Kundërspin: VMRO-DPMNE spin në çdo fjali të deklaratës

As nuk është e saktë se kriza eskalon për shkak të paaftësisë, as nuk është e saktë se testimet janë arsyeja e rritjes së numrit të të infektuarve dhe të vdekurve, as nuk është e vërtetë se nuk ka pajisje mbrojtëse për stafin mjekësore, dhe as nuk është e vërtetë se për shkak të masave të Qeverisë ekonomia do të shkonte në kolaps, аs me rritjen e akcizës do të shkohet në inflacion dhe pasurim të oligarkëve….Kuptohet, kjo nuk do të thotë se gjithçka çka është ndërmarr nga Qeveria gjatë kohës së virusit korona është ideale ose e pagabueshme, por absolutisht është e papranueshme që të spinohet për çdo masë dhe asgjë të mos duke efikase

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski 

VMRO-DPMNE iu drejtua opinionit me komunikatën, e cila, po thuajse është tërësisht me spine:

Spin: Eskalon kriza shëndetësore dhe ekonomike në Republikën e Maqedonisë. Paaftësia e Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij morën çmimin e vet. Për çdo ditë rritet numri i të vdekurve dhe të sëmurëve, ndërsa testim me shumicë nuk ka. Rritet numri i mjekëve të infektuar, ndërsa pajisje për mbrojtje nuk ka. 

… Reagimi i ngadaltë dhe joserioz në qeveri kur bëhet fjalë për ndihmën e ekonomisë maqedonase dhe shpëtimit të vendeve të punës për qytetarët do të thotë kolaps për ekonominë dhe një shkallë e lartë papunësie. 

Historia me LSDM-në në qeveri na përsëritet. Në vend të ndihmojnë qytetarin e thjeshtë në radhë të parë janë oligarkët dhe milionat e tyre… Njoftimi për rritjen e akcizës për derivatet e naftës drejtpërdrejtë do të dëmtojë xhepin e popullit, gropa buxhetore e Zaev dhe Agellovkës do të mbushet me atë pak që i ka mbetur popullit. 

Janë të nevojshëm hapa të shpejtë dhe definitiv për shpëtim të ekonomisë për atë se çdo orë ajo është më afër kolapsit…

[Burimi: VMRO-DPMNE– Komunikatë – data: 14.04.2020]

 

 

KUNDËRSPIN:

Që nga fillimi i krizës me koronën në vend, dhjetëra herë nga partia opozitare është konstatuat dhe argumentuar se gjendja shfrytëzohet kryesisht për qëllime propagandistike-politike për rritje rejtingut të partisë. E njëjta mund të konstatohet edhe me 14.04.2020, me komunikatë partiake me titullin “LSDM kthen 30 vite mbrapa në kohën e tranzicionit kriminal”, në të cilin prej katër pasazheve, që të të katërt janë me informacione spinuese, gjegjësisht, me shumë të vërteta të shtrembëruara.

Në pasazhin e parë, informacioni i saktë relativ është se “eskalon kriza shëndetësore dhe ekonomike“. Gjithçka pas asaj është e vërtetë e shtrembëruar. As nuk është e saktë se eskalon për shkak “paaftësisë së Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorëve të tij”, as nuk është e saktë se rritet numri i të sëmurëve dhe të vdekurve për shkak të asaj se “nuk ka testim me shumicë”, aq më pak është e saktë se “rritet numri i mjekëve të infektuar” për shkak të asaj se “nuk kanë pajisje për mbrojtje”, sepse situata po eskalon gjithkund ku është paraqitur virusi, për shkak të vet natyrës së virusit dhe sëmundjes. Kjo pritej dhe u paralajmërua edhe te ne.

Rritja e testimit zbatohet në pajtim me kapacitetin maksimal të shtetit për testime të cilët janë ata të cilët me siguri dëshmojnë praninë e virusit te personat e infektuar aktivisht ose të sëmurë, ndërsa screeningu, gjegjësisht testet e shpejta mund vetëm të dëshmohet se ndonjë pacient ka zhvilluar antitrupa ndaj virusit konkret, me çka përsëri do të duhet të kryhet testimi me metoda të cilat tani zbatohet nga Institutit për shëndet publik dhe disa laboratorë të tjerë.

Së fundmit, të pakta dhe të pabaza janë faktet se mjekët infektohen për shkak të mungesës së pajisjes mbrojtjes. Së pari, numrat për diçka të tillë nuk ka, por është vërtetuar se përmes mbikëqyrjeve se protokolli për mbrojtje jo çdo herë respektohet dhe këtu edhe në botë, me çka gjithkund ka përqindje të caktuar të të infektuarve nga stafi mjekësor.

ËSHTË I PAVËRTETË KOLAPSI EKONOMIK 

Pasazhi i dytë ka spin në pjesën ku thuhet se “reaksioni i ngadaltë dhe joserioz i qeverisë për ndihmë të ekonomisë dhe shpëtim i vendeve të punës së qytetarëve do të çojë ekonominë në kolaps”. Ka edhe kritika se një pjesë e masave ekonomike janë të ngadalta edhe nga ekspertët dhe jo çdo herë janë të përshtatshme për të gjithë kompanitë. Por, po ashtu, ka edhe mbështetje të atyre masave nga të tjerë ekspertë edhe nga institucionet ndërkombëtare financiare. Fundja edhe Qeveria korrigjohet në pjesën e dispozitave, siç komunikoi edhe ministrja për Financa, Nina Angellovska. Por që e e gjithë kjo do të “çojë në kolaps ekonomik” është e vërtetë e shtrembëruar.

Ekzistojnë tre skenarë, edhe në raste më të këqija nuk mund të përdoret fjala kolaps, sepse të gjithë parashikimet e deritanishme se masat ngadalë do të fillojnë të hiqen në maj ose deri në fund të majit, me çka në qershor aktiviteti përsëri do të lulëzojë. Fundja, aktiviteti ekonomik është në qendër të debatit në gjithë botën, paralelisht me krizën shëndetësore dhe zgjidhjet për vet virusin.

PËRSE AKCIZA E DERIVATEVE TË NAFTËS DO TË ISHTE JOLEGJITIME?

Pasazhi i tretë ka të bëj akuzat për rritjen e akcizës së derivateve të naftës. Përse do të ishte legjitime Qeveria në kushte të të hyrave të ulëta në shumë baza, të mos tentojë përkohësisht, theksojmë përkohësisht, të mblidhen më tepër para në arkën shtetërore (e njëjta arkë nga e cila VMRO-DPMNE kërkon të ndihmohet) në këtë rast më tepër se dhjetëra milion euro me rritjen e akcizës së naftës?

Së dyti, kjo masë të rikujtojmë, se kërkohet barazim të akcizës së të ashtuquajtur nafta së kuqe me karburantet e naftës, diçka që me vite është detektuar si burim i keqpërdorimit edhe nga prodhuesit edhe nga qytetarët, dhe nga ana tjetër për shkak të karakterit ekologjik.

Së fundmi, në kushte drastike të uljes së shpenzimeve dhe ulje drastike të çmimeve të derivateve të naftës, rritja e akcizës a do të thotë tharje e xhepave të qytetarëve dhe pasurim i oligarkëve përmes rritjes së çmimeve të prodhimeve të tjera? Për shembull, çka do të arrinte një transportues gjatë transportit ndërqytetarë pas rritjes së çmimeve të shërbimeve të tij, kur edhe me rritjen e akcizës do të kishte naftë më të lirë edhe se para krizës? Dhe se kjo do të çojë në inflacion. Së fundmi, BPRM doli me projeksion të inflacionit edhe më të ulët se pritshmëritë.

Po ashtu, është tërësisht jologjike pretendimi se me masën e rritjes së akcizës “në radhë të parë janë oligarkët dhe milionat e tyre”, gjegjësish se me marrjen e një mase të tillë oligarkët e naftës do të kenë ndonjë përfitim. Së pari, është e paqartë për çdo biznesmen (ose oligark) do t’i konvenonin tarifat më të larta. Përkundrazi. Me akcizë më të ulët, shefat e kompanive të naftës mund të presin se nafta më tepër do të shitet, ndërsa me çmim më të lartë, më pak. Kjo do të thotë se akciza e rritur nuk ku shkon për shtat as atyre. Anash asaj se shumë lehtë mund të ndodhë që kostoja e akcizës së rritur nuk mund të bartet plotësisht te konsumatorët, kështu që kompanitë duhet të ulin çmimet e shitjeve për arsye konkurruese, dhe kështu të humbasin disa nga fitimet e tyre.

Dhe në fund, pasazhi i katërt është riciklim i pasazhit të dytë për “kolapsin” dhe për qytetarët ju rrezikohet ekzistenca.

VMRO-DPMNE padyshim se spinon kur thonë se “LSDM na kthen 30 vite mbas në kohën e tranzicionit kriminal”. Më e vërtetë do të ishte se këto spinime konstante me të cilat partia komunikon me opionin jemi kryer dekada mbase në kohën e propagandës së “Prezantimit të filmit” të ishe IRFJ-së. Kuptohet, kjo nuk do të thotë se gjithçka e ndërmarra nga Qeveria gjatë kohës së krizës së koronës është ideale ose e pagabuar, por, absolutisht për çdo masë të spinohet është e pashembullt.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.