Kundërspin: Vendimi i BE-së për datën e negociatave gjithsesi se do të ndikojë mbi zgjedhjet
Edhe të merret edhe po të mos merret vendim pozitiv për datën e fillimit të negociatave me RMV, vendet anëtare të BE-së do të mund të akuzohen se kanë ndërhyrë në zgjedhjet në Maqedoni, por nëse gjithçka shkon me të njëjtin parim “vetëm data mund të na shpëtojë”, ky që në fillim është varianti humbës për BDI dhe LSDM
Shkruan: Teofil Bllazhevski
Zëvendëskryeministri dhe funksionari i lartë i BDI-së, Bujar Osmani, dha deklaratë në të cilin mund të identifikohet spini:
Spin: Të mos merret vendimi do të ishte ndikimi i madh i mundshëm në zgjedhje, sepse gjatë kohës së këtij mandati, ndërmorëm rreziqe politike dhe morëm vendim mbi premtimin e BE-së. Ju treguam bashkëqytetarëve tanë, në çështjen e referendumit se kemi marrëveshje me BE-në: nëse ne përmbushim premtimin tonë, BE do të përmbush të vetin. Nëse BE nuk e bën këtë gjatë këtij mandati, kjo do të jetë ndërhyrja më e madhe në zgjedhje dhe do të ketë pasoja të mëdha.
[Burimi: MKD.mk/Agjencia Evropa–B. Osmani – data: 29.01.2020]
Kundërspin: Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i cili në qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së është kompetent për eurointegrimet, ka dhënë intervistë për Agjencinë Evropa në të cilën pretendon se nëse BE nuk cakton datë për negociata të RMV-në në mars të këtij viti, kjo do të thotë “ndërhyrje e madhe në zgjedhje” me “pasoja të mëdha”. Ky pretendim është pastër shtrembërim i të vërtetës, gjegjësisht spin për disa arsye.
Kthimi mbrapa për disa muaj dëshmon së pari, se pikërisht mos marrja e datës për negociata me BE-në në samitin e tetorit të vitit 2019, ishte arsyeja për vendimin e shumicës së partisë në qeveri, LSDM, që të merr vendim për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Deri më tani u sqaruan se arsyet e mosdhënies së datës nuk janë të diskutueshme. Doli se arsyeja kryesore është Franca, e cila për shkak të marrëdhënieve të brendshme me Bashkimin Evropian dhe arsye të tjera bllokoi vendimin pozitiv, me argumentin se do të zhvillohet një metodologji e re për qasjen e negociatave me vendet kandidate.
Po ashtu, sipas deklaratave të fundit të anëtarëve të Komisionit Evropian, nuk është e diskutueshme se vendi akoma përmbush kushtet për pranim dhe se është e mundur që të pritet raport i KE për Maqedoninë dhe Shqipërinë në fund të shkurtit, edhe ose një lloj alibi për diskutimin dhe dhënien ose mosdhënien e datave në mars të këtij viti, me çka rol do të luaj edhe miratimi ose mosmiratimi i Ligjit të ri për Prokurori Publike, diçka për të cilën Osmani është shumë i vetëdijshëm.
Nëse kështu qëndrojnë punët, atëherë përse vendimi (pozitiv), nëse nuk merret në mars, do të ishe ndërhyrja më e madhe në zgjedhje dhe do të kishte pasojat katastrofale (lexo humbje të qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së)?
Në fund të fundit, nëse në mars merret vendim pozitiv, po ashtu, do të ishe ndërhyje për dy-tre javë para zgjedhjeve të caktuara, sepse vlerësohet se do të jetë një erë e fortë në kurriz për partitë e tanishme qeverisëse, LSDM dhe BDI. Por, kjo njëkohësisht nënkupton ndërhyje në drejtim negativ për VMRO-DPMNE-në opozitare ose për partitë e tjera më të vogla në bllokun maqedonas dhe shqiptarë, me çka vendet anëtare të BE-së vendosen në një pozitë të palakmueshme për tu akuzuar, ose sepse kanë mbështetur dikë në zgjedhje.
Pikërisht për këtë, një vendosjen e gabuar e vendeve anëtare të BE-së në kontekstin e zgjedhjeve mund të jetë kundërproduktive pas vendimit të tyre.
Së dyti, vet çështja e referendumit, “A jeni për anëtarësi në BE dhe në NATO përmes mbështetjes së marrëveshjes në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”, duket sikurse paraprakisht është marr premtimi nga BE. Deri më tani në opinion askush nuk doli të thotë se është kështu, dhe të mos harrohet se KE ka kërkuar plotësimin shtesë të disa kushteve dhe vlerësim të shkurtë të zakonshëm për vendin, para samitit të qershorit të BE-së në vitin 2019. Në fund, nëse anëtarësimi në NATO varej kryesisht nga zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë është e qartë se duhet të ketë proces të madh negociues, para se të merret vendimi formal.
Së treti, vendimi i rëndë për marrëveshjen me Greqinë dhe vendimi më pak i rëndë për marrëveshjen me Bullgarinë është e saktë se janë realizuar për shkak të lëvizjes drejt euro-integrimeve, por me këtë edhe reformat në vend, që do të thotë se, në fund, janë realizuar në interes të qytetarëve, dhe jo në interes partive politike.
Kjo në fund do të thotë se një pretendim i tillë i Osmani- është shtrembërim i të vërtetës edhe nga këndvështrimi i reformave në disa fusha gjatë kohës së qeverisjes së LSDM-së, de fakto është nënvlerësuar cilësia e të punuarës dhe drejtpërdrejtë del në pah teza e VMRO-DPMNE-së se në tre vitet e fundit ( edhe pse janë pak diku dy vite e gjysmë), qeveria e LSDM-së (dhe BDI) “nuk kanë ngulur një gozhdë” dhe se nuk është punuar asgjë. Kjo fillimisht është variant humbës për BDI-në dhe LSDM-në dhe kartë fituese në dorën e VMRO-DPMNE-së në fushatën zgjedhore, por edhe larg të vërtetës.
Prej këtu, porositë e tilla fataliste ndaj vendeve anëtare të BE-së nga ana e zëvendëskryeministrit Bujar Osmani mund të vlerësohen si shtrembërim i të vërtetës, gjegjësisht spin.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari