KUNDËRSPIN: Nikolloski si Gruevski – amnisti për 27 prillin për të mirën e Maqedonisë!?

Aleksandar Nikolloski. Foto: screenshot

 

Spinimet të cilat i tha Nikolloski ne temën “E Enjtja e përgjakur” dhe kërkesa për amnisti nuk janë ndonjë gjë e re, por vetëm rrëfime të spinimeve të bëra prej shefit të mëparshëm të Nikolloskit, Nikolla Griuevski në kongresin e fundit të partisë në Vallandovë

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Aleksandar Nikolloski, nënkryetari i VMRo-DPMNE-së, në intervistë televizive mbajti qëndrimet e tij, të cilat i vlerësojmë si spinime:

Spin: Ajo që me siguri di të them është se VMRO-DPMNE nuk ka pasur të bëj fare me organizimin e asaj ngjarjeje dhe vlerësojë se ajo ngjarje është shprehje e një revolte spontane e cila ndodhi, e cila i kaloi kufijtë e një revolte normale. Ajo që i kaloi kufijtë është gjithsesi për tu gjykuar, por nuk është terrorizëm e as shkelje e rendit kushtetues të shtetit…Mendojë se është klasifikim i rëndë (përgjigja ndaj pyetjes së gazetarët se Prokuroria vërteton tentimin për vrasje ndaj Zoran Zaevit)… Ky gjykim, kur do që të fillojë, do të tërheq vëmendje, do të ketë emocione, do të hapen temat për marrëdhëniet ndëretnike në këtë shtet të cilat ne do të duhet që t’i qetësojmë. Do të kemi një proces të vazhdueshëm prej një viti e gjysmë, dy, ndoshta edhe tre, sepse janë shumë njerëz, i cili do të ngjall tensione në shoqëri. Një politikan i pjekur nuk duhet që të ketë këtë qëllim. Unë të isha në vendin e Zoran Zaevit do të propozoja një ligj për amnisti për të gjithë që kanë marr pjesë dhe do t’i falja. 

[Burimi: Alsat – M, 200 Intervista me Aleksandar Nikolloski, prej minutës së 7 deri në minutën e 11, data: 27.03.2018]

Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281-e1500652724996

Kundërspin: Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, në intervistë për emisionin “200” në televizionin Alsat-M, mbajti disa qëndrime në lidhje me procedurat ligjore rreth të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e RM, të cilat i vlerësojmë për shtrembërim të së vërtetës, gjegjësisht spinime. Këtu u fokusuam në dy prej tyre.

Spini i parë i Nikolloskit është se VMRO-DPMNE nuk ka të bëj fare me ngjarjet e 27 prillit. Disa herë i pyetur për pjesëmarrjen e deputetëve të VMRO-DPMNE-së në këto ngjarje, ai më vonë do të vë në pah se VMRO-DPMNE si parti nuk ka të bëj fare me to, dhe jo si individ. Duke sqaruar këtë tezë, Nikollovski pretendon se ato ngjarje i dënon edhe partia, por vlerëson se nuk kanë lidhje me terrorizimin dhe shkelje të rendit kushtetues, por është “shprehje spontane e revoltit”. 

Çfarë dëshiron që të na thotë Nikollovski? Me siguri se, që të ketë fakte se partia është e lidhur me ngjarjet duhet të ketë procesverbale të çdo seance të Këshillit ekzekutiv me të cilin ka udhëhequr ish kryetari i mëparshëm Nikolla Gruevski dhe në të cilin është arritur përfundimi që të kryhet sulmi në Kuvend me qëllim që të ndalojnë votimin për shumicën e re të formuar parlamentare?!

