Kundër-spin: Nëse VMRO DPMNE kërkon dënim prej një euro, pse atëherë nuk i ndryshon ligjet për media në Kuvend

Todorov: Kush mban anën e gazetarëve: Foto: google

Изјавата на Никола Тодоров дека владејачката партија е многу либерална по прашањето на медиумите е чисто извртување на вистината, кое Прличев во едно од своите дела (1762 Лето) го опишува како „Лицем светци, срцем в’лци“. Ова е така зашто сите досегашни постапки во текот на изминатите години, но и постапките во текот на тековнта политичка криза, покажуваат лажен и неискрен однос на ВМРО-ДПМНЕ кон медиумите и правото на слободата на печатот и говорот

 

 Deklarata e Nikolla Todorov që partia qeverisëse është mjaftë liberale kur janë në pyetje mediumet është pastër shtrembërim i të vërtetës, të cilën Përliçev në njërën prej veprave të tij (Vera e vitit 1762) e përshkruan si “Në fytyrë shejtorë, në zemër ujqër”. Ndodh kështu sepse të gjitha ngjarjet e viteve të fundit, por edhe ngjarjet përgjatë krizës politike, tregojnë raport të rrejshëm dhe jo të sinqertë të VMRO DPMNE-së ndaj mediumeve, lirisë së fjalës dhe shtypit

 

 Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Pas rinisjes së bisedimeve në nivel më të lartë të delegacioneve partiake për dalje nga kriza, udhëheqësi i ekipit bisedues të VMRO DPMNE-së, zv-kryeministri aktual dhe Ministër i shëndetësisë, Nikolla Todorov, dha këtë deklaratë, me të cilën pretendojmë se bëhet shtrembërimi i të vërtetës ose spinim:

Spin: Rreth mediumeve, partia jonë ka këtë qëndrim se asnjë medium apo asnjë gazetarë nuk duhet të dënohet për një tekst të shkruar apo propozim. Formimin e ndonjë trupi qendror censurues i cili do të vendos nëse ndonjë propozim është në rregull, apo i panevojshëm. Nuk duam që mediumet të vihen në atë situatë që të ndëshkohen apo të shkruajnë sipas porosive. Po ashtu, kërkojmë ulje serioze të dënimeve.  

[Burimi: META, Data, 07.07.2016]

Kontraspin - foto Vistinomer

Kundër-spin:  Deklarata e Nikolla Todorov që qëndrimi i VMRO DPMNE-së ka qenë se asnjë gazetarë  apo medium nuk duhet të dënohet për një tekst të shkruar ose propozim, për të gjithë që i njohin marrëdhëniet apo që njohin gjendjen në sferën e mediumeve tingëllon si shaka apo tallje, ndërsa këtu do të mundohemi të vërtetojmë se është bërë shtrembërim i së vërtetës apo spinim. Ajo deklaratë, sipas mediumeve të tjera, përfundon me propozim apo përpjekjet e VMRO-DPMNE-së, për ulje drastike të dënimeve për mediumet dhe gazetarët, madje në 1 euro!

Procesi i despinimit për këtë pretendim të Todorovit nuk është një detyrë e rëndë dhe si për fillim duhet të merret parasysh kush është në qeveri për 10 vitet e fundit dhe kush ka pasur mundësi që t’i vërtetojë qëllimet e veta  apo politikat publike në lidhje me këtë sektor, konkretisht për rastin në fjalë, mediumet dhe gazetarët. Kuptohet, VMRO DPMNE-ja, e cila kur silleshin versionet e fundit për ligjet ka votuar për dënimet e përfshira në to, duke përfshirë edhe ligjin e fundit, në ndryshimet dhe plotësimet në Kodin zgjedhor, në të cilin janë paraparë dënime deri në 8 mijë euro, joselektivisht dhe duke mos pasur parasysh se mediumet janë të ndryshme edhe sipas ndikimit të tyre edhe sipas fuqisë.

SHMG dhe sindikatat e pavarura të gazetarëve menjëherë reaguan kundër kësaj politike dënuese pasi ligji kaloi në kuvend, rreth kësaj VMRO DPMNE nuk kishte asgjë kundër.

 

 LIGJET PËR DËNIMET NDAJ MEDIUMEVE

Të rikthehem pak mbrapa. Në vitin 2013 dhe 2014, kur u soll ligji, e më pas edhe ndryshimet dhe plotësimet edhe për ligjin elektronik dhe ligjin për media të shkruara, të cilat ndryshe njihen si Ligji për mediume audio-vizuale dhe shërbime mediatike dhe Ligji për mediume. Në këto legjislacionet janë shkruar dënime dukshëm të larta në rrethana të dhëna për mediumet elektronike. Këto dënime të larta kryesisht i referohen mosrespektimit të disa neneve përkatëse, 92 prej ligjit të parë, i cili iu referohet incizimeve dhe emetimeve të programeve argëtuese dhe muzikore prej produksioneve të vendit dhe mbikëqyrje të palejuar dhe shkelje të këtij lloji, me të cilat Agjencia ka të drejtë të dënoj mediumet deri në 20 mijë euro. Një dënim të tillë morën televizioni Tellma dhe Sitell TV, para dy viteve, gjatë së cilës te Tellma në pyetje ishin 45 minuta diferencë për kohë të paracaktuar për lëshim të muzikës nga produksionet vendore.

Të kthehemi edhe pak më mbrapa, në vitin 2012, kur nga Ligji Penal doli tërësisht pjesa për shpifje dhe ofendim dhe u transferuan në Ligjin qytetar për përgjegjësi për ofendim dhe shpifje, në të cilat janë shkruar dënime deri në 27 mijë euro për pronarin, kryeredaktorin dhe gazetarin, ose veçmas 15.000, 10.000 dhe 2.000 euro.

Me dënime të tilla, të cilat për një redaksi të vogël janë të mëdha, posaçërisht për kryeredaktorët dhe gazetarët, por sipas vlerësimeve të organizatave profesionale sipas anketave të realizuara, kjo sjellë trend shqetësues për vet-censurim. Në fund të fundit, këto ligje u provuan prej një numri të madh përfaqësuesish qeveritar mbi mediume dhe redaksia të ndryshme, ndërsa si rast për t’u mbajtur në mend është dënimi i caktuar prej 9 mijë eurosh për redaktorin e Fokus, Jadranka Kostova dhe gazetarin Vllado Apostollov, pas padisë nga Sasho Mijallkov, ish-shefi i DSK-së dhe kushëri i Nikolla Gruevskit.

Dhe tani, Nikolla Todorov dëshiron që të bind publikun se VMRO DPMNE është shumë liberale kundrejt të drejtave të mediumeve dhe lirisë së tyre dhe duke u munduar që të kryej ndërrim të tezave se është duke u propozuar ndonjë trup qendror censurues, dhe se ato janë kundër censurës dhe dënimeve të larta, ofrojnë dënim simbolik prej një euro. Përse? Për mediumet dhe gazetarët thotë Todorov.

 

 NDËRRIMI I LIGJEVE MË I RËNDËSISHËM SE RETORIKA

Si është raporti i VMRO DPMNE-së ndaj mediumeve dhe veçanërisht raporti i pronarëve të disa mediumeve ndaj funksionarëve të VRMO DPMNE-së, mund më së miri kuptohet nëpërmjet bisedave të përgjuara telefonike të cilat vitin e kaluar i prezantoi para opinionit LSDM-ja opozitare. Sidomos “bombat” numër 4 dhe numër 24.

Fundja, nëse VMRO DPMNE ka aq raport të sinqertë dhe mbrojtës ndaj mediumeve dhe gazetarëve, pse nuk i ndërroi ligjet të cilët i përmendëm më lartë përmes shumicës së saj në Kuvend të RM-së dhe në mungesë të opozitës në parlament? Nëse përgjigja është se nuk duan vet, por sepse duan ta bëjnë në marrëveshje me opozitën, përsëri deklarata është jokonsekuenete dhe nuk mban ujë, pse pa marrëveshje me opozitën, ato tani më e kanë shty në procedura parlamentare ligjin për reklama të kampanjave publike ose në popull i njohur si ligj për reklama qeveritare, të cilat pa dyshim se sipas ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë është cilësuar si formë e ashpër për blerjen e mediumeve dhe rënie në tregun e lirë, me të cilat rrënohen ligjet në treg dhe dëmtohen mediumet.

Prej këtu, duke u rikujtuar në vlerësimin e ndërmjetësuesit të vjetër në bisedime i cili nuk vlente për VMRO DPMNE-në, Piter Vanhojte, për raportin i elitave politike, sidomos të asaj qeverisëse ndaj mediumeve dhe gazetarëve, dhe duke pasur parasysh atë çka u tha më lartë me argumentet e dhëna, deklaratën e Nikolla Todorov e vlerësojmë si shtrembërim të vërtetës ose spinim.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.