Koronavirusi nuk transmetohet përmes dërgesave të “Ali Express”-it
[Recension: KORONAVIRUSI “KOSIT”: A kanë frikë qytetarët e Maqedonisë që të porosisin nga “Ali Express”-i? ]
Titulli i tekstit që e recensojmë mundohet t’i vendosë në korelacion përhapjen koronavirusit dhe dërgesat e “Ali Express”-it, por njëra me tjetrën nuk shkojnë. Përhapja e koronavirusit nuk transmetohet përmes dërgesave të njerëzve, por nga personi në person, konfirmon dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Linku deri te artikulli origjinal: KORONAVIRUSI “KOSIT”:A kanë frikë qytetarët e Maqedonisë që të porosisin nga “Ali Express”-i?
Data dhe koha e publikimit: 5.2.2020
Data e recensionit: 6.2.2020
Recenzues: Sillvana Zhezhova
Nëse gjykohet sipas të dhënave të marra nga Posta e Maqedonisë, qytetarët nuk kanë frikë të porosisin mallra dhe produkte të tjera nga Kina. Meqenëse koronavirusi është tema kryesore në botë, ata nuk kanë vënë re rënie të porosive nga “Ali Express”-i që u dërgohen qytetarëve.
Përmbajtja e tekstit që e recensojmë, në fakt, e hedh poshtë titullin (Koronavirusi “kosit”: A kanë frikë qytetarët e Maqedonisë që të porosisin nga “Ali Express”-i?), pasi që deklaratat e cituara nga Posta dhe nga qytetarët që u përgjigjën në këtë pyetje tregojnë se as porositë nuk janë zvogëluar, e as qytetarët nuk kanë frikë.
Sipas një deklarate nga Posta, e cila transmetohet në tekst, ky institucion nuk ka marrë asnjë informacion për të marrë veprime shtesë për shkak të koronavirusit, as nga Ministria e Shëndetësisë e as nga Lidhja Botërore e Postave. E kjo është kështu për shkak të faktit se koronavirusi nuk transmetohet përmes dërgesave me postë. Qytetarët janë gjithashtu të vetëdijshëm për këtë fakt. Prandaj, nuk është e qartë pse parashtrohet pyetja në titull për frikën nga dërgesat nga “Ali Express”-i, për shkak të përhapjes së koronavirusit?!
Në videon informuese dhe edukative të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në lidhje me origjinën e virusit, gjenezën e tij, shkaqet e mundshme për paraqitjen e tij, grupet e rrezikut, parandalimin, mund të shihet se për sa i përket transmetimit, koronavirusi transmetohet nga një person në tjetrin, sikurse edhe shumica e viruseve.
Prandaj, duke marrë parasysh këtë fakt, si dhe deklaratat në tekst, titulli është senzacionalist dhe me të shkilet neni 8 i Kodit të Gazetarëve.
Mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jetë e çliruar nga senzacionalizmi, thuhet në neni 8)
Ka mënyra të ndryshme që titujt e teksteve të bëhen atraktivë dhe tërheqës për lexuesin, por ato, mbi të gjitha duhet të jenë të sakta dhe të mos shpërndajnë dezinformata. Duke pasur parasysh faktin se koronavirusi është temë kryesore në botë, bëhen përpjekje për ta sjellë atë në korrelacione dhe kontekste të ndryshme në shkrimin e teksteve gazetareske që janë larg nga e vërteta, edhe atë vetëm për lexueshmëri dhe numër sa më të madh të klikimeve.
Qytetarët kanë nevojë për informacione të vërteta në lidhje me përhapjen e këtij virusi dhe parandalimin e tij, dhe është joserioze të lidhet mënyra e përhapjes së koronavirusit me dërgesat e “Ali Express”-it.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari