Kundërspin: Trajanovski spinon rreth efikasitetit të tij

Kryetari ndoshta është e efikas, por është shumë larg nga të qenurit më efikasi. Foto: VMRO-DPMNE/ueb-faqja

Kryetari Trajanovski i cili prej qytetarëve të Shkupit kërkon mandatin e tij të tretë ka shumë projekte kapitale të parealizuara, veçanërisht në pjesën e infrastrukturës dhe ekologjisë. Prej këtu, pretendimi i tij kundërthënës është shtrembërim i të vërtetës ose spin

 

Kryetari Trajanovski i cili prej qytetarëve të Shkupit kërkon mandatin e tij të tretë ka shumë projekte kapitale të parealizuara, veçanërisht në pjesën e infrastrukturës dhe ekologjisë. Prej këtu, pretendimi i tij kundërthënës është shtrembërim i të vërtetës ose spin

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Një prej kandidatëve për mandat të ri për kryetar komune në Shkup, Koce Trajanovski, duke prezantuar programin e vet në hapjen e shtabit zgjedhor, mes tjerash shprehi edhe pretendimin në vazhdim të cilin e vlerësojmë si spin:

Spin:  Programet e mija asnjëherë nuk janë premtuar, që të mos realizohen. Shpresojë se përkushtimin tim në punë dhe në terren tashmë e keni të njohur…

[Burimi: VMRO-DPMNE, ueb-faqja data: 29.09.2017]

 

Kundërspin: Koce Trajanovski, kandidat për kryetar komunë në Shkup në mandat të tertë, duke prezantuar programin e vet për mandatin e mundshëm prej vitit 2017 deri në vitin 2020, u prezantua si kandidat i cili çdo herë i ka realizuar projektet e premtuara, të cilën e vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruar dhe spin.


“Vërtetmatësi” që në vitin 2013 është marr me këtë çështje. Edhe janë anilizuar vetëm 17 nga 201 projektet e premtuar për atë mandata ( për të tjerat janë parashtruar pyetjet, por nuk ka përgjigje), verifikimi tregon realizim të asaj që është premtuar në tërësi prej 33 përqind dhe realizim të pjesshëm prej 24 përqind. Për sa i përket, për shembull, projekteve të premtuara në atë mandat në fushën e planifikimit hapësinor dhe rregullimit hapësinor, ku janë premtuar 5 projekte, verifikimi shfaq se përqindja e realizimit të plotë dhe të pjesshëm arrin 40 përqind, përderisa 60 përqind nuk janë realizuar. Në fushën e parkimit dhe shërbimit merimangë, verifikimi i “Vërtetmatësit” ka treguar se në periudhën e mandatit 2009-2013 janë realizuar 25 projekte të premtuara, ndërsa 75 përqind janë vetëm pjesërisht të realizuar.

Verifikimet e ndara që i ka bërë “Vërtetmatësi” në vitet e kaluara, po ashtu, tregon se ka projekte të cilët janë premtuar, ndërsa deri më sot nuk janë realizuar, edhe atë më të rëndësishmit dhe më të mëdhenjtë nga fusha e infrastrukturës dhe nga fusha e mjedisit jetësorë. Kështu për shembull, nuk është realizuar asnjë premtim i rrugëve nëntokësore ose udhëkryqeve të sipërme në dy nivele, për të cilët “Vërtetmatësi” tashmë i ka verifikuar.

Edhe pse më së miri qëndron në pjesën e zgjerimit dhe vazhdimit të bulevardeve të vjetra, as këtu nuk i ka shkuar gjithçka në terezi, një pjesë e bulevardeve janë zgjeruar me shumë vonesa, ndërsa ndërtimi i disave, siç është për shembull “Hristijan Todorovski – Karposh”, ende nuk është realizuar në tërësi, ndërsa ajo që është realizuar është kryer më shumë vonesë.

Një prej projekteve kapitale, premtimi për ndërtimin e Parkut të lojërave bashkëkohorë, mund të thuhet se nuk është realizuar, ndërsa tashmë janë hedhur qindra euro në projekte ideore, projekte kryesore, tendere, etj. Deri në gusht dhe shtator të këtij viti, janë bërë disa përgatitje në terren më gërmimin e disa themeleve për rekuizita të ardhshme.

