Kundërspin: Vetura Audi e Merkos është e shëmtuar për shkak se paraqet luks me paratë e qyetarëve të Komunës së Strugës
Vetura e Merkos nuk është e bukur, deklaron ai. Ajo është një vetur simbolike e shëmtuar, një ndër veturat më të shëmtuara për momentin në vend, për shkak se është i panevojshëm luksi me para publike në Komunë e cila ka miliona euro borxh
Shkruan: Teo Bllazhevski
Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, gjatë pjesmarrjes në një intervistë televizive tha një sërë shtrembërimesh për veturën e re zyrtare- Audi A6:
Spin: Si do të vija unë sonte këtu nëse nuk do të kisha veturë… Shikoni, Struga është larg nga këtu 200 kilometra. Një e ardhur këtu janë 400 kilometra dhe a nuk është turp një kryetar Komunë të ri rrugëve?
Në pyetjen pse jo Shkoda por Audi, Merku u përgjigj:
Për shkak se Shkoda shkon me shpejtësi më të vogël.. Unë e propozova në Këshill dhe u votua që do të marrim një veturë të tillë, ku është këtu problemi?
„Të shohim edhe njëherë, sa e bukur është, shife, shife ( Kamera shfaq inserte nga Audia jashta hymjes së shtëpisë televizive, ndërkaq Merko qeshet me krenari)…. Çfarë kryetari komune ju dukem unë, do të shkoj me Fiqo? Shikoni, në vitin 2006 në vizitë të Strugës erdhi Tadiq presidenti i Serbisë dhe Pravnov, së bashku me zotri Branko Cervenkovskin, ishim në Kalishtë, në “Biser”, unë kalimthi nga Struga për në Kalishtë, qindra vetura Audi, Mercedes, dhe të tjera, unë me Opel Vektra. Nuk ja vlen një kryetarë komune (nëse shkon) me tesha të grisura dhe veturë të vjetër… Nuk jam pisham që e kam blerë.. Ndoshta duhej të marr veturë ende më të mirë…
[Burim: 24 Anliza– Intervistë me Ramiz Merkon (nga minuta 41) – data: 29.03.2019]
Кundërspin: Ramiz Merko, kryetari i Komunës së Strugës, që një muaj më parë e provokoi opinionin publik me blerjen e veturës zyrtare për nevojat e kryetarit me vlerë prej 67 mijë eurosh, edhe pse në të njejtën porosi janë blerë edhe tre vutra të tjera Shkoda, dy të modelit Oktavija, dhe një e modelit Rapid, për shumë më pak para- afër 20 mijë euro, siç thot edhe vet kryetari i Komunës.
Pjesmarrja në intervistën e 24 Analiza, Merko, në fakt, tregoi se nuk bëhet fjalë pës padituri dhe për ndonjë vendim që eventualisht ja kanë imponuar shërbyesit, por për harxhim të vetëdijshëm të parave publike për veturë luksoza të klasit të lartë, për shkak se , thjesht, Merko vlerëson që nuk meriton të vozitet me veturë më të lirë.
Më pas, duke u munduar të gjejë arsyetim, Merko tha një sërë të pavertetash dhe të vërtetash të shtrembuara, të ashtuquajtura spine, mes të cilave që Audia është më e shpejt se Shkoda, që në fakt nuk është e vërtetë, por në atë që menjëher duhet të jep përgjigje, është që me sa kilometra në orë e ngasin makinën, për shkak se shpejtësia maksimale në vendin tonë është 130 k m/h në autostradat tona, që më pas, kryetari nuk vlen nëse nuk ka veturë të shtrenjtë dhe veshje të shtrenjt, më tej që i ka ardhur turp nga Tadiç, Prvanov dhe Crvenkovski pars 13 vitesh, kur ai si kryetar Komune është vozitur, paramendoni, me Opel Vektra të thjesht, me qera ose e blerë nga Komuna Lukovës!?
Merko, siç duhet, ka një vlerësim të lartë për veten, ndërsa më shqetësuese është që nuk e sheh ku është problemi, por në fund thotë që është dashur të blej një veturë edhe më të bukur.
Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, nuk kupton që blerja e veturave zyrtare prej 70 në vend të 20 mijë eurove, është një harxhim i panevojshëm i parave publike, para të të gjithë qytetarëve në Strugë dhe të shtetit, të cilët investojnë në kasën komunale të Strugës. Ramiz Merko nuk e kupton, që në fakt, me ato para mund të blejë më së paku dy ose tre vetura të ambulancës për nevojat e shëndetësisë publike në Strugë ose të paktën një veturë super të pajisur të zjarrfikësve për nevojat e njësis kundër zjarrit në Strugë.
Merko, përfundimisht, nuk e kutpon që ai nuk blenë, por që Audinë ja blejnë qytetarët, për të cilën, faj mbajnë edhe këshilltarët e Këshillit që e votuan vendimin. Por, pjesë të fajit mbanë edhe pushteti qendror, për shkak se nuk ka gjetur dhe nuk do të gjej mekanizma t`i pengoj këto lukse të një njësie të pushtetit lokal, të ndihmuar edhe me parat e pushtetit ekzekutiv. Edhe atë vetëm në dhjetor të vitit të kaluar me mbi 2 milion euro, ndërsa në Struga në shtator-tetor 2018 ka pas borxh prej 4 milion eurosh!!!
Ndërsa si përfundim- vetura e Merkos nuk është e bukur, siç thot ai. Ajo është simbolikisht e shëmtuar, më e shëmtuara për momentin në vend, për shkak se është i panevojshëm luksi me para publike në Komunën e Strugës e cila ka borxhe miliona euro dhe Komuna ka shumë qytetarë të varfër, të cilët kanë edhe nevoja të tjera nga pushteti komunal, ndërsa jo luks me vetura të shtrenjta për nevojat specifike të kryetarit të Konunës.
Për këtë arsye. gjithçka që tha Merko në këtë emision në lidhje me veturën, e vlerësojmë si spin.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari