Kundërspin: Më shumë se disa individë rrënuan shtetin e së drejtës!

 

As problemi me shtetin ligjor dhe legjislativ me disa individ, as nuk është dashur të pritet Komisioni Antikorrupsion që të zbatohet i ashtu quajturi veting i butë ndaj gjykatësve dhe prokurorëve, siç thotë Zoran Zaev, i cili lë përshtypjen se qeveria ekzekutive nuk ka mundur të bëj në tepër në periudhën e deritanishme prej 2,6 vitesh 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Lideri i Qeverisë së RMV-së dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, nga foltorja e Kuvendit foli për gjyqësorin dhe shtetin ligjor, me çka në pjesën e fundit mund të detektohet e vërteta e shtrembëruar, gjegjësisht spin:

Spin: “Disa individë rrënojnë shtetin ligjor dhe sistemin legjislativ. Në këtë moment Komisioni për Antikorrupsion bën kontroll për pronë, para, të familjeve dhe të gjithë ministrave në Qeveri dhe të kryeministrit, kjo është gjë e mirë. Por duhet të verifikojë edhe pronat e të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve, avokatëve lidhur me to”

[Burimi: Z. Zaev/Kuvendi/ueb faqja e Qeverisë, data: 28.11.2019]

Kundërspin:

Kryeministri Zoran Zaev, duke folur nga foltorja e Kuvendit për “aferën” me bonuset që janë ndarë në PSP, preku edhe temën e cilësisë së sistemit gjyqësor, me çka shtrembëroi të vërtetën me vlerësimin se “disa individë rrënuan shtetin e të drejtës dhe sistemit gjyqësor”? 

Kjo deklaratë de fakto është spinim, për atë se vlerësimet e një numri të madh të analistëve, nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare, ish gjykatës dhe të ngjashëm, flasin se problemi është më i madh se disa individë dhe se reforma në gjithë sistemin gjyqësor kërkon edhe sjellje tërësisht të ndryshme të gjykatësve dhe prokurorëve në sistem. Fundja, një pjesë e atyre reformave kanë përfunduar, si detyra shtëpie të dhëna nga diplomati gjerman “Rajnhard Pribe (Pribe 1 nga vitit 2015 dhe Pribe 2 nga viti 2017). Por, praktika në gjyqësor dhe në prokurori nuk ndryshoi në mënyrë dramatike, as edhe me ndryshimin e kreut të Këshillit Gjyqësor, as me ndryshimin e majës së Gjykatës së Lartë.

Gjithë kjo rezulton me ikjen nga drejtësia dhe mosdënimi e rasteve të profilit të lartë të keqpërdorimit ose të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Është e mjaftueshme që të mund të shihet gjendja e proceseve nga PSP në Gjykatës Penale dhe fatit të tyre. Analizat flasin se problemi është më i madh dhe se duhet të zbatohen disa propozime që kanë të bëjmë me gjithë sistemin ose me një pjesë të sistemi legjislativ, me çka përgjatë një viti Metamorfoza realizoi dy hulumtime që mund të shihen këtu dhe këtu.

Në gramatikën e gjuhës maqedonase fjala disa herë përdoret për të përcaktuar numër të panjohur, por që nuk është i madh. Disa lektorë propozojnë që të përdoret numër më i madh se një, maksimumi deri në pesë.

Përfundimisht, vet Zaev, para se të thotë këtë fjali, tha fjalinë në vazhdim: Duhet të jetë e qartë dhe zëshëm, kjo periudhë (prej kur në Qeveri është LSDM dhe BDI) nuk ka as tre përqind të gjykatësve të ri në numrin e përgjithshëm të gjykatësve. Nuk ka as tre përqind prokurorë të ri nga numri i përgjithshëm i prokurorëve të shtet, ndërsa para kësaj thoshte “gjykata svarovski akoma funksionon”. 

Me vet potencimin e këtij numri, kjo përqindje, praktikisht Zaev thotë se të gjithë të tjerët janë pjesë e sistemit të më hershëm autoritar të vjetër, sistem në të cilin gjykohej sipas urdhrave ose në marrëveshje me politikanët dhe sistemin politik në të cilin, po ashtu, gjykatësit zgjedhin ose veprojnë me prova. Për gjithë këtë dëgjuam nga bombat të cilat i lëshonte vet Zaev në opozitë, nga raporti special i PSP-së në Kuvend për sjelljen e katër gjykatësve.

Prej këtu, shtrembërimi i të vërtetë, gjegjësisht spin është të thuhet se “disa individë rrënojnë shtetin e së drejtës dhe sistemin legjislativ”. Problemi zgjidhet me vullnet politik, i cili, duke gjykuar sipas zgjedhjes së Këshillit Gjyqësor, akoma nuk është. Fundja se sa i madh është problemi tregojnë edhe lajmet më të reja që vinë nga Gjykata Kushtetuese, të cilat mund të rezultojnë edhe me amnisti të plotë, de fakto, të të gjithë të akuzuarve dhe të gjykuarve nga PSP.

 

LSDM DHE BDI KANË MUNDUR TË FILLOJNË ME VETING TË BUTË

Fjalia e dytë problematike, që mund të vlerësohet si e vërtetë e shtrembëruara, është se Komisioni për Antikorrupsion duhet të verifikojë gjendjen e pronës së të akuzuarve, gjykatësve dhe avokatëve lidhur me to. Është e saktë se Komisioni për Antikorrupsion mund ta bëj një gjë të tillë, mundet të ketë edhe kallëzime penal, por problemi është se edhe pa këtë, Komisioni për Antikorrupsion i cili u zgjodh pas mosfunksionimit disa vjeçar të përbërjes së vjetër, qeveria ekzekutive në suaza të autorizimeve të saja ka mund deri më tani ta realizojë këtë verifikim. Kanë mundur edhe përmes DHP-së dhe përmes Drejtorisë për Kundërzbulim Financiar dhe përmes Policisë Financiare.

Vetingu i butë , i cili nuk ka lidhje me premtimin zgjedhor të Zoran Zaev për rizgjedhjen e gjykatësve të përgjithshëm dhe prokurorëve, dhe me veting të vërtetë, të cilin e ka penguar Bashkimi Evropian, Qeveria ekzekutive e udhëhequr nga LSDM dhe BDI ka mundur ta bëj këtë dhe deri më tani edhe pa Komisioni për Antikorrupsion, me një parahetim të përgjithshëm, i cili do të kishte për qëllim të gjejë dyshime bazë për ngritjen e akuzave, si bazë për akumulimin e pabazë të pronës ose mbulimin e të hyrave të cilat vijnë jashtë pagave të prokurorëve ose gjykatësve. Fundja, siç propozoi së fundmi prokurorja Vilma Ruskoska  për tre gjykatës – hetim financiar, ashtu ka mund që deri më tani të fillohet një hetim për të gjithë, ose të paktën për majën e prokurorisë, të cilët ishin pjesë e “bombave”:

Për këtë edhe kjo fjali e Zaev mund të kuptohet si e vërtetë e shtrembëruar, sepse verifikimin e kërkon ekskluzivisht nga Komisioni për Antikorrupsion, të formuar së fundmi, e ngarkuar me raste dhe akoma me kuadër të pamjaftueshëm dhe me pajisje jo të mjaftueshme teknike.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.