Kundërspin: Realiteti i ri ekziston, ndërsa ministrja Mizrahi do të duhet ta pranoj atë

Me datën e ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë tashmë është krijuar realiteti i ri edhe brenda vendit dhe në raport me shtetet në botë. Ministrja Mizrahi duhet ta sheh këtë dhe eventualisht të pranojë këtë realitet. Ajo mund edhe të punojë në krijimin e një realiteti tjetër, kthimin e emrit të vjetër, dhe çfarëdo gjëje tjetër,  por kjo të mos bëhet nga pozita e ministrit në Qeverinë e RMV-së prej ku merr pagë, ndërsa pa realitetin e ri politik në terren, kjo është e vërtetë e shtrembëruara 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Rashela Mihrazi dha deklaratë në të cilën detektohet spini:

Spin: Unë nuk injoroj realitetin, por nuk do të lejoj krijimin e një realiteti të ri. E drejtë demokratike, por edhe detyrim moral i çdo qytetarit është kur sheh padrejtësi të reagojë pas të njëjtës. Tabela është e trashëguar, dhe nuk ekziston tabelë e vjetër dhe e re. Ekziston vetëm një tabelë në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale. 

[Burime: TV Tera, FB i TV 21 dhe të tjerë… – data: 09.02.2020]

 

Kundërspin: Shumë zhurmë në fundjavën e kaluar u shkaktua në opinion për shkak të një hapi teknik të ministres për Punë dhe Politikë Sociale Rashela Mizrahi, e cila pas një serie deklaratash dhe akuzash, mbrëmë përfundoi me një spin.

LSDM nga njëra anë dhe Mizrahi nga ana tjetër, u fokusuan nëse ka pasur ose jo tabelë të vjetër dhe të re në vet ministri, në të cilën do të qëndrojë ermi i ndryshuar i shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut. Andaj, Mahrazi pretendoi se nuk ka, por ka pasur vetëm një baner të bardhë i cili ka mbuluar tebelën, zëvendësuesja e Mihrazi pretendon se ajo gënjen, madje publikoi një fotografi ku me të vërtetë shihet baneri i bardhë, ministri për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov në konferencë për shtyp dhe kërkoi tërheqjen e tabelës së re ose dorëheqjen ose shkarkimin e Mizrahi,etj.

Në gjithë këtë huti nuk është më e rëndësishme nëse ka ose nuk ka tabelë të re. Nëse ka tabelë të re, për pritshmërit nëse ministrja Mizrahi do të fotografohet dhe do të jep deklaratë para tabelës së vjetër për shkak të bindjes së saj personale, e cila de fakto, kur shfrytëzohet për mbrojtjen e veprës së saj, është e vërtetë e shtrembëruara, gjegjësisht spin.

Më saktë, Mizrahi pretendon se “nuk injoron realitetin, por nuk do të lejojë të krijohet realiteti i ri” dhe se “e drejta demokratike, por edhe detyrim moral i çdo qytetari që kur të sheh padrejtësi të reagojë”…

Ministrja mendon se është “padrejtësi” ndryshimi i emrit të Republikës së Maqedonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Por, ministrja harron dy çështje. E para është se, “padrejtësi”, është bërë në Kuvendin e shtetit me dy të tretat e votave, dhe shumë e diskutueshme, sepse “kjo padrejtësi” mundësoi hyrje në NATO dhe lejon fillimin e zhvillimit intensiv të eurointegrimeve, me negociatat për anëtarësimin i cili pritet të ndodh shpejtë.

E dyta është se data e ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, është krijuar realitet i ri dhe brenda në vend dhe i shtetit me botën, sepse shteti i maqedonasve dhe i qytetarëve të tjerë që jetojnë në të është riemëruar Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ministrja Mizrahi duhet vetëm të sheh realitetin e ri dhe eventualisht ta pranojë atë. Ajo mund edhe të punojë në krijimin e një realiteti tjetër, kthimin e emrit të vjetër, dhe çfarëdo gjëje tjetër, por kjo të bëhet nga pozita e ministrit në Qeverinë e RMV-së prej ku merr rrogë (dhe nuk e kthen), dhe pa një realitet të ri politik në raport me vendosjen së një force të re politike, kjo paraqet shtrembërim i të vërtetës.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.