Konfuzion rreth (mos) pranimit të pavarësisë së Kosovës nga Xhamajka

Foto:: REL/AFP

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me 02.20.2020 publikoi informacionin se Xhamajka ka pranuar pavarësinë e Kosovës. Thaçi tha se ka pranuar informacion nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ndërsa në deklaratën e tij falënderon atë dhe senatorin amerikan, Eliot Engel. Ky informacion ndiqet me urata edhe të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti,ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, si dhe kryetarja e parlamentit, Vjosa Osmani.

Por, nuk kaloi shumë kohë para ministres për Punë të Jashtme të Xhamajkës, Kamina Smith, të demantojë këtë lajm në Twitter duke theksuar se shteti i saj nuk e ka pranuar Kosovën.

Deri më sot, Xhamajka nuk e ka pranuar Kosovën si shtet të pavarurshkroi ajo si përgjigje ndaj qëndrimit të presidentit Hashim Thaçi. 

Pas këtij incidenti, ministri për Punë të Jashtme dhe Diaspora e Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi se janë në biseda me Ambasadën e Kosovës në Amerikë që të sqarojnë situatën. Ai tha se kanë pranuar briefing të ambasadores Çitaku dhe se këtë informacion Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporës e mori përmes e-postës.

Informacionet zyrtare të ambasadores në Ministrinë për Punë të Jashtme i vlerësojmë si serioze dhe me kredibilitet, ne kemi kontakt të vazhdueshëm me ambasadën tonë në SHBA, që të mund të sqarohet situata e krijuar, tha ai. 

Zyra e presidentit akuzoi MPJ-në për incidenti, edhe përkrah asaj se ata të parët publikuan lajmin për pranimin. Nga ana tjetër, ambasadorja Çitaku ka reaguar për këtë rast me 22.02.2020, ajo u përgjigj për akuzat e zëvendës-kryeministrit, Haki Abazi për rastin, por nuk sqaroi se si erdhi deri te ky konfuzion dhe tha se rasti do të sqarohet me kohën duke mos dhënë detaje rreth asaj se çka ka ndodhur në të vërtetë, kur ajo e mori dhe pse e shpërndau informacionin e pasaktë.

Ministri për Punë të Jashtme, Glauk Konjufca, me 03.03.2020 shkarkoi disa ambasadorë, mes të cilëve edhe ambasadoren Vlora Çitaku, por ky vendim ka qenë i arsyetuam me përfundimin e mandatit të këtyre ambasadorëve. Në vendim për shkarkim si arsye nuk përmendet incidenti me Xhamajkën, edhe pse menjëherë pas