Kundërspin: Fitoret zgjedhore të VMRO-DPMNE-së do të ishin të pamundura pa ndihmën e BDI-së

 

Pa ndihmë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë të BDI-së asnjë fitore zgjedhore e VMRO-DPMNE-së nuk do të ishe e mundur. Ndihma, sipas informacioneve të qasshme, jepej përmes marrëveshjeve të ndërmjetme për vendime politike dhe procedura, deri në shpalljen e zgjedhjeve ose mashtrimeve zgjedhore 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi, në një pjesë të deklaratave në suaza të intervistës për “Shtypin e lirë”, mbajti qëndrim i cili njihet si spin:

Spin: Koalicionet parazgjedhor dhe paszgjedhore nuk varen prej supozimeve dhe analizave, por kryesisht prej rezultateve zgjedhore dhe të rrethanave tjera gjatë përpilimit të angazhimeve sipas programeve të palëve të interesuara. BDI së pari në vitin 2002-2006 ishte në koalicion me LSDM-në, më pas me VMRO-DPMNE-në, pastaj përsëri me LSDM-në. Nuk është BDI fajtore që në bllokun maqedonas disa raunde me radhë fitonte VMRO-DPMNE. 

[Burimi: SP– Intervistë me Talat Xhaferin – data: 08.04.2020]

 

KUNDËRSPIN:

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi, në intervistë për “Shtypin e lirë”, mes tjerash, duke ju përgjigjur pyetjes gazetareske tha një të vërtetë të shtrembëruara se BDI nuk është fajtore që në bllokun politik maqedonas disa raunde fitoi VMRO-DPMNE. Xhaferi shtrembëroi të vërtetën dhe spinoi për shkak se tha një gjysmë të vërtetë dhe e pozicionoi në interes të pozicionit të tij, në interes të pozicionit të partisë së tij, BDI. Më saktë, në përgjithësi është e vërtetë se BDI nuk është fajtore që në bllokun maqedonas fitoi VMRO-DPMNE, por të jemi më specifik, askush nuk mund të mohoj kontributin e BDI-së me procedurat dhe sjelljet për t’i ndihmuar VMRO-DPMNE-së që të fitoj. Këtu mendohet në më tepër faktor: të marrëveshjeve të ndryshme politike për taktikat ose vendimet që do t’i ndërmerr BDI që të sigurojë një pozicion më të përshtatshëm të partnerit të koalicionit nga blloku maqedonas, në këtë rast VMRO-DPMNE-së, deri te mashtrimet klasike zgjedhore, për të cilën kemi gjykim në Gjykatën Themelore 1, të kryer nga funksionari i BDI-së në vitin 2013.

Marrëveshjet Ahmeti – Gruevski 

Për shembull, a nuk është faj i BDI-së që më ndryshe ose politikisht përshtatshëm u soll ndaj VMRO-DPMNE-së kur nuk kaloi kërkesa e tyre për kompensim ligjor të ish ushtarëve të UÇK-së, ndërsa BDI, nuk bëri asnjë shtypje të madhe ose nuk e lëshoi koalicionin (flasim për periudhën pas 2008). Ose a nuk është marrëveshje politike në dobi të partnerit të koalicionit kur lideri i BDI-së dhe lideri i atëhershëm i VMRO-DPMNE-së, Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski, (ky i fundit në pozitën e kryeministrit) u morën vesh që Ahmeti të mos bëj zhurmë kur rrënohet ndonjë ndërtim i egër në Çair, në këtë rast përballë ambasadës së SHBA-ve, nëse nuk gabojmë. Kjo bisedë u prezantua në të ashtuquajturat bomba të partisë së atëhershme opozitare LSDM (në vitin 2015), dhe më pas u dorëzuar në arkivën e atëhershme të PSP-së. A nuk është pjesë e fajit për fitoren e VMRO-DPMNE-së? Një shembull mund të jetë edhe marrëveshja mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së për ndërprerjen e operacionit statistikor “Regjistrimi i popullsisë dhe amvisërive” në vitin 2011. Për këtë PSP hapi hetim dhe të dyshuar janë Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski: “Sipas PSP-së, të dyshuar për fillimin e procesit të regjistrimit të popullsisë në vend, kanë kuptuar se ky regjistrim do të dëmtojë partitë qeverisëse VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në, andaj duke u nisur prej interesave personal me qëllim të mbajtjes së fuqisë, kanë ndërprerë procedurën, me çka kanë shkaktuar dëm prej mbi 175 milion denarë” (burimi DW)

Mashtrim zgjedhor me marrëveshje të ndërmjetme 

Përfundimisht, së fundmi u shpall aktgjykim i shkallës së parë në Gjykatën Penale në Shkup, Themelore 1 në të cilën dy funksionarë të BDI-së, një deputet, me padi për mashtrime zgjedhore në Komunën e Çair në vitin 2013, me çka në thelB aktpadia ka qenë se janë ndryshuar të dhënat e vullnetit të qytetarëve në dobi të kandidatit për kryetar komuna nga radhët e BDI-së, ndërsa në llogari të votave të PDSH-së dhe VMRO-DPMNE-së. Këtë radhë, sipas fakteve dhe akuzave, me dijeni të VMRO-DPMNE-së, po ashtu edhe PDSH pretendon se bëhet fjalë për mashtrime të mëdha zgjedhore. Ky rast dëshmon se marrëveshjet në mes partive që janë në koalicion ekzistojnë dhe është normale të ndihmojnë njëra-tjetrën, vetëm se mos ta bëjnë këtë me vepra që janë kundër ligjit. Prej këtu, deklaratën e Xhaferi, se BDI nuk është fajtore për fitoret e VMRO-DPMNE-së në bllokun maqedonas, është e vërtetë e shtrembëruara. BDI ndoshta nuk është fajtore shumë ose kryesore, por i ka ardhur në ndihmë kësaj fitoreje, sepse ka qenë pjesë e gjithçka që e ka sjellë atë fitoren. Për këtë arsye, këtë pjesë të deklaratës së Xhaferi, i cili është cituar dhe nënvizuar në fillim të tekstit, mund të vlerësohet si spin, sepse definitivisht fitoret zgjedhore të VMRO-DPMNE-së nuk do të ishin të mundshme pa ndihmën e BDI-së.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.