Kundërspin: Qeveria teknike “anuloi” takimin e liderëve – gjithçka tjetër është spin

Mickoski dhe Zaev. Foto: META dhe Qeveria e RMV/montazhi nga Vërtetmatësi

Duke analizuar me kujdes deklaratat e Kryeministrit Zoran Zaev dhe Presidentit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, arsyeja e anulimit të takimit të udhëheqjes nga Zaev qëndron në kërkesën e Mickoskit për të diskutuar “nevojën e formimit të një qeverie teknike”. Në deklaratat e tjera rreth kësaj çështje spinon edhe Mickoski edhe Zaev. 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski 

 

Dy deklarata nga Hristijan Mickoski dhe Zoran Zaev, dy spinime. Në vijim nga Mickoski

Spin: … Më pastaj, është fakt që Zaev ka një problem me qeverinë, brenda vetë qeverisë me partnerët e saj të koalicionit, por edhe brenda partisë së tij. Dhe fakti më i madh është se qeveria është problemi më i madh. Kjo është arsyeja pse ne duhet t’i diskutojmë këto tema në një takim udhëheqës, sepse ai është përgjegjës, dhe qytetarët presin që ne të gjejmë një zgjidhje për problemet që ekzistojnë. Një skandal i vërtetë është se Zoran Zaev dje tha një gjë tjetër dhe sot krejtësisht tjetër gjë.

[Burimi: VMRO-DPMNE-Mickoski / shtypi – data: 15.12.2020]

 

Kundërspin: Hristijan Mickoski me të drejtë mund të akuzojë Zoran Zaev për një ndryshim të shpejtë të qëndrimit në lidhje me faktin se ai nuk e parë nevojën për një takim udhëheqës, por vetëm nëse ai nuk spinon edhe për arsyet dhe agjendën për atë takim të liderëve.

Për të painformuarit, pas kërkesës së vazhdueshme për një takim me liderët mbi “vijat e kuqe” në bisedimet me Bullgarinë, Zoran Zaev më 14 dhjetor, pas një refuzimi të gjatë, tha se një takim i tillë i liderëve do të organizohej edhe nëse Presidenti Stevo Pendarovski nuk do ta thërriste atë, atëherë Zaev do të bëj thirje për këtë takim. Dje, Zaev ndryshoi qëndrim dhe tha se nuk e shihte të nevojshme për një takim liderësh. Por a është kjo një skandal? Nuk është kështu, dhe ja pse.

Gjegjësisht, ishte mjaft e qartë se, megjithëse menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare në korrik, VMRO-DPMNE vazhdimisht fajësonte LSDM-në dhe Zoran Zaev për gjithçka – nga trajtimi i krizës së koronës te politika ekonomike dhe mafia – është mjaft e qartë se kërkesa e kahershme për një takim liderësh, dhe veçanërisht në javët e fundit, ka ndodhur për shkak të çështjes me Bullgarinë.

Në fakt, Mickoski në një konferencë për shtyp vetëm disa ditë më parë, e konfirmoi këtë. Ja cila është përgjigjja ndajë pytjejes së gazetarit në lidhje me takimin e liderëve që Zaev ofroi atë ditë, 14.12.2020:

Një muaj më parë, kur, praktikisht u njoftua se çfarë po ndodhte, i kërkova një takim të liderëve. Unë do t’ju kujtoj se më shumë se një vit më parë kërkova një përkufizim, në atë takim liderësh me Stevo Pendarovski, në linjat tona të kuqe, gjë që do të jua lehtësonte politikanëve tanë negociatat, por edhe për historianët që negociojnë në shumë mënyra pozicionin e tyre…

Ne deri më tani disa herë e kemi kërkuar këtë takim liderësh. Nëse ai mendon se politikanët duhet të ulen për të biseduar në atë takim udhëheqës, unë jam në dispozicion… (shtypi i Mickoski më 14.12.2020 ).

Sidoqoftë, më 15 dhjetor 2020, Mickoski ndryshoi pozicionin e tij. Në profilin e tij zyrtar në Facebook, Mickoski kërkon një takim liderësh me një agjendë shumë më të gjerë: “Unë kërkova një takim me liderëve partive në pushtet dhe opozitë për të diskutuar mosmarrëveshjen me Bullgarinë, sepse publiku dhe opozita nuk duhet të përjashtohen plotësisht nga ky proces .

Le të diskutojmë gjithashtu:

Gjendjen jashtëzakonisht të keqe për shkak krizës së koronës ;

⁃ nevoja për një qeveri teknike pas debakleve të qeverisë;

Situata jashtëzakonisht e keqe ekonomike;

Është plotësisht e qartë se Mickoski spinon rreth arsyeve të vërteta të anulimit të takimit. Vetë fakti, Mickoski “anuloi” takimin duke ndryshuar shpejt pozicionin e tij në agjendën e një takimi të tillë, veçanërisht duke shtuar pikën “qeveri teknike”. Rrotullimi është rreth fjalëve që Zaev ka një problem në vetë qeverinë, probleme me partitë e koalicionit dhe se “qeveria është problemi më i madh” për gjithçka që ndodh në dhe rreth vendit, si dhe në vlerësimin se është skandal.

