Kundërspin: Pesë studentë nga Strumica, pesë deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe Mickoski

Hristijan Mickoski. Foto: VMRO-DPMNE, ueb-faqja.

\

 

Kërkesa për amnisti mund të dorëzohet, por, vetëm kur do t’i dim gjithçka çfarë ka ndodhur me 27 prill 2017. Por të krahasohen këto ngjarje, pesë të akuzuarit e VMRO-DPMNE-së dhe pesë studentët e vrarë në vitin 1951 është e palogjikshme, pashije dhe me paramendim

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në fjalimin gjatë marshit protestues të partisë së tij në Strumicë dha deklaratë të cilën e vlerësojmë si spin: 

Spin: Çmendurisë së revanshizmit politik duhet një herë e përgjithmonë t’i vije fundi, dhe për këtë duhet që më gjatë të ndahemi në tanët dhe tuajt, në maqedonas, dhe më pak maqedonas dhe për këtë apelojë se është e nevojshme një amnisti për personat e 27 prillit, për atë se duhet të vazhdojmë më përpara, dhe nuk ka përparim nëse jetojmë në të kaluarën. Kjo është ajo që ne kërkojmë. Dhe kjo është ajo për do të luftojmë dhe do të insistojmë. 

[Burim: VMRO-DPMNE – Mickoski –fjalim, data: 08.07.2017]

Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281-e1500652724996

Kundërspin: Hristijan Mickoski pa mëdyshje, jo për herë të parë, kërkoi amnisit për të gjithë të involvuarit në ngjarjet e 27 prillit 2017 në Kuvendin e RM-së, por me ngulm refuzon që të jep kualifikimin e tij ose të partisë së tij në ato ngjarje.

Diçka që është afër kualifikimit të ngjarjeve në fjalimin e Mickoskit se njerëzit “janë nisur nga ideja dhe mendim të ndershëm”, dhe se motivi ka qenë “Republika e Maqedonisë”. Gjatë kësaj, ai mohon se ka ndonjë vepër penale të kryer, por akuzat dhe gjykimet e deritanishme i bazon në juntë politike:

„Nëse ngrini krye mund të ju ndodh kjo”, kjo”, është porosia. VMRO-DPMNE sot ka pesë deputet të cilët trajtohen për diçka që nuk kanë bërë, gjegjësisht për terrorizëm, dhe mos asnjëherë mos mendoni dhe do t’i harrojë vllezërit dhe motrat tona të cilat janë në burg, dhe të cilat janë pjesë e kësaj junte politike të formuar, e kthyer kundër çdo maqedonasi mendimlirë. 

Unë i jetojë fatet e tyre. Dhe mos harroni, se, ka njerëz të pafajshëm nëpër burgje, për atë se janë nisur prej një ideje dhe mendimi të ndershëm dhe motivi i tyre i vetëm ka qenë atdheu i tyre Republika e Maqedonisë. 

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, duke kërkuar amnisti për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017, praktikisht spinon se bëhet fjalë për “ide dhe mendim të ndershëm dhe  motivi i tyre i vetëm ka qenë atdheu i tyre Republika e Maqedonisë”. 

Spinimi është i dukshëm, sepse çdo kush që niset prej një ideje dhe mendimi të ndershëm, nuk e çon Republikën e Maqedonisë deri në prag të luftës qytetare, pranë pragut të shpalljes së gjendjen së jashtëzakonshme, në prag të pasigurisë dhe ngërçit të vendbanimit të tij, dhe veçanërisht nuk do të lejojë që të rrezikohen jetë të pafajshme të deputetëve, qytetarëve, gazetarëve, personave shërbyes në punësuar në Kuvend…

Nuk është i nevojshëm hetimi, as ndonjë aktakuzë që të vërtetohet një gjendje e tillë në të cilën dëshmitar ishte çdo qytetar i Maqedonisë në natën e përendur të 27 prillit. Harbimi nëpër korridoret e Kuvendit, kokë të përgjakura, fotografi të gjysmë të vdekurit, Zijadin Selën, të cilin e tërheqin të gjykuarit për këtë, banditë me kapuç në kokë që japin urdhra…, dhe e gjithë kjo ka filluar me hapjen e të gjithë hyrjeve në Kuvend, me çka dyert kryesore u hapën nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

AKUZA SERIOZE 

Por, përveç dëshmive të qytetarëve, të përsërisim se pas hetimit të realizuar, në mars të këtij viti Prokuroria Publike e ngriti edhe aktakuzë, të cilën Gjykatën Themelore Shkup 1 e pranoi dhe caktoi gjykatës për procesin. Akuza ka të bëj për 30 persona prej të cilëve 28 ndiqen për vepër penale Kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë, Neni 313 të Kodit PenalJa se çfarë thuhet në një pjesë të akuzës:

Pas hetimeve të kryera, prokurori publik përgjegjës siguroi fakte se të akuzuarit kanë kryer më shumë vepra lidhur dhe për mobilizimin e anëtarësive të disa shoqatave dhe personave të tjerë, për hyrje me dhunë dhe ushtrim të dhunës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Të akuzuarit kanë vepruar në pozicione të ndryshme dhe grupe, por në bashkëpunim dhe koordinim, me qëllim të përbashkët, që të pamundësohet funksionimi i mëtejm i shtëpisë së ligjit dhe të deputetëve nga shumica parlamentare. 