Edhe në fushën e mjedisit jetësorë ose infrastrukturës nëntokësore ka disa, nuk mund të thuhet se bëhet fjalë për projekte të vogla të cilat janë premtuar. Për shembull, akoma nuk është ndërtuar kolektori kryesor fekal në bregun e djathtë të lumit Vardar, për të cilin “Vërtetmatësi” shkroi tash vonë. Ende është në fazën e ndërtimit kolektori fekal në anën e majtë të Vardarit. Por, kjo nuk i pengon Trajanovskit që të paralajmëroi impiant për trajtimin e ujit në Trubarevo për Qytetin e Shkupit?!

Ky projekt i premtuar dhe paralajmëruar që në vitin 2012, tani është vetëm në fazën e përgatitjes së studimit, për të cilën dëshmon edhe Llogaridhënien e fundit kryetari Trajanovki. Ndërtimi aspak nuk është i thjeshtë sepse bëhet fjalë për vlerë të llogaritur prej 100 milion euro në të cilin merr pjesë edhe Qeveria (e cila në seancën e fundit ka shqyrtuar diçka), si dhe mjete nga grantet e huaja. Vetë afati i ndërtimit, sipas një llogarie të bërë nga vet Qyteti i Shkupit, mund të shtyhet deri në vitin 2040. Do me thënë, për diçka që mund të ndërtohet në vitin 2040, premtohet në mandatin në vazhdim.

Por, Trajanovski ka edhe premtime te tjera kapitale të parealizuara rreth mbrojtjes së mjedisit jetësorë. Për shembull, nuk ka ndërtuar, ndërsa premtoi, qendrës për përpunimin e mbeturinave organike. Atë që ka realizuar, dhe është e rëndësishme, është Kadastra e integruar e ndotësve. Por, edhe në atë dokument edhe një hetim tjetër i thellë tregojnë se ndotësi më i madh me grimca PM 10 dhe PM 25, të cilët vlerësohen si më të rrezikshmet për shëndetin e njeriut, është mënyra e ngrohjes nëpër amvisëri në Shkup, e më pas nga komunikacioni dhe pluhuri ndërtuese, Trajanovski u mundua që me masa të përgjysmuara të zgjidh problemin, siç është për shembull projekti për subvencionimin e koftorëve me peleta.

Nëse ka Kadastër për ndotës, Trajanovski në mandatin e tij në mjedisin jetësor nuk arrit që të ndërtojë të ashtu quajturën Kadastrën e gjelbër. Kështu që, edhe pse janë të saktë numrat se për një mandat ka gjelbëruar 330 mijë metra katrorë (ekuivalente me 60 fusha futbolli), pasi që nuk ka Kadastër të gjelbër, ne nuk e dimë se sa ka qenë sipërfaqja e gjelbër në Shkup para vitit 2013 që të mund të bëhet krahasimi. (Në një punim shkencor përmendet numri prej mbi 600 hektarë kah mesi i dekadës së kaluar). Sipas informacioneve të fundit përpunimi i Kadastrës së gjelbër është duke u realizuar, edhe pse është premtuat me vite, që para vitit 2013.

Ndoshta gafa më e madhe e Trajanovskit rreth ekologjisë është mënyra e përfshirjes së partneritetit publiko-privat për menaxhimin me deponinë Drislla, ku vet ai dhe këshilli i Qytetit të Shkupit votuan disa herë, marrëveshja të nënshkruhet me një kompani italiane, me shumë gabime në procedura dhe mospërmbushje të kërkesave të tenderit, edhe pse Gjykata Themelore, sipas vendimit të fundit gjykoi në favor të asaj kompanie.

Se nuk janë përmbushur më shumë premtime të Trajanovskit, mes të cilëve edhe disa investime kapitale, flet edhe vetë e dhënë në hetimin e Prizma, e cila posashtu, merret me verifikimin e fakteve (fact-checking)  në fushën e vetëqeverisjes lokale. Sipas verifikimit të tyre në katër vitet e fundit nga buxheti i paraparë për investime kapitale janë realizuar 54 përqind nga mjetet.

Për shkak të argumenteve të shënuara më lartë, pretendimin e Trajanovskit se nuk ka projekt të cilin e ka premtuar dhe nuk e ka realizuar, e vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruar ose spin.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.