Kur media në vend të verifikojë, bëhet burim dyshimi

“Informacionet jozyrtare” mediat mund t’i përdorin kur duan të përcjellin ndonjë informacion që nuk është thënë publikisht, ka dëshmi se ka ndodhur dhe këtë e ka siguruar në rruga të tjera. Por, kur informacioni zbulon skandal, media së paku duhet t’i publikojë faktet dhe mos të bazohet vetëm në fjalë. E në rastin e medias artikullin e së cilës do ta recensojmë, kjo nuk ka ndodhur.

Fol.mk: Skandal në Ansamblin Shtetërorë Shqiptar të RMV
Fol.mk: Skandal në Ansamblin Shtetërorë Shqiptar të RMV

Linku deri te artikulli: “Skandal në Ansamblin Shtetërorë Shqiptar të RMV”

Data e publikimit: 13.01.2020

Data e recensionit: 19.01.2020

Recensuese: Fatbardha Curri

Titull bombastik

“Skandal në Ansamblin Shtetërorë Shqiptar të RMV”, thuhet në titullin e artikullit që e recensojmë.

Titulli është bombastik, pasi ai përmban fjalën “skandal” e cila nga mediat përdoret për të tërhequr publikun dhe theksuar rëndësinë e artikullit. Kjo ishte edhe arsyeja se pse ne e hapëm artikullin.

Skandal me prova selektive

Artikulli filloi me “sipas informacionit jozyrtar”. Por pavarësisht asaj se këto lloj burime lejohen në media, sërish, kur bëhet fjalë për skandal duhet të përpiqet ta verifikojë të njëjtën, që në rastin e artikullit mund të ishin dokumente apo vendime që do të kishin vulën e Ansamblit apo Ministrisë së Kulturës.

Nga këtu vlerësojmë se media ka përdorur konceptin e manipulimit “Prova selektive”, pasi ka prirje për të treguar fakte që flasin për mbështetje të një pretendimi dhe në të njëjtën kohë injorim të fakteve që janë kundër të njëjtës. Në këtë rast, media ka zgjedhur të bazohet në “informacionet jozyrtare”, ndërkaq as nuk ka bërë përpjekje që të marrë qëndrim nga palët. Në artikull thuhet se kjo do të bëhet në të ardhmen.

“Në ditët e ardhshme do tentohet që të kontaktohen personat përgjegjës të cilët duhet të shpjegojnë se si ky institucion kulturor arriti që ti humbas të gjitha punsimet dhe cilat do jenë hapat e ardhshëm ligjor për ta tejkaluar këtë skandal”, thuhet në artikullin që e recensojmë.

Në vend të verifikimit, lajmi është fshirë!

Pas një kohe iu kthyem medias dhe në vend të një informacioni kthyes apo të verfikuar, artikulli ishte fshirë nga adresa e “Zhurnal.mk. Kjo mund të vërehet nga ajo se linku i artikullit ekziston (https://zhurnal.mk/zhurnal-zbulon-skandalin-ne-ansamblin-shteterore-shqiptar-te-rmv/). Por skandalin vendosën ta përcjellin edhe mediat tjera, siç është rasti i “Fol.mk”. Aty ende qëndron artikulli.

Zhurnal: Skandal në Ansamblin Shtetërorë Shqiptar të RMV
Artikulli i fshirë

Nga këtu vlerësojmë se media e ka shkelur parimin bazë të Kodit Etik të Gazetarëve, e që mes tjerash thotë: “Nëse informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur”.

Për lexuesit: Ndiqni llojet e burimeve

Të nxitur nga artikulli që e recensuam, konsiderojmë se krahas mediave edhe ju si lexues duhet t’i ndiqni burimet që shfrytëzohen nga mediat. Nga këtu, duhet të vlerësoni vetë se sa burimet që përdoren në media e verifikojnë apo e demantojnë informacionin. Nëse ka skandal, duhet të dëshmohet qoftë me dokument apo edhe me fotografi dhe të merret qëndrim nga palët për të njëjtat, në të kundërtën ai nuk konsiderohet as edhe informacion i besueshëm.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Projekti “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe crithink.mk është krijuar dhe mirëmbahet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë përgjegjësi vetëm e Fondacionit Metamorfozis dhe e Eurothink, dhe nuk i shprehin domosdoshërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.