Me aktakuzën e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, mes të tjerave, janë arrestuar tre personave, përfaqësues të strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët si persona të autorizuar kanë qenë bartës së komandës së “artë” dhe të “argjend”. Ato, edhe pse gjatë gjithë kohës kanë qenë të njoftuar se jeta e deputetëve të shumicës së sapoformuar, gazetarëve, të punësuarve dhe personave të autorizuar në Kuvend ju është rrezikuar jeta, nuk kanë dhënë urdhra për vënie në dispozicion të forcave policore speciale për punë të siguri të brendshme dhe të jashtme atë ditë në Kuvend. Këto të akuzuar nuk kanë dhënë urdhra për evakuim, me çka kanë mundësuar që papengesë të kryhen akte të dhunës dhe drejtpërdrejt kanë kontribuar që të që të hyhet lirshëm në shtëpinë e ligjit dhe të realizohet qëllimi i sulmit të dhunshëm. 

Çdo qytetar i Republikës së Maqedonisë është i interesuar për dy punë lidhur me këto ligje të 27 prillit. E para është e vërteta – përse dhe si ndodhi ajo në të cilën ishim dëshmitar. E dyta është parimore dhe e përgjithshme – drejtësi për të gjithë. Mënyra më e mirë që të përmbushen të dy gjërat është procesi gjyqësor, i cili, që të jetë i drejtë, fer dhe transparent, më së miri është që të transmetohet në TV ekrane pse përmes internetit, siç edhe bëhet me të gjithë ngjarjet që janë me interes të madh për opinionin.

Nëse në atë proces dëshmohet ajo që pretendon Prokuroria, atëherë mund që Mickoski të thirret në amnisti. Nëse jo, prej qeverisë përmes një ligji të posaçëm, atëherë prej Presidentit të RM-së. Por më parë që të gjithë të njohim të vërtetën.

PREKJE E TË KALUARËS ME PARAMENDIM

Në këtë Kundërspin do të vërehej edhe një spin, i cili është shumë mirë është mbuluar, sepse për dallim të thirrjes për amnisti, i cili është në fillim të fjalimit të Miskoskit, dhe kjo është vendosur në fund të fjalimit të tij të gjatë. Më saktë, fjalimi përfundon me rikujtimin e pesë studentëve nga Strumica, të cilët në vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar janë arrestuar dhe me procedurës të shkurtër janë gjuajtur nga ana e qeverive të atëhershme komuniste, pa proces gjyqësor:

Gjëja më e lehtë ka qenë që 5 studentët e Strumicës të dorëzohen, të përkulen dhe të mbesin të përjetshëm. Ju, çdo kush prej jush ka qenë pjesë e asaj kohe. Do të mbetemi të përjetshëm nëse mbetemi me dinjitet dhe nëse mbrojmë nderin dhe dinjitetin. Në emër të të kësaj do të doja atyre njerëzve prej këtu të ju recitojë një pjesë të vogël, si një prej kontributeve tona për pjesën që ato e kanë bërë. Do të fillojë me vargjet. 

Bellasicë çirru dhe qaj, për pesë bijtë e tu. Pecev, Bellev, Jaramov, Topçev dhe Kosturanov. Gjaku i tyre i njom ujiti pemët e tua me shekuj. Dhe Maqedonia nëpër rrugën e saj drejt përjetësisë, çdo herë do t’i përkujtoj pesë studentët e vrarë të Strumcisë të vratë në vitin njëmijë e nëntëqind e pesëdhjetë e një. 

U kujtofshin përjetë. Pas shiut del dielli vllezër dhe motra. Do të vijë dielli për ne shumë më shpejtë se sa që mendon dikush – shprehet MIckoski.

Kjo paralele e bërë në këtë mënyrë në mes viktimave të një regjimi dhe pesë deputetëve të cilët janë të akuzuar për 27 prillin e vitit të kaluar është palogjik, pashije dhe me paramendim. Ndërsa Mickoski atë e bën edhe në atë mënyrë që thotë: Më së lehti ka qenë që pesë student të Strumisë të dorëzohen, të nënshtrohen, janë përkulur dhe kanë mbetur të përkohshëm. Ju, çdo kush prej jush jeni pjesë e asaj kohe. Do të mbetemi të përjetshëm nëse mbetemi me dinjitet dhe nëse mbrojmë nderin dhe dinjitetin.

Ëndrra e studentëve nga Strumica ka qenë liria, drejtësia, barazia, ëndërr ka qenë Maqedonia demokratike. Fundja, nëse Mickoski thirret në këto student, mund të përgjigjet se përse gjatë kohës së qeverisë së VRMO-DPMNE-së, asnjëherë nuk është ngritur një proces hetimi dhe zbulimi i personave që kanë dhënë urdhrin dhe ekzekutuesve të pushkatimit të studentëve, për të cilët pretendohet se kanë qenë 14 në numër?

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.