Spin i Zaev – “Unë nuk jam dakord me këto çështje”

Nga ana tjetër, Zoran Zaev me të vërtetë ndryshoi pozicionin e tij për takimin e liderëve për rreth 24 orë. Duke shpjeguar pse ai e ndryshoi qëndrimin e tij, dikush mund ta njohë spinin, megjithëse në shikim të parë duket vetëm jokonsekuent:

Spin: Sot, pas qëllimit tim për të njoftuar se do thërras një takim liderësh për të komunikuar në lidhje me Bullgarinë, çfarë u diskutua, cilat janë arsyet pse ndodhi kjo, nëse Maqedonia e Veriut ka  pretendime territoriale ndaj Bullgarisë dhe pakënaqësi me zbatimin e duhur dhe efektivitetin e Marrëveshjes së Miqësisë, mora një reagim nga kreu i opozitës, e pashë atë në Facebook. Ai thotë se ata do të diskutojnë për një qeveri teknike, paaftësinë e qeverisë, sistemin e kujdesit shëndetësor, dështimin me Bullgarinë … Pse duhet të mbledh një takim udhëheqës? Nuk jam aspak dakord me këto çështje.

[Burimi: Qeveria e RSM – Zaev / shtyp (nga 77 minuta) – data: 15.12.2020 ]

 

Kundërspin:Nga ky këndvështrim, duket se ky është një ndryshim i vendimit politik, që për shkak të mospajtimit të Zaev për të diskutuar çështje të tjera përveç çështjeve që lidhen me Bullgarinë dhe veton e saj de fakto në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në BE, kryeministri vendosi të mos ketë takim liderësh.

Çdo gjë do të ishte mirë nëse vetëm 24 orë më parë, vetë Zaev nuk do të njoftonte se në takimin me liderët ai ishte i gatshëm të diskutonte një gamë më të gjerë temash, para së gjithash krizën me korona. Ja deklarata e Zaev:

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i bëri thirrje Presidentit të thërrasë një takim liderësh, por unë nuk jam në dijeni të asaj që po ndodh. Nëse një mbledhje e tillë e udhëheqjes nuk thirret, unë do të kontaktoj Presidentin sot-nesër për një gjë të tillë, nëse jo, unë ndoshta do të thërras një takim liderësh deri në fund të vitit për integrimin evropian, por edhe për menaxhimin me krizën me korona, dhe për të gjitha fushat e tjera me interes për qytetarët rreth të cilave do mund të diskutojmë në takim. ( 360 gradë ).

Kjo deklaratë e kryeministrit Zaev nuk mund të keqkuptohet dhe është mjaft e qartë. Pika e parë e takimit të udhëheqjes do të ishin marrëdhëniet me Bullgarinë, por gjithashtu “të gjitha çështjet e tjera me interes për qytetarët ” ose më konkretisht bisedimet ” për menaxhimin me krizën e koronës” dhe “të gjitha fushat e tjera me interes për qytetarët ” .

Prandaj, është mjaft e qartë se nëse më datën 14 ishte e pranueshme që Zaev të diskutonte “të gjitha çështjet e tjera, përfshirë krizën me korona, dhe më datën nuk ishte e pranueshme, sepse ai nuk pajtohet me të tilla pikëpamje të opozitës, është spin. Sepse Zaev i di pikëpamjet e opozitës shumë kohë më parë, dhe nuk është se ai mësoi për to në datën 15 nga statusi i Mickoski në Facebook.

Ajo që e shtyu atë të ndryshojë mendim duket se është një element i ri i shtyrë nga opozita si një pikë në rendin e ditës – diskutime rreth një qeverie teknike.

* * *

Kjo është arsyeja edhe e konstatimit në titullin e tekstit. Synimi i Mickoski për të folur rreth një qeverie teknike “anuloi” takimin. Vetë Zaevi e përmendi atë në arsyet e anulimit. Mickoski bën të ditur se Zaevi kishte probleme në qeveri dhe në koalicion, ai shtoi se vetë qeveria ishte fajtore për krizën me koronan dhe marrëdhëniet me Bullgarinë dhe ekonominë. Nga ana tjetër, Zaevi thotë se arsyeja e anulimit është se ai nuk pajtohet me pikëpamje të tilla. Ai dinte pikëpamje të tilla nga më parë dhe një ditë më parë ofroi të diskutonte edhe për çështje të tjera përveç Bullgarisë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.