 

TRE FAKTE PËR LIDHJEN ME VMRO-DPMNE

Nënkryetari gjithsesi se duhet të dijë se diçka të atillë nuk ka dhe se kjo nuk bëhet askund të botë, prandaj luan edhe me këtë kartë. Por, prania e VMRO-DPMNE-së mbrapa këtyre ngjarjeve shihet prej larg dhe se kjo nuk mund aq thjeshtë të fshihet. Ja vetëm tre fakte:

  • Komunikimi i rregullt dhe verifikuar telefonik të shefit të policisë, i cili duhet që të ndalojë ngjarjet, Mitko Çavkov, me ish kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili në të njëjtën kohë ka qenë i padisponueshëm edhe për zëvendës ministrin, në po atë natë kritike.
  • Hapja e portave të Kuvendit na ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së që të hyjë “populli i revoltuar spontanisht”, të udhëhequr prej personave me maska, të cilët poashtu, ishin “revoltuar spontanisht”. Hapja e portave në Kuvend për po atë persona “të revoltuar spontanisht me maska” dhe drejtimin e saktë të revoltuarve drejt sallës së konferencës ku ishin deputetët e LSDM-së dhe deputetëve prej partive shqiptare, me çka erdhi deri te dhuna dhe te tentimi për vrasje.

Vetëm një prej tre qosheve, prej këtyre momenteve faktografike mund që me siguri të flitet për lidhjen e VMRO-DPMNE-së me ngjarjen e të enjtes së përgjakur. Dhe hedhja poshtë e një të vërtete të këtillë është e papranueshme dhe tragjike.

 

PËRSE TË FALEN NËSE NUK KA FAJ?

Spini i dytë i Nikolloski është se një politikan i zgjuar dhe lideri si Zaevi nuk do të luante me kartën e hakmarrjes, por me kartën e faljes.

Në të vërtetë, Nikolloski qartë thotë se – dhunë ka pasur, është tepruar pak, ai dhe VMRO-DPMNE gjykojnë dhe ndjehen keq për teprimin, por pasi që akuzat për terrorizëm për shkak të shkeljes së dhunshme të rendit kushtetues ka qenë absurde (pikërisht ashtu thotë, absurde), atëherë më e mira është që, në emër të së ardhmes dhe që të mos krijohen tensione në shoqëri, duhe të  falen dhe Zaev (dhe LSDM) të propozojnë ligj për amnisti.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, nuk dëshiron që të ketë procese gjyqësore, edhe dëshiron që opinioni të besojë se partia nuk ka të bëj fare me ato ngjarje (por mund vetëm individ, siç shprehet për deputetët), por edhe në emër të bashkëjetesës dhe atë ardhmes, duhet menjëherë të ketë ligj për amnisti.

Dhe pikërisht këtu është shtrembërimi i të vërtetës, gjegjësisht spin. Përse të falet nëse nuk ka faj? Nëse ka ligj për amnisti, kjo do të thotë se është vepruar ndonjë vepër, ose bëhet fjalë për ndonjë të dyshuar ose të akuzuar. Sepse në rastin në fjalë, për shkak të pranisë së mediumeve në Kuvend, i gjithë opinioni mundi që të shesh se për çfarë vepre janë 30 të akuzuar dhe të dyshuar, sepse është e qartë se nuk do të ketë ndonjë falje, as prej opinionit, as nga ana e Zaevit dhe LSDM-së, të paktën deri sa të del e gjithë e vërteta.

E vërteta më së miri do të shihet nëse procedura do të zhvillohet në mënyrë transparente dhe e drejtë. Sepse nëse nuk merret vesh e vërteta për akuzën shkelje e dhunshme e rendit kushtetues prej strukturave të qeverisë, të cilët janë përgatitur për vrasje ndaj liderëve të partive opozitare dhe suspendimin e Parlamentit, ndërsa opinioni duhet që në emër të bashkëjetesës duhet të falet, atëherë duhet që strukturat e njëjta të ecin nëpër korridoret e tre qeverive dhe të shpresojnë se ato nuk do të kenë dobësi dhe fuqi që të bëjnë këtë pak.

Kjo është një kërkesë tepër e madhe për opinionin, por edhe për Zoran Zaevin, zotëri Nikolloski, pa marr parasysh të gjithë kakofonimë me amnistimet dhe abolimet të cilën e ka pasur Maqedonia në të kaluarën e afërt në emër të bashkëjetesës.

Në të vërtetë, spinimet të cilat i shprehi Nikolloski nuk është ndonjë e re, por vetëm ritregim i spinimeve rreth temës së 27 prillit dhe aminstimit, janë thënë edhe nga ana e ish shefit të Nikolloskit, Nikolla Gruevskit në kongresin e fundit të partisë në Vallandovë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.