Kundërspin: VMRO-DPMNE do të gazifikojë “shtetin” për herë të dytë!?

Dhënia e premtimeve nga VMRO-DPMNE-së për diçka që kjo parti e ka bërë përderisa ka qenë në qeveri, vetëm tregon se sa ia huqin dhe ndjehen të detyruar para opinionin me qëllim që të kenë avantazh në fushatë me ndihëm e projekteve kapitale. Një premtim i tillë është edhe gazifikimi i Qendrës klinike në Shkup, nëse vijnë në qeveri, duke harruar se e kanë kryer gazifikimin në vitin 2013 

 

Shkruan Teofil Bllazhevski

 

VMRO-DPMNE dha komunikatë në opinion me përmbajtjen, të cilën e vlerësojmë si spin:

Spin: Një prej projekteve që do të jete me prioritet në qeverinë tonë të ardhshme të udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të jetë gazifikimi. Si i amvisërive, ashtu edhe qendrave mjekësore…Qendra me prioritet që do të jenë të parat të gazifikuara janë: Qendra Klinike në Shkup, spitali në Gostivar, Tetovë, Prilep, Manastir dhe Kumanovë.

[Burimi: VMRO-DPMNE – Komunikatë data, 27.02.2020]

Kundërspin:

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, në komunikatë për opnionin ku u fokusua në pjesën e masave ekonomike që do të merren, përsërit theksin e vë në gazifikimin dhe thekson se institucionet e para që do të gazifikohen janë ata të shëndetit publik, me çka detektohet spin, gjegjësisht e vërtetë e shtrembëruar.

Partia pretendon se edhe përkrah të tjerave do të gazifikojë edhe Qendrën klinike në Shkup. Qendra e vetme klinike në Shkup, thënë lirshëm, është fraza e cila përdoret për kompleksin e klinikave universitare Nënë Tereza ose të njohura edhe si “spitali shtetërorë” ose “spitalet shtetërore”. Spini qëndron në atë se nëse VMRO-DPMNE i qaset gazifikimit të qendrës klinike, kjo do të thotë se do ta bëj për herë të dytë!

Më saktë, gazifikimi është kryer në vitin 2013, kur ministri i Shëndetësisë ishte Nikolla Todorov, në qeverinë e atëhershme të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Për këtë flasin edhe informacionet të cilat kanë mbetur në gjeneratorët e ajmeve si Tajm mk:

Screenshot nga arkiva e Tajm.mk

Në mars të vitit 2014 Todorov komunikon edhe për kursim të dukshëm të parave pas konvertimit të mazutit në gas në sistemin e ngrohjes së klinikave dhe këtë e ka publikuar qeveria në sajtin e saj: 

Screeshot në ueb-faqen e Qeverisë

Prej këtu, pretendimin e VMRO-DPMNE-së për gazifikimin e Qendrës Klinike nuk është asgjë tjetër, por spin.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.