Kundërspin: Mickoski shfrytëzon profesorët e Juridikut si “mbrojte e gjallë”

 

VMRO-DPMNE në dy vitet e fundit, si opozitë funksionale, gjatë gjithë kohës kanë marr pjesë në negociatat partiake për vendime ligjore të rëndësishme, përfshirë këtu edhe tre versionet e Ligjit për prokuror publik vitin e kaluar. Prej këtu, vendosja e kushtit se do të votojnë ligjin vetëm nëse e shkruajnë gjashtë profesorë të cekur nga Fakulteti Juridik në Shkup, më tepër ngjanë si shfrytëzim i profesorëve si “mbrojtje e gjallë” prej përgjegjësisë para opinionit për arsyet e vërteta se përse VMRO-DPMNE është kundër këtij vendim ligji. 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micksoki, mbajti konferencë për shtyp rreth fatit të Ligjit për prokurorinë publike, me çka mund të shihet edhe shtrembërimi i të vërtetës:

Spin:  Maqedonia nuk mundet më të jetë peng i interesave partiake, mendjemadhësisë së ministrave përkatës dhe frikës së Zaevit për ballafaqimin me përgjegjësinë.

VMRO-DPMNE nuk është kundër ligjit për prokuror publik, por kundër Ligjit partiak për prokuror publik me të cilin mbron krimin. Çdo vendim ligjor duhet të jetë prodhim i konsensusit, por edhe në marrëveshje me ekspertët. Për këtë propozojë që Ligji për prokuror publik të vjen nga ekspertët dhe profesorët e Fakultetit Juridik, të cilët janë relevant dhe kanë përvojë në këtë materie dhe kanë qenë pjesë e debatit publik. Profesionalizmin duhet të vendosim mbi interesat partiak, ndërsa ligjin të cilin e propozojnë ata, VMRO-DPMNE do ta pranojë pa rezerva dhe padyshim. 

[Burimi: VMRO-DPMNE ueb-faqja/ Konferenca e Mickoski-t – data: 04.02.2020]

 

KUNDËRSPIN:

Sipas deklaratave të kryetarit të partisë së VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ligjet e rëndësishme në shtet nuk duhet të jenë prodhim partiake, por prodhime të ekspertëve për të cilët partitë do të kenë konsensus (?!) dhe për këtë nuk do ta nënshkruajnë versionin e fundit të Ligjit të ri për PP, por versionin të cilin e kanë përgatitur 6 profesorë të Fakultetit Juridik pranë UKIM në Shkup, me emër dhe mbiemër. Ky është shtrembërim i të vërtetës, gjegjësisht spin.

Nëse VMRO-DPMNE si parti ka pasur një qëndrim të tillë që moti, prej atëherë është dashur të shprehet. Në vend të kësaj, kjo parti, duke nominuar disa persona në grupet negociuese, me muaj ka shpenzuar kohë për të negociuar për vendim të tilla ose atilla për Ligjin për Prokurori Publike, me çka tekstualisht çdo version dhe takim, më së shumi ka pasur vërtetje për një pikë – fati i lëndëve të vjetra të PSP-së, të ngritura në nivelin e parahetimit, hetimit ose akuzës pas 30.06.2017 dhe fatin e prokurorëve të PSP-së.

Më së tepërmi kanë qenë të interesuar për mënyrën e zgjedhjes së të parit të PP-së, dhe për mënyrën e kushtetueshmërinë e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë për dy arsye – me shumë mundësi të mos jetë Vilma Ruskoska dhe me shumë mundët të mos merren më tepër mjete financiare se prokuroritë e tjera (lexo të mos jetë më efikase), me arsyetimin se kjo do të ishe kundër kushtetutës për shkak të trajtimit jo të barabartë.

Për këtë, nëse kanë pasur qëndrim të tillë, Mickoski dhe VMRO-DPMNE do të duhej ta komunikonim më herët. Prej kur filluan ndarjet e para në mes ekspertëve dhe qeverisë rreth shkrimit dhe ndryshimit të Strategjisë për reforma në gjyqësor në fund të vitit 2017 dhe në fillim të viti 2018. Prej atëherë kanë pranuar të gjithë serinë e marrëveshjeve politike dhe negociatave për disa ligje të rëndësishme në këtë fushë: Ligji për gjykata, Ligji për Këshillin gjyqësor, Ligjin për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve, Ligjin për ndjekjen e komunikimeve, formimin e ATO, transformimin e DSK-së në ASN, Ligjin për mbrojtje dhe parandalim të korrupsionit, etj, etj. Në të gjithë vendimet ligjore u përfshinë edhe pazaret politike, me çka çdo njëri prej këtyre vendimeve shembej për shkak të qëndrimeve të ekspertëve dhe kishte pengesa në llogari të cilësisë së vendimit ligjor…Kuptohet, me lejen edhe të LSDM-së. Tani, përnjëherë, ne do të pranojmë çfarëdo lloj ligji, vetëm nëse e shkruajnë gjashtë profesorët e emëruar. Për shkak se Maqedonia nuk mund të jetë peng i kotësive të ministrave dhe interesave partiake…

Për shkak të argumenteve të thëna më lartë, se VMRO-DPMNE vazhdimisht ka tregtuar për vendimet ligjore të rëndësishme pa marr parasysh qëndrimet e ekspertëve, përfshirë këtu edhe tre versionet e Ligjit për prokurori publike, mund të thuhet se kushti i vendosur me gjashtë profesorët e emëruarështë shtrembërim i të vërtetës, gjegjësisht spin. Më tepër ngjanë se Mickoski ka shfrytëzuar gjashtë profesorët, me dijen ose pa dijen e tyre, si murr mbrojtës, për t’i ikur përgjegjësisë para opinionit për (mos)miratimin e Ligjit për PP:

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .