Kundërspin: Nuk është hera e parë që Mickoski të hedh kripë mbi plagët e Nikolla Mlladenovit

 

Shkruan: Mirosllav Burns 

Me 27 qershor, duke ju drejtuar qytetarëve të Koçanit, në suaza të fushatës zgjedhore dhe prezantimit të programit e VMRO-DPMNE, kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, në një pjesë të fjalimit të tij ju kthye hetimit të vdekjes së gazetarit dhe themeluesit të javores “Fokus”, Nikolla Mlladenov, padyshim duke përdorur spin rreth pyetjes se deri ku është hetimi i këtij rasti.
LSDM ka mundur të ngrejë padi, ndërsa nga drejtësia ngriti vetëm valixhe “Luis  Vilton” dhe vendime gjyqësore “tras-tras”…. Kanë mundur të sjellin paqe, por sollën parehati në zemrat e atyre prindërve që humbën fëmijët e tyre në Smillkovsko, ndërsa sot, vrasësit endet në lirë. Parehati, te fëmijët, e heronjve të cilët dhanë jetën, duke mbrojtur shtetin në “Lagjen e Trimave”. Parehati në zemrat e prindërve të Neshkoskit, të Martin Janushevit, në Koljo. Deri ku me rastin e gazetarit Mlladenovit? Ku është paqja e tyre? Paqja e tyre është shndërruar në parehati. Ndërsa parehatia është shndërruar në revolt, ndërsa revolta në mosbesim, mosbindje dhe guxim. Me ketë guxim, të gjithë këtë revoltë dhe mosbesim do ta shihni dhe do të ballafaqoheni me 15 korrik kur do të numërojmë votat. Do të ndjeni vullnetin dhe parehatinë e popullit për gjithë këtë që keni thënë. 

[Burimi: 360 Shkallë, data: 27.06.2020]

 

Kundërspin: Siç e dimë, aksidenti ndodhi kur VMRO-DPMNE ka qenë në qeveri dhe MPB në atë periudhë kishte mjaftueshëm kohë të kryeh një hetim gjithëpërfshirës. Vdekja e Mlladenov është mbyllur si rast sipas informacioneve të qasshme dhe fakteve me të cilat menaxhonte Prokuroria Publike, vite pas aksidentit. Nuk u gjetën fakte të reja. Përmendja e emrit të Mlladenov në fushatë zgjedhore, në të vërtetë, duke shkaktuar parehati në jetën e familjarëve të gazetarit dhe aktualizimin e kësaj ngjarje për qëllime parazgjedhore dhe për fushatë politike dhe llogari me kundërshtarët politik.

Prokurori i atëhershëm publik, Marko Zvrllevski dhe ministri i atëhershëm për Punët të Brendshme, Gordana Jankulloska, në konferencë për shtyp bindën opinionin se nuk ka asnjë vepër kriminale të kryer në vdekjen e papritur të Nikolla Mlladenov.

 Nuk është hera e parë që Mickoski përmend vdekjen e Mlladenov për llogari politik ndaj kundërshtarëve të tij. Në prill të vitit 2019 promovoji retorikën e njëjtë gjatë vizitës nëpër qytete dhe takimeve me qytetarë: 
Deklarata e Mickoskit ku ai pyet për hetimin rreth aksidentit të Mlladenov nxiti një numër të madh të reagimeve te gazetarët, prej të cilëve më i zëshëm ishte redaktori i “Sakam da kazham”, Goran Mihajllovski. 

Me çfarë fytyre ia përmend emrin? Në emër të kujt tani do të mbledhësh vota? Në aksidentit i cili ka ndodhur dy procese zgjedhore më parë, të cilat i organizoi partia jote? Në vend që të pyesësh për rastin e Nikolla Mlladenov, pyet deri ku është arritur me përgjimet masive. Në dosjen e bisedave të përgjuara nga telefoni im i gjeta edhe bisedat me Nikollën. Akoma pres të paraqitem si dëshmitar në gjykatë për të vërtetuat autenticitetin e bisedave në të cilat me të si miq ndamë dyshimet dhe frikërat e qeverisjes së partisë tënde. Sepse nuk ka qenë vetëm përgjim telefonik. Nëse tashmë të interesojnë rrethanat e vdekjes së Nikollës atëherë përse partia jote me të gjithë mjetet pengon drejtësinë të zbulojë kush urdhëroi për përgjim masiv dhe përndjekje të gazetarëve në kohën kur ju ishit në qeveri. Pyetja e vërtetë është përse e keni ndjekur edhe Nikollën? Përgjigjen kërkoi radhën tjetër kur do të ikësh në Budapest, shkroi Mihajllovski.

Edhe aktivisti Jane Gjorgjisoki shkroi një koment

A ka harruar Mickoski se të gjithë ngjarjet e përmendura kanë ndodhur gjatë kohës së qeverisjes së VMRO-DPMNE-së së tij dhe nën udhëheqësinë e mentorit të tij, Gruevskit, i cili e vendosi në krye të DPMNE-së, ose mendon se opinioni maqedonas vuan nga amnezia dhe nuk kujton se çfarë qeverie praktikoi VMRO-DPMNE gjithë këtë  vite? 

Gazetari Tomisllav Kezharovski u kyç me këtë reagim:

Lexova se z. Hrisitjan Mickoski, lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, publikisht pyet se deri ku është arritur me hetimin e aksidentit në të cilin vdiq gazetari, themeluesi dhe redaktori kryesor i javores “Fokus”. Nuk mundem përnjëherë ta shkruaj përgjigjen..Do të mundohem t’ia sqarojë në disa faza…Është i zgjuar, do ta kuptojë… e di. Për fillim, për pjesën hyrëse, nesër me dedikim do t’ia dërgojë librin tim “JETA NË KUTI” (ZHIVOT VO KUTIJA), që, siç thoshte edhe Mlladenvi, të bëhen më të qarta gjërat.  

Siç duket në retorikën e tubimeve edhe para zgjedhjeve çdo herë e ka pasur fokus vdekjen e Mlladenov dhe në atë llogari të kundërshtarëve të vet duke mos pasur konsideratë për familjen, e cila çdo herë në zgjedhje duhet të viktimizohet përsëri dhe përsëri për pikë politike që dikush dëshiron t’i grumbullojë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .