Kundër-spin: Akuza të pabaza për propozimet e para – dënime për mediumet

Monitorimi tregoi shkele precize të rregullave të informimit. Foto: ASHMAA

 

Sulme të rënda mbi vendimet e Agjencisë për mediume për propozimet e trupit ad-hoch për shkelje të procedurës kundër dy televizioneve, nuk bazohen ne fakte, por në spinime, qëllimi i të cilave është diskualifikim i trefishtë të një pjesë të anëtarëve të trupit ad-hoch, diskualifikim të profesionalitetit të Agjencisë për mediume dhe diskualifikim të drejtorit Trajpevski

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Pas marrjes së përfundimeve të para të trupit të përkohshëm për ndjekje të mediumeve të cilat propozojnë ngritje për shkelje të procedurës kundër dy televizioneve për shkelje të balancës informative, përfaqësuesit e trupit ad-hoch të cilët  ishin kundër dhe përfaqësuesit nga mediumet e rrezikuara, dolën me qëndrim të përgjithshëm kundërshtues, të cilin ne e vlerësojmë si shtrembërim të së vërtetës:

Spinimet:

  • Potencojmë se ligji dhe Metodologjia e ASHMAA nuk ndajnë mjaftueshëm kritere precize për shoqëritë radiodifuzive që të mund të përshtatin informimin e tyre dhe nuk specifikojnë se mes cilëve subjekte politike duhet që të arrihet balanci…
  • …Analizat kuantitative të realizuara nga Sektori i Programit të Agjencisë së Mediumeve tregojnë se shoqëria komerciale radiodifuzive televizioni Sitel DOOEL Shkup, në periudhën e vëzhgimit prej 12 deri 21 shtator të vitit 2016, në masë të madhe është arritur balancim gjatë mbulimit të aktiviteteve të partive VMRO DPMNE dhe LSDM…
  • Raporti dhe limitet janë pjesë e një njeriu të frustruar i cili frustrimet e tij të caktuara i shëron përmes dënimit të mediumeve për të cilat ai haptazi tregon se i urren…
  • Moderatori në suaza të shijes dhe profesionalitetit ka të drejtë që të provokojë të ftuarit e vet që prej tyre të nxjerr më të mirën, ndërsa shikuesit më lehtë të nxjerrin përfundime…

[BURIME: Netpres, Lider, TV Sitel, Datat, 30.09; 01.10.; 03.10.2016]

 

Kontraspin - foto Vistinomer

 

Kundër-spin: Pas vendimit të parë të trupit ad-hoch të marrë të premten, me të cilin propozohet që Agjencia ta ngrit procedurë për shkelje para gjykatës përkatëse për shkak të mosbalancimit të dy televizioneve, ato u ngritën kundër këtij vendimi.

Reagimet negative vinë nga ana e dy mediumeve të prekura dhe një pjese të përfaqësuesve të turpit të përkohshëm për ndjekje të mediumeve për zgjedhjet e vitit 2016 – risi e cila u implementua pas marrëveshjes së korrikut të partive politike dhe pjesën e mediumeve për të cilët “Vërtetmatësi” shkruante.

Bëhet fjalë për propozim vendim pas dhjetë ditëve të para të monitorimit të mediumeve elektronike. Më saktë, me ndryshimin e Kodit zgjedhor në pjesën për detyrime të mediumeve të cilët ndjekin kampanjën zgjedhore, hyjnë edhe detyrimet e tyre jo vetëm të kampanjës 20 ditore, por edhe periudhën parazgjedhore, 100 ditë para datës së zgjedhjeve.

Monitorimi i detyrimeve të mediumeve e kryejnë trupa profesional të Agjencisë për mediume, në sektorin Mbikëqyrje e Programeve, ndërsa raportet ju jepen anëtarëve të trupit ad-hoch, në të cilin ato do të duhet të nxjerrin përfundime dhe vërejtje. Trupi ad-hoch është i përbërë nga dy përfaqësues të VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së, ndërsa i pesti është zgjedhur nga ana e bashkësisë etnike shqiptare në konkurs, pasi partitë politike shqiptare formalisht u tërhoqën nga nominimi i përfaqësuesve të tyre.

 

METODOLOGJIA ËSHTË PRECIZE

E para, Metodologjia nuk është precize dhe mediumet nuk mund përshtaten…Ky pretendim është absolutisht i pavërtetë. Pa marrë parasysh mendimet e ndryshme në politik dhe partizimit të ekspertëve të opinioni dhe jo efikasitetin e Agjencisë për mediume dhe vendime e Këshillit, është fakt se të gjithë mbikëqyrjet e programeve deri më tani janë kryer në bazë te rregullave, mbi metodologjinë precize. Fundja, këtë e tregon edhe raportet e deritashme për monitorim të kampanjës zgjedhore nga ana e vet Agjencisë, të cilët lartë-poshtë japin fotografi të qartë të balancimit të dobët dhe tendencave nga ana e mediumeve private, ndërsa dobësi të shumta mund të vërehen edhe te Shërbimi publik.

E dyta, kjo Metodologji sipas së cilës përfshihen zgjedhjet është bërë në janar të vitit 2016 dhe pas saj është punuar në fillim të vitit kur ende nuk ekzistonte ad-hoch trupi. Një pjesë e saj duhej të ndërtohej sipas modelit francez, por pas diskutimit kontraverz publik dhe pas reagimeve të parive politike, u morr vendimi që mediumet të vlerësohen sipas drejtimeve të dhëna në dokumentin e janarit.

Në këtë dokument mbi 20 faqe, saktë përshkruhen aspektet kuantitative dhe kualitative të informimit që një prodhim gazetaresk të mund të thirret objektiv dhe i balancuar. Me termin kuantitativ mendohet në matjen e kohës së ndarë, ndërsa me termin kualitativ, toni i informimit, paraqitjes së fakteve, gjuha e drejtpërdrejtë ose jo e drejtpërdrejtë, shfrytëzimi i filmave për manipulim, fotografi dhe tinguj, komente në lajme, e kështu me radhë…Vlen të përmendet se këto rregulla nuk janë krijuar në Shkup dhe në ASHMAA, por janë rrënjosur nga rregullat evropiane për informim të balancuar nga ciklet zgjedhore të futura nga UNDP, OSBE/ODIHR, Këshilli i Evropës, Organizatat e mediumeve dhe institucionet siç janë: IFJ, Articel 19, etj.

 

DALLIMET E MONITORIMIT NË KUALITET DHE KUANTITET

Nëse analizohen me kujdes arsyetimet të raportin e Agjencisë për dy mediumet e përmendura në periudhën prej 12 deri 21 shtator, do të shihet se ka disproporcion edhe në sasi edhe në cilësinë e vëzhgimit të aktorëve të ndryshëm të fushatës parazgjedhore ose emetim të qëndrimeve të ekspertëve dhe “ekspertëve”.

Për shembull, nëse shihet koha e ndarë për VMRO DPMNE-në dhe për LSDM-në në një prej televizioneve si tërësi, në shikim të parë duket proporcionale, me nga 32 minuta për secilën nga programi 5 orësh i analizuar. Por, nëse në këtë shtohet se Qeveria ka pasur mbi 42 minuta, përfaqësuesit e drejtorive shtetërore dhe ndërmarrjeve publike rreth 26 minuta dhe ekspertët me mbi 11 minuta dhe nëse përgjatë gjithë kësaj Agjencia vëren se në raste ka shembuj për identifikim të aktiviteteve partiake, gjegjësisht informim në funksion të fushatës partiake, është më se i qartë mosbalancimi në të mirë të partisë qeverisëse.

Përfundimi i njëjtë mund të jepet edhe në lidhje me gjuhën e drejtpërdrejtë. Edhe pse koha për të dy partitë është afërsisht e njëjtë, kur shtohet edhe koha e referimeve të drejtpërdrejta të qeverisë së RM-së, gjegjësisht përfaqësuesve të saj, mund të vij deri te mosbalancimi.

Por, ajo që është më shqetësuese është përzierja e komenteve me lajmet, si dhe koha e tepërt e komenteve e cila rrotullohet rreth 50 minutave nga 5 orë gjithsej, as sa është monitorimi i kohës së një prej televizioneve. Përveç asaj, shembujt e vërejtur janë të shumtë si, vendosja e kontestit negativ dhe tonit pozitiv dhe negativ. Nga ajo që ka realizuar Agjencia është se ato posaçërisht janë theksuar kur lajmet i jep redaktori përgjegjës së televizionit dhe prej këtu, më pas del spini se bëhet fjalë për larje llogarish nga ana e Agjencisë me një person dhe me televizionin.

Edhe pse theksi i spinit hidhet në pretendimin që është dhënë propozim- dënim për shkak të sjelljes së një redaktores në udhëheqjen e një emisioni debatues, thjesht nuk është e saktë.

Më saktë, edhe pse, në raport theksohet se shembulli për moderim të atij emisioni, i cili është vlerësuar si tifozllëk nga ana e moderatores, vërejtja parësore i referohet shkeljes së ligjit në pjesën e përzierjes së partisë me sjelljen, gjegjësisht prezantimin e masave qeveritare në funksion të fushatës parazgjedhore të një partie (faqe 8). parregullsi të tilla janë vërejtur edhe në pesë shembuj të kohën e lajmeve dhe në emisione të tjera informative në afat prej 10 ditësh monitorim.

Përveç kësaj, te ky medium Agjencia ka vërejtur dhe disbalanc më të madh në lidhje me pjesën sasiore – 34 minuta për VMRO DPMNE-në dhe 27 minuta për LSDM, përgjatë të cilës te të parët, përveç neutralitet, është vërejtur edhe favorizimi me ton pozitiv, ndërsa te të dytët, përveç neutralitetit, toni ka qenë negativ.

Për sa i përket, vëzhgimit të standardeve profesionale gjatë informimit, përfshirë këtu edhe vendimet e Agjencisë, mund të jepet edhe shembulli i komentit të redaksisë së një prej televizioneve menjëherë pas vendimit të dhënë nga trupit ad-hoch, kur i pari i Agjencisë, Zoran Trajçevski, u sulmua me gjuhë të papërshtatshme diskualifikuese, me ofendime personale, për të cilat në komentim nuk bazohen në argumente.

Prej këtu, sulmet që vendimet e trupit ad-hoch, janë në të vërtetë pjesë e Agjencisë dhe njeriut të parë të saj, monitorimi i të cilës nuk kryhet mbi rregullat të ndara me Ligj ose sipas Metodologjisë, i vlerësojmë si spinime. 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.