Kundërspin: Përveç Filipçes, VMRO-DPMNE duhet të kërkojë dorëheqje edhe të kryeministrit italian Konte

 

Shfrytëzimi i epidemisë së rrezikshme për pikë politike para zgjedhjeve nuk është etike. Pikërisht këtë e bën partia opozitare VMRO-DPMNE, e cila dëshiron të ndërtojë fatin e vet mbi fatkeqësinë e shoqërisë, virusin korona. Prej këtu, spin është se ministri Filipçe është më fajtori për rastin e mjekes së pavetëdijshme nga klinika e Shkupit 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Funksionarja e lartë e VMRO-DPMNE-së në emër të partisë, mbrëmë, përmes informacioneve të shtrembëruara tentoi të lokalizojë përgjegjësinë për rastin konkret të shpërndarjes së virusit korona në vend:

Spin: Në opinion ka informacione se Filipçe e ka pasur njohuri për këtë rast një javë dhe nuk ka ndërmarr masa. Është e palejueshme që drejtori i Klinikës një javë të jetë në vendin e punës, dhe të ketë kontakt edhe me pacient dhe të punësuar në spitalin shtetëror, ndërsa personi është i infektuar me virusin korona…

Paaftësia përbën rrezik për qytetarët.

Kërkojmë që të jep dorëheqje të parevokueshme personi për përgjegjës për këtë rast, ministri Venko Filipçe, i përkëdheluri Zoran Zaev. Menjëherë dorëheqje. Mosazhurnimi dhe papërgjegjshmëria e institucioneve sollën që jeta e qytetarëve të rrezikohet. Për këtë duhet të ketë sanksione të menjëhershme.

[Burimi: VMRO-DPMNE – Konferenca për shtyp e D. Stojanovska – data: 09.03.2020]

KUNDËRSPIN:

sqarimet teorik për spinin, një formë e llojit të vet të dezinformatës, mund të identifikohet sepse përmban gjysmë të vërtetë, ose një të vërtetë të caktuar, e cila më pas shtrembërohet, spinohet me të dhe më pas pranohet për qëllimet me të cilat plasohet, d.m.th dezinformohet për përfitim personal. Në këtë rast, partia më e madhe opozitare në shtet, VMRO-DPMNE e bën këtë disa herë gjatë dy muajve të fundit lidhur me epideminë botërore, virusin korona të quajtur si Covid-19.

Spinin më të ri e shprehu edhe funksionarja e lartë e VMRO-DPMEN-së, stomatologia Dafina Stojanoska, e cila me shkathtësi, me plasimin e një të vërtete të paverifikuar, me disa faza të vërteta, vjen deri te spini, që ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka qenë më përgjegjës për papërgjegjshmërinë e mjekes, drejtoresh e njërës prej spitaleve të Shkupit, e cila shkaktoi shumë dëme në gjithë sistemin shëndetësor, si rast potencial për dëmtim të shëndetit publik në Maqedoni.

E vërteta e paverifikuar e cila plasohet  nga Stojanoska, përmban këtë frazë, “Filipçe ka qenë i njoftuar për këtë rast tashmë një javë…”.

Për këtë nuk ka asnjë tregues serioz prej “burimeve të sigurta”, e lëre më të jetë fakt i verifikuar. Fundja, kjo nuk asnjë lidhje me logjikën e shëndosh. Përse Filipçe, të themi, do të heshte ose do të lejonte një sjellje të tillë nëse do ta dinte?

Frazat e përdorur nën këtë informacion të paverifikuar ose të pavërtetuar, janë të sakta. “Është e palejueshme që drejtori i klinikës për një javë të qëndrojë në vendin e punë,…dhe të jetë i infektuar me virusin korona” – gjë që është e saktë fjalë për fjale. Është e palejueshme.

“Papërgjegjshmëria është e dëmshme për qytetarët” – edhe ky konstatim është i saktë. Çdo papërgjegjshmëri, në këtë rast pavetëdije e plotë dhe papërgjegjshmëria nga ana e mjekes, është e vështirë të arsyetohet, dhe me të vërtetë përbën rrezik për qytetarët.

Por, prej këtu nuk mund të vërtetohet edhe konstatimi të cilin e jep Stojanoska – “Kërkojmë dorëheqje të parevokueshme të personit më përgjegjës për këtë rast…Filipçes”.

Bëhet fjalë për shtrembërim të plotë të së vërtetës, gjegjësisht spin. Të gjithë masat e ndërmarra më parë, më tepër prej disa vendeve fqinje, kjo u vërtetua edhe nga OBSH, nga drejtori për Evropë, për të të cilën kemi shkruar, tregon se qeveria në Maqedoni ka vepruar sipas protokollit dhe këshillave të Organizatës Botërore Shëndetësore. Janë kryer testet në kohë, në kohë janë lokalizuar dhe janë përgatitur qendra për karantinë, dhe në kohë është formuar këshilli menaxhues, komisioni për sëmundje infektuese i cili punën 24 orë, është alarmuar në kohë Kryqi i Kuq, në kohë dhe është i mirë bashkëpunimi me MPB-në, në kalimet kufitare bëhen ankesa dhe verifikime në suaza të mundësisë…

Përse Filipçe do të ishe fajtor për papëgjegjshmërinë e mjekes, përveç nëse llogaritet ajo që ai ndoshta e ka vendosur në këtë funksion ose përse nuk ja ka ndërruar funksionin kur e ka marr postin e ministrit të Shëndetësisë. Përse Filipçe do të duhet të dijë nëse ndonjë punonjës shëndetësorë ka shkuar për ski në në malet Italiane dhe kur është kthyer nuk ka treguar ku ka qenë dhe nuk është izoluar në shtëpi?

Sipas kësaj logjike dhe spineve të tilla, VRMO-DPMNE do të kishe mundur të kërkojë dorëheqje dhe përgjegjësi edhe nga kryeministri italian Konte, i cili nuk ka mbyllur qendrën për ski në kohë dhe institucionet e tyre nuk kanë njoftuar institucionet tona për të gjithë turistët që kanë qenë aty.

Për shkak të argumenteve të dhëna më lartë, Stojanoska dhe VMRO-DPMNE kanë bërë spin kur bëhet fjalë për këtë lloj përgjegjësie të Filipçe, ndërsa ndërtimi i fatit partiak përmes fatkeqësisë së shoqërisë dhe civilizimit, nuk është etike politikisht, por edhe njerëzore.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .