Kundërspin: Çmimi i ujit nuk varte nga vullneti i kryeministrit dhe i Qeverisë

OBSE/ODIHR në fushatë kanë vërejtur indikacione që pengojnë ndarjen e partisë nga shteti. Foto: LSDM.

 

Premtimi i kryeministrit Zaev, dhënë përmes profilit të tij zyrtarë në Twitter, për zvogëlimin e çmimit të ujit në Shtip është spin politik, sepse kjo çështje nuk është nën kompetencat e Qeverisë, por e vetëqeverisjes lokale. Kjo porosi nga Twitteri e kryeministrit është e shënuar edhe në Deklarata e Gjetjeve dhe Konkluzioneve Preliminare të Misionit mbikëqyrës të OBSE/ODIHR, ku është vërejtur se procedurat e këtilla janë në kundërshtim me standardet e kësaj organizate

 

Shkruan: Olivera Vojnovska

 

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në ditën e fundit të fushatës (27.10.2017) në rrethin e dytë zgjedhor, përmes Twiterit qytetarëve të Shtipit ju tha se pas zgjedhjeve lokale do të paguajnë më pak faturat e ujit, gjë që paraqet shtrembërim të së vërtetës.

Spin:  Pas 29 Tetorit ulim çmimin e ujit dhe të gjithë amvisëritë, institucionet publike dhe ndërmarrjet do të paguajnë fatura më pak për 10%. 

[Burimi: Profili zyrtarë në Twitteri i kryeministrit Zoran Zaev Data: 27.10.2017]

Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281-e1500652724996

 

Kundërspin: Një porosi të këtillë kryeministri i Qeverisë, Zoran Zaev, të dërguar përmes “Profilit zyrtar në Twiter të kryeministrit dhe lideri të LSDM-së”, e vlerësojmë si spin politik. Duke ju premtuar banorëve të Shtipit fatura më të ulëta të ujit për 10 përqind, Zaev krijon një perceptim të shtrembëruar se kryeministri është ai i cili mund që të ul çmimin e ujit. Dhe përderisa një gjë të tillë mund të premtoi kandidati për kryetarë komune (në rastin konkret Bllagoj Boçvarski), kryeministri nuk mund, sepse çështja nuk është nën kompetencat e Qeverisë dhe të parit të Qeverisë.

Përcaktimi i tarifës për çmimin e ujit nëpër shtet, sipas Ligjit të ri përcaktimin e çmimeve të shërbimeve të ujësjellësit prej 18 janarit të vitit 2016 (regjistrim i nevojshëm) më nuk e përcakton qeveria lokale, por Komisioni rregullues për energjetikë (KRE – nenin 7-16) përmes metodologjisë strikte, parametrat e të cilës qartë janë të përfshira në ligj (neni 5). Procedura për caktimin e tarifës së shërbimeve të ujësjellësit në KRE përgatiten që prej 30 nëntorit të vitit 2016, ndërsa duhet që të fillojnë që të zbatohen më së voni deri me 1 janar të vitit të ardhshëm (do të thotë 2 muaj) në komuna ku ka mbi 10 mijë banorë (siç është Shtipi), përderisa, në komunat nën 10 mijë banorë ky afat është deri në 1 janar të vitit 2019.

Zaev si kryeministër, padyshim se e di këtë, përderisa në tre mandate ka qenë kryetarë komune dhe i ka të qarta kompetencat e vetëqeverisjes lokale. Ashtu që,  ky premtim i tij dhënë në fund të fushatës është jokorrekt dhe është vënë në funksion të marrjes së pikëve politikë për kandidatin e LSDM-së, Boçvarskin (tashmë kryetarë i zgjedhur) para rrethi të dytë votimeve.

Porosia e përmendur e Twitterit është shënuar edhe në Deklarata e Gjetjeve dhe Konkluzioneve Preliminare të Misionit mbikëqyrës të OBSE/ODIHR (faqe 7), ku është vërejtur se procedura të këtilla janë në kundërshtim me standardet e kësaj organizate dhe ndarjen e partinë nga shteti.

Kryeministri, kohë pas kohe sipas pozitës së tij zyrtare, i është drejtuar elektoratit të tubimet e LSDM-së dhe e ka shfrytëzuar Twitterin për të dërguar porosi të fushatave. (26) Ai ka promovuar inkluzivitet, zhvillim lokal dhe integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Disa parti kanë shprehur shqetësim rreth asaj se kryeministri premton mbështetje qeveritare për komunat me kryetarë nga LSDM ose nga BDI. Këto procedura groposën ndarjen e partisë dhe shtetit, përkundër detyrimeve që dalin nga anëtarësimi në OBSE. 

(26) IMM i OBSE/ODIHR ka mbikëqyr ngjarje të këtilla në Çari, Gazi Babë, Gostivar, Karbinci, Shuto Orizare, Staro Nagoriçane, Strugë dhe Vinicë. Përkrahë kësaj, me 27 tetor, të Twitterin e tij zyrtarë si kryeministër edhe si lider i LSDM-së, ai ka premtuar uljen e çmimit të ujit për 10 përqind, për të gjithë amvisëritë në Shtip, pas zgjedhjeve. 

Në periudhën e kaluar kritika në adresën e kryeministrit dhe të anëtarëve të kabinetit qeveritar për shkak të daljeve të tyre në fushatë, dërgoi BESA dhe partneri i koalicionit në Qeveri, Aleanca për Shqiptarët (ASH). Lideri i ASH, Zijadin Sela dhe kryetari i sapozgjedhur në Gostivar, Arben Taravari, kritikuan Zaevin si joparimor për shkak se mbështeti haptazi BDI-në dhe për pjesëmarrjen e tyre të drejtpërdrejtë në tubimet e kandidatëve të BDI-së.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.