Kundërspin: Naqe Çulev– ministër i Punëve të Brendshme ose punëtor social dhe psikiatër?!

Partia më e madhe opozitare vazhdimisht kërkon shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare duke u thirrur në gjendjen e numrit të të sëmurëve me virusin korona. Ajo tezë ka gjithmonë e më pak qëndrueshmëri derisa polici i parë në vend paralajmëroi tolerancë ndaj shkelësve të masave të cilët duhej të ndalonin shpërndarjen e virusit

Shkruan: Ljubomir Kostovski

Vazhdimi më i ri i masave të jashtëzakonshme në vend për dy javë të reja, u ndoq me shumë kritika nga niveli më i lartë ndaj ministrit teknik për Punët të Brendshme, Naqe Çuelv, si një prej atyre që nuk e dha kontributin e vet në uljen e rrezikut të virusit. I njëjtë funksionarë jo vetëm që nuk kishe angazhim të duhur në procesin e dënimit të shkeljes së orët policore dhe në sanksionimin e atyre të cilët nuk i përmbahen sjelljes së rekomanduar gjatë kohës së pandemisë, por edhe vet ai në publik si ministër i Punëve të Brendshme thoshte “para së gjithash të paralajmërojmë qytetarët”. Së fundmi në një emision të televizionit “Alfa” deklaroi:

SPIN: Unë i thash edhe Qeverisë edhe në rrjete sociale, shtypja për të dënuar qytetarët për lëvizjen e kufizuar dhe për masa të tjera është e paskrupullt. Parimi im si ministër i Punëve të Brendshme para së gjithash është që të paralajmërojmë qytetarët, dhe nëse përsërisin veprën atëherë të merren masa represive. Do të thotë masa represive, por jo me çdo kusht. Së pari me parandalim, më pas me represim. Momenti është shumë i vështirë në veçanti për qytetarët sepse janë nën shtypje psikologjike, gjendja ekonomike është katastrofale. Pjesa më e madhe e qytetarëve humbën punën, familjet janë në gjendje të vështirë ekonomike, ashtu që dënimet e mëdha që do të ju jepen, do të dëmtonin buxhetin e tyre dhe do të ndikonin negativisht në gjendjen e tyre familjare – deklaroi ministri teknik për Punë të Brendshme, Naqe Çulev në emisionin “Zaspij ako mozhesh” (Po munde flej)

[BURIMI: Kurir; ТV Alfa; data: 07.05.2020 ]

 

KUNDËRSPIN: Deklarata e ministrit të përkohshëm për Punët të Brendshme është dhënë në suaza të emisionit “Zaspi ako mozhesh” menjëherë pas liturgjisë së famshme të KOM në Strugë, kur policia nuk intervenoi (nëse përdoret fjala parandalim) për ndalin e të njëjtës. Për këtë kishe shumë deklarata, për shembull, është shpallur në faqen e manastirit Bigorski, gjë që në fillim kishte kuptimin e shkeljes së dispozitës për ndalim të grupimeve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Më pas, prej numri të madh verifikimesh kishte vlerësim se janë më tepër se njëqind pjesëmarrës (!), të cilët u endën nëpër rrugët e Strugës duke mos mbajtur pajisje mbrojtëse dhe mos mbajtje të largësisë. Policia edhe pas mbajtjes së liturgjisë nuk ngriti padi ose nuk caktoi asnjë lloj sanksioni dhe kishte vetëm funksionin e sigurimit të procesit!

Fakti se liturgjia nuk ishe lëndë për asnjë padi nga ana e njeriut i cili është më përgjegjës për ndalimin dhe ngritjen e procedurave në lidhje me implementimin e masave të miratuara nga Qeveria teknike, anëtarë i të cilës është edhe vet ai, dëshmon se bëhet fjalë për rezistencë të menduar ndaj të njëjtëve. Më saktë, të gjithë kundërshtimet eventuale ndaj masave jepen në vet seancën e qeverisë, dhe më pas implementohet ashtu siç janë miratuar. Vet deklarata e cituar më lartë, e dhënë gjysmën dite pas liturgjisë në Strugë, në mënyrën e vet sqaron “filozofinë” e ministrit Çulev.

Kjo gjithsesi se është spin, sepse shtrembëron përgjegjësin e institucionit me të cilin udhëheq.

Më saktë, nuk është puna e MPB-së dhe përfaqësuesve të saj të jenë punonjës social, gjegjësisht që jenë në funksion të kënaqjes së nevojave sociale ose mbrojtjen e statusit social të njerëzve, gjegjësisht “matjen” e sasisë së pagës së shkelësve të masave?! Policia edhe nuk dënon, por vetëm jep urdhëra për pagesë, ndërsa gjykatësi është ai i cili cakton dënimin dhe ka hapësirë eventuale që të jetë tolerant, nëse ligji e lejon atë “prej – deri”.

Aq më pak, Çulev të jetë ai cili përcakton nëse populli është në gjendje të rëndë psiqike, sepse nuk është detyrë e MPB-së.

POLITIKA 

Është më se e qartë se bëhet fjalë për politikë tërësisht jashtë funksionit të ministrit, sipas të gjithë rregulloreve të shtetit ligjor, është i detyruar që të përmbahet dhe për çka është përgjegjës. Ai në një mënyrë simbolike është  një prej shtyllave të fortësisë së shtetit, dhe ai, në pajtim me Kushtetutën, mbron shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Aktualiteti i deklaratës së tij për televizionin “Alfa” është eveident, sepse pas mos sanksionimit të pjesëmarrësve dhe organizatorëve të liturgjisë të vijë deri te relaksimi i disiplinës së qytetarëve, zhvlerësimi i masave të Qeverisë dhe kompetentëve të shëndetësisë. Nëse ministri deklaron se “nuk do të jep dënime”, përse qytetarët të ishin të shurdhër ndaj kësaj? 

Siç dimë, kjo mëshirë në formë të “amnistisë sociale-psikologjike” arriti deri te veshët e besimtarëve të përkatësisë myslimane të cilët kërkuan të “kopjohet” toleranca e shtetit edhe në ” terrenin e tyre”. Me çka, epidemisë në prag të zhdukjes ju dha hapësirë për të marr fuqi të re dhe prej atëherë e këtej të kemi dy herë vazhdim të masave të jashtëzakonshme.

Nuk ka dyshim se përfitim politik sipas sjelljes së tillë të ministrit Çulev e kisha pikërisht partia e tij – VMRO-DPMNE, e cila edhe pse ishte inicuese për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, tani kërkon shtyrjen e tyre duke bërë thirrje në numrin e rritur të personave të sëmurë me Kovid-19.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.