Kundërspin: Vetëm VMRO-DPMNE e sheh politizimin e PSP-së

Është i nevojshëm kontrolli i dioptrisë së VMRO-DPMNE. Foto: wikimedia

Нема политичко делување на СЈО, институција која има законска и етичка обврска. Кој, како и зошто прислушкувал, кој и како управувал со земјата и институциите, се прашања без чии одговори нема прогрес за Македонија и нејзините граѓани

 

 

Nuk ka veprime politike në PSP, institucion i cili ka detyrim ligjor dhe etik. Kush, si dhe përse ka përgjuar, kush dhe si ka udhëhequr me vendin dhe institucionet, me pyetje pa përgjigjet e të cilave nuk ka progres për Maqedoninë dhe qytetarët e saj

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Përfaqësuesja e VMRO-DPMNE-së, Nevenka Stamenovska, në emër të partisë shprehi reagim në lidhje me intervistën e shkurtër për Dojçe Vele të Prokurores speciale publike Katica Janeva, gjatë të cilës së paku një paragraf të cilin e vlerësojmë si spin: 

Spin: …Katica Janeva për të 100 herë e dëshmon se PSP funksionon vetëm si organizatë komunale e LSDM-së duke përmbushur urdhrat e Zaevit. Të gjitha lëndët të cilat deri më tani i ka ngritur Janeva janë raste të porositura politike pa asnjë fakt në to.

Предлог решенија надвор од Договорот од Пржино. Фото: скриншот

Kundërspin: Në zhveshjen e këtyre të vërtetave në lidhje me aktivitetet në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) dhe shefen e saj, prokuroren Katica Janeva, mund që të niset me pyetje konkrete: Përse një nervozizëm i tillë nga një deklaratë konkrete e Janevës në bisedën e shkurtër, në qoftë se maja e partisë është e bindur në atë që e thotë – se bëhet fjalë për raste politike të urdhëruara për të cilat nuk ka bazë dhe se të gjitha rastet për të cilat nuk ka fakte do të bien në gjyq?

Këtu nuk do të bëjmë retrospektivë prej kur Kativa Janeva, për VMRO-DPMNE-në ka filluar që të ngjaj si organizate komunale e LSDM-së, por do të rikujtojmë faktin se dashuria u përmbys kur PSP kërkoi lirimin nga burgu për aktorët e rastit “Puç” – rast i cili është kyç që të shihet prapavija rreth asaj se kush dhe si ka përgjuar fshehurazi mijëra qytetarë në RM, prej ku më pas dolën edhe të gjitha njohurit për opinionin se në çfarë mënyre është qeverisur me vendin dhe si janë organizuar zgjedhjet.

Kjo “lidhje dashurie” e ndërprerë mes PSP-së dhe VMRO-DPMNE përgjatë gjithë vitit 2016 rezultoi me sulme të ashpra dhe kritika të partisë dhe liderit të saj ndaj prokurores, secilën herë kur PSP do të aktivizonte hetim të ri ose padi të re.

Ashtu që, lideri i partisë i cili gjatë zgjedhjes së Katica Janevës shprehi kënaqësi nga zgjedhja e kuadrit, sepse, siç tha “është profesioniste  e lartë e trajnuar ndërkombëtarisht”,  më pas filloi që të mos zgjedh fjalët edhe me “pemë dhe gurë” të gjuaj ndaj Janevës dhe të gjithë prokurorëve të këtij institucioni. Në praktik, filluan që të paraqiten pengesat formale dhe jofromale në punën e përditshme (që nga mos miratimi i kërkesave për ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, deri te mos dhënia e procesverbaleve nga seancat gjyqësore të lëndëve të paraqitura nga PSP).

 

TË GJITHË LËNDËT JANË DETYRIM LIGJORE I PSP-SË

Duke ditur këtë prapavijë, duket joserioz dhe tërësisht e papërmbajtshme kur VMRO-DPMNE do të deklarohet që : “të gjitha lëndët të cilat i ka ngritur Janeva janë të porositura politikisht pa asnjë fakt”. 

Ky spin është absolutisht i lexueshëm, sepse vetëm me hetimin e lëndëve të cilët kanë të bëjnë edhe me atë se kush dhe si ka përgjuar, dhe më pas ka shkatërruar pajisjen -(Fortesa dhe Target), përmes rastit të parë rreth nxjerrjes masive së letërnjoftimeve dhe regjistrimeve në lista zgjedhore (Titanik), deri te rasti dhuna në Komunën Qendër, ku i dyshuari i parë është ish kryeministri Nikolla Gruevski – bëhet e qartë se nuk ka vend për asnjë porosi.

Gjithë kjo hyn në përshkrimin dhe procesverbalin e PSP-së, sipas detyrimeve nga ligji me të cilin është formuar – të hetojë të gjithë çështjet e paligjshme për të cilat tregojnë bisedat e përgjuara telefonike, por përgjatë asaj edhe të përgjigjet në pyetjet kryesore – kush, si dhe përse ka përgjuar në RM, në periudhën prej 2008 deri në vitin 2015.

Ndërsa, për atë se ka pasur ose nuk ka pasur fakte, kuptohet se nuk mund që të vlerësojë VMRO-DPMNE, edhe pse është legjitime që të jep mendime, por jo me shtrembërime të së vërtetës. Më në fund vendimi për faktet do të bëhet në gjyq.

Përse, siç thuhet edhe në deklaratën e partisë, “nuk ekziston gjyq i cili do të merr procedurë ligjore ose do të mbështes lëndë të porositura politike, përderisa i njëjti gjykatës ka integritet dhe sillet kryesisht ne pajtim me betimin të cilin e ka dhënë, gjegjësisht ndan drejtësinë vetëm në pajtim me ligjin”. 

 

ZAEV DHE JANEVA “KANE DËGJUAR” PËR INTEGRITETIN E GJYQËSORIT 

Problemi është se edhe Zoran Zaev edhe Katica Janeva, për shkak të gjithë asaj që kanë dëgjuar se deri më tani në bisedat e përgjuara, më së miri e din se çfarë “integriteti” ka një pjesë e gjyqësorit dhe sa shpesh drejtësia “ndahet” në pajtim me ligjin. Mos doli rastësisht termi “Gjykata Svarovski” edhe u pranua përgjithësisht si shprehje e gjuhës së përditshme në opinion?

Prej këtu, në opinioni vendor dhe ndërkombëtar, politik dhe ekspertë, nuk ka dyshim se Maqedonia mund që të dal nga kriza e thellë politike vetëm me ndryshimin komplementar të masave politike dhe ligjore. Ato politike janë në përfundim – zgjedhjet e kryera, formimi i qeverisë me shumicë të re parlamentare. Masat ligjore mund që t’i shty PSP përmes sistemit gjyqësorë. Për të njëjtin opinion vendor dhe ndërkombëtar, atë politik dhe të ekspertëve, nuk ka politizim të PSP, ashtu e sheh vetëm VRMO-DPMNE-ja.

Për këtë, reagimet me nervozizëm të partisë së Gruevskit sa herë  PSP dhe Katica Janeva “do të lëvizin”  siç ishte edhe kjo interviste e shkurtër për DW, çdo herë janë plot me të pavërteta dhe shtrembërime, njëjti si edhe ky shembull i vendosur më lartë, të cilin e vlerësojmë si spin. 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.