Kur edhe te mafia kërkohet aleat për koronën!

[Recension: DOKTORI GJERMAN: PANIKU NGA KORONA ËSHTË FRYT I MASHTRIMIT MAFIOZ (VIDEO)]

Një tekst senzacionalist që pretendon se mjekët gjermanë besojnë se paniku i koronavirusit është inskenuar dhe është fryt i mashtrimit mafioz.

Lajmi është jo i plotë dhe manipulues. Së pari, nuk ka asnjë shpjegim se kush janë këta mjekë. A janë ata profesionistë dhe a kanë autoritet për të pretenduar një gjë të tillë. Nuk është dhënë asnjë provë tjetër për t’i mbështetur pretendimet e tyre, dhe a kanë arsye ata të dalin në konferencë për shtyp dhe ta thonë këtë.

Linku deri te artikulli origjinal: DOKTORI GJERMAN:PANIKU NGA KORONA ËSHTË FRYT I MASHTRIMIT MAFIOZ (VIDEO)

Data dhe koha e publikimit: 3.6.2020

Data e recensionit: 7.6.2020

Recenzues: Simona Atanasova

Në titull potencohet se teksti përfshin edhe një video, kështu që mund të mendoni se brenda artikullit do të shihni një video në të cilën do të ketë prova se titulli është i saktë. Por, videoja është një konferencë për shtyp në të cilën këta mjekë thonë diçka. Në gjuhën gjermane. Ndoshta e thonë atë që e pretendon teksti, e ndoshta edhe jo. Këtë mund ta dinë vetëm ata që e njohin gjuhën gjermane. Madje edhe sikur mjekët me të vërtetë ta thonë atë që pretendohet në tekst në konferencën për shtyp, kjo megjithatë nuk e bën pretendimin të vërtetë.

Çdokush mund të dalë në konferencë për shtyp dhe të thotë diçka. Liria e shprehjes nuk është e ndaluar. Por, media duhet të jenë të kujdesshme dhe të vendosin se çfarë është e vlefshme, e saktë dhe e verifikuar, dhe a do ta transmetojnë atë për publikun.

Është e qartë se lajmi, është marrë pa u menduar shumë nga mediat serbe dhe disa portale tonat, e kanë përcjellë atë fjalë për fjalë, me një qasje senzacionaliste në titujt, si “shokues” dhe “tronditës”, për të cilin do të ngjiten një numër më i madh i klikimeve. Pa e provuar me këtë rast nëse ajo që ata e publikojnë ka të bëjë me realitetin.

Gjithashtu pyetje tjetër është se pse një tekst i tillë publikohet tani, kur konferenca për shtyp është mbajtur një muaj më parë, më 7 maj?

Nuk mund ta marrë vëmendjen e mediave çdo gjë që do t’i kujtohet dikujt dhe me këtë rast ta dezinformojë publikun. E veçanërisht në këtë situatë me koronavirusin, pretendimet e këtilla që transmetohen në media mund të sjellin pasoja të rrezikshme.

Po sikur dikush që e ka lexuar tekstin, në këtë portal, ose te portalet tjera që e kanë transmetuar atë, beson në atë që është shkruar? Çfarë mesazhi përcjell ky tekst? Se koronavirusi nuk ekziston? Se nuk është i rrezikshëm? Se është si gripi? Se njerëzit nuk duhet të shqetësohen dhe të jenë të kujdesshëm në veprimet e tyre? Sa prej atyre që do ta lexojnë do të sillen në mënyrë të papërgjegjshme dhe do të kontribuojnë në përhapjen e virusit dhe në shkaktimin e pasojave të rënda e madje edhe fatale nga virusi? Sigurisht, këtë askush nuk mund ta dijë dhe ta matë. Prandaj, mediet kanë një përgjegjësi të madhe në verfikimin e fakteve dhe të artikujve përpara se t’i publikojnë ato dhe të shkaktojnë më shumë dëm sesa dobi.

Ky artikull është pjesë e raportimit special të “Krithink”-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Projekti “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe crithink.mk është krijuar dhe mirëmbahet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë përgjegjësi vetëm e Fondacionit Metamorfozis dhe e Eurothink, dhe nuk i shprehin domosdoshërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Your email address will not be published.