Kopshti për fëmijë “Majski Cvet” në Taftalixhe me pamje të re
Kryetari i Komunës së Karposh, Stefan Bogoev në një deklaratë për media, dhënë në fillim të vitit, njoftoi rindërtimin e kopshtit “Majski Cvet” në Taftalixhe 1:
Kjo ndërtesë ka qenë në gjendje të keqe për shumë vite, por në pranverë, ne do të fillojmë me rindërtimin e tualeteve, dhe pastaj do të ketë një ndryshim të pjesës së jashtme dhe rinovimin e fasadës. Për këto aktivitete, Komuna siguroi fonde buxhetore prej pesë milion denarësh
[Burimi: Ueb-faqja e Komunës së Karposhit; data: janar 2020]
ARSYETIM:
Ky premtim i Kryetarit të Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, për rindërtimin e kopshtit “Majski Cvet” në Taftalixhe 1, i cili është gjithashtu pjesë e programit të tij zgjedhor të viti 2017, “Jeta në Karposh për të gjithë!” (faqe 14), është realizuar.
Rindërtimi i këtij kopshti ka përfunduar dhe ndërtesa e ndërtuar në vitin 1965 tani ka një pamje të re. Në kuadër të sanimit që filloi në Prill, tualetet u rinovuan plotësisht, instalimet u rinovuan, u instaluan dritare dhe dyer të reja PVC, çatia u riparua dhe u bë një fasadë e re. Këto ditë në këtë institucion parashkollor është kryer edhe dezinfektimi.
Autoritetet komunale gjatë njoftimit se kopshti do të hapet më 14 shtator, thanë se e gjithë ndërtesa do të jetë efikase në energji me izolim të mirë të zërit dhe nxehtësisë .
Kryetari Bogoev na konfirmoi dje se kopshti “Majski Cvet” në Taftalixhe 1 ka filluar punën dhe tashmë po pranon fëmijë.
Informacionet dhe fotografitë për rrjedhën e rindërtimit të kopshtit mund të gjenden në faqen e internetit të Komunës dhe në disa media.
BURIME:
- Веб-страница на Општина Карпош (27.01.2020): Реконструкции во „Мајски цвет“ на Млечен –на ред реконструкцијата на градинката во Тафталиџе 1 [Проверено на: 17.09.2020]
- Предизборна програма на Стефан Богоев за локалните избори 2017-2020 година – „Живот во Карпош! За сите!“ (стр.14) [Проверено на: 17.09.2020]
- Веб-страница на Општина Карпош (24.04.2020): Започна реконструкцијата на „Мајски цвет“ во Тафталиџе 1 [Проверено на: 17.09.2020]
- Тајм.мк (24.04.2020): Се реконструира градинката „Мајски цвет“ во Тафталиџе 1 [Проверено на: 17.09.2020]
- Макпрес (24.04.2020): Започна реконструкцијата на „Мајски цвет“ во Тафталиџе 1 [Проверено на: 17.09.2020]
- Веб-страница на Општина Карпош (27.05.2020): Во тек е етапната реконструкција на „Мајски цвет“[Проверено на: 17.09.2020]
- Веб-страница на Општина Карпош (06.07.2020): Со нови прозорци за „Мајски цвет“- пониски сметки за струја [Проверено на: 17.09.2020]
- Веб-страница на Општина Карпош (11.08.2020): Темелна реконструкција на градинката „мајски цвет“ во Тафталиџе 1 [Проверено на: 17.09.2020]
- Веб-страница на Општина Карпош (10.09.2020): Градинката „Мајски цвет“ во Тафталиџе 1 започнува со работа во понеделник [Проверено на: 17.09.2020]
- Дејли.мк (09.09.2020): Градинките во Карпош безбедно ги отворија вратите за дечињата [Проверено на: 17.09.2020]
- Локално (09.09.2020): Градинките во Карпош безбедно ги отворија вратите за дечињата [Проверено на: 17.09.2020]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari