet e qartë se flitet për Zaev, duke pasur parasysh se këtë term e përdor edhe VMRO DPMNE (partia e Georgievskit). Faktet flasin se Zoran Zaev ka qenë i aboluar në jetë dy herë – dhe të dy herët si i dyshuar. Një herë në vitin 2008 kur e aboloi presidenti i mëparshëm Branko Cërvenkovski për rastin “Global”, ndërsa herën e dytë presidenti aktual Gjorgje Ivanov për rastin “Puç”, abolim të cilin së pari nuk e pranoi vet Zaev, ndërsa më pas vet Ivanov e tërhoqi në tërësi për 56 persona të aboluar, prej të cilëve më së shumti kanë qenë funksionarë të VMRO DPMNE-së. Mes tjerash, edhe përkundër ktyre dy abolimeve, askush nuk ka mundur të vërtetoj nëpërmjet rrugëve gjyqësore që Zoran Zaev është kriminel, andaj prej këtu pretendimin e tillë duhet ta konsiderojmë si të pavërtetë.

Duke pasur parasysh shumë elemente nga deklarata e Georgievskit, shumë lehtë mund të dëshmohen si të pavërteta, prandaj deklaratën e tij e vlerësojmë si të pavërtetë.

 

BURIME

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.