Kundërspin: Spini i Nikolloskit rreth akcizës për derivatet tërësisht është i pabazë

 

Faktet dëshmojnë se do të ishte legjitime Qeveria të realizojë rritjen e akcizës së derivateve të naftës i masë kundër krizës. Pretendimet e opozitës se bëhet fjalë për masë që ka për qëllim pasurimin e oligarkëve, për përftime lufte ose për mundësi inflacioni, janë tërësisht spinime të pabaza

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Aleksandar Nikolloski, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, në një bisedë me Kanal 5, mes tjerash, doli edhe me propozimin e rritjes së akcizës së naftës, me çka me të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spinim, propozimin e vlerësoi si masë për oligarkët në vend.

Spin: Kërkesa e për rritjen e akcizës duhet të hidhet…Kjo masë ju konvenon disa oligarkëve në Maqedoni për të cilët jam i vetëdijshëm se kanë shpenzime të mëdha, për shembull, kanë disa vetura të makës Mercedes të cilët në vit duhet të mirëmbahen, kanë disa vila edhe në Maqedoni edhe në Hallkidiki…Kjo është e palejueshme, pasurim i oligarkëve në kohën e krizës nuk është asgjë tjetër përveç se përfitimin mbi brengën e popullit. 

[Burimi: Kanal 5/ VMRO-DPMNE – А. Nikolloski– data: 15.04.2020]

 

KUDNËRSPin:

Prej kur u paraqit ky propozim nga ana e Odës Ekonomike të RMV përgjatë javës së kaluar, partia e VMRO-DPMNE-së disa herë e refuzoi dhe e vlerësoi si skandaloze, por po ashtu edhe Nikolloski, pa ndonjë fakt relevant si argument. Gjëja e vetme e që u tha në konferencë për shtyp të zëdhënësit të partisë, Igor Janushev, është se do të sjell inflacion, me ç’rast u përdorën kualifikime të tipit “nepotizëm” dhe “përfitim ushtarak”.

VMRO-DPMNE nuk mbështet asnjë përfitim ushtarak, gjegjësisht nepotizëm i cili do të sjell rritje të akcizës së naftës, dhe me këtë drejtpërdrejtë rritje të çmimit të shumë produkteve dhe jetesë më të shtrenjtë. (I. Janushev, konferencë për shtyp)

Faktet flasin diçka tjetër. Për shembull, është e padiskutueshme se deficiti në Buxhet do të jetë i madh, është e patjetërsueshme që të shfrytëzohen të gjithë mjetet në dispozicion që ai boshllëk të mbushet në shumë mënyra. Po ashtu, një fakt i padiskutueshëm është se Buxheti gjithmonë është mbushur nga qytetarët dhe kompanitë, ose drejtpërdrejtë prej tatimeve të tyre, ose përmes të hyrave shtesë, sikurse që është akciza. Siç është fakt se çmimi i derivateve të naftës ka rënë në mënyrë dramatike për shkak të çmimit të naftës së ngurtë në tregun botëror prej 50 dollarëve gjatë krizës në 20 dollar, sa është edhe sot.

Për shkak të kësaj, edhe karburanteve edhe derivateve ju ul çmimi prej afro 70 denarë për litër në 45-48 denarë, sa edhe që është tani, ndërsa me një rënie të tillë çmimi i naftës së ngurtë do të ulet edhe më tej. Kjo ndërlidhet edhe me faktin se shpenzimi është ulur për shkak të masave kufizuese për lëvizjen e banorëve dhe për shkak të aktivitetit të ulur ekonomik të partive.

Nëse këto fakte janë më të rëndësishme, atëherë përse një kundërshtim kaq i madh ndaj rritjes së akcizës, sepse, edhe të hyrat janë të ulura, për shkak të shpenzimit të zvogëluar, edhe sikur të bëhet fjalë për fingeray, të ashtuquajturin propozim të Qeverisë, i njëjti erdhi edhe nga Oda ekonomike?

Llogaritjet që u dhanë nga ana e propozuesit nuk janë për tu nënvlerësuar. Në kërkesë thuhet se në nivel vjetor në arkën e shtetit në këtë mënyrë do të hynin mbi 45 milion euro plus ose afro 4 milion euro më tepër në muaj:

“Akciza ekzistuese për naftën e papërpunuar  të rritet për dy denarë në vlerë prej 23,692, akciza për vaj bazë i cili përdoret si shtytës (eurodisel) të rritet për dy denarë në vlerë prej 17,121 denarë, përderisa akciza për gazin i cili përdoret për ngrohej (karburant shtesë) të barazohet me akcizën e dizelit, gjegjësisht me vlerë prej 17,121 denarë. Me masat e propozuara, mesatarisht në buxhetin e shtetit, në bazë të akcizës dhe TVSH-së prej shitjes së derivateve të naftës, në nivel mujor do të mblidheshin mjete me lartësi prej 3,8 milion euro, gjegjësisht 46,2 milion euro në nivel vjetor” (Dr. Tatjan Shterjova). 

E vetmja gjë që është lidhur me “oligarkët” që i përmend Nikolloski, ndoshta ka të bëj me pjesën e dytë të propozimit për ndryshimin e Rregullores për çmimet më të larta me pakicë të derivateve, me çka në vend që rrjeti më i lartë tregtar të arrij 5,6 denarë për litër ai të jetë afro 5,38 denarë deri në 5,8 denarë. Por, as Nikolloski, as dikush nga VMRO-DPMNE, as ndonjë nga ekspertët nuk dolën të thonë se çka do të thotë kjo dhe nëse ky propozim do të shkojë në “llogari të oligarkëve” ose jo. Në fund, Qeveria nuk duhet të miratojë këtë propozim, por mund të mbahet vetëm në akcizës.

Dhe në fund, në shikim të parë argumentin të cilin e përmend Janushev – mundësi për inflacion. Kjo mundësi është pothuajse e përjashtuar. Para dy viteve, në nëntor të vitit 2017, Qeveria përmes Ministrisë për Ekonomi miratoi vendim për rritjen e akcizës së dezelit për mbi 3 denarë. Anash këtij arsyetimi, i cili thirrjen “në propozimet e Evropës” dhe të çmimeve më të ulëta të dizelit në Evropë, infalcion nuk kishte, edhe kur çmimi ishte mbi 70 denarë për litër, ndërsa VMROD-DPMNE kërkoi shfuqizim të menjëhershëm të akcizës, diçka që ministri i atëhershëm Dragan Tevdovski e refuzoi ftohtë. Përsëri, me çmimet e ulëta të naftës prej mbi 20 denarë për litër, aq më pak ka të ngjarë që prodhuesit ose transportuesit që të rritin çmimin e shërbimeve dhe prodhimeve.

Për shkak të fakteve të dhëna më lartë, padyshim se “argumentet” e Nikolloski-t për masën me të cilën “do të pasurohen oligarkët mbi brengën e popullit”, është e vërtetë është shtrembëruar ose spin, por një spin jotipik, i cili në vetvete nuk përmban as gjysmë argument i cili do të mbështeste një pretendim të tillë.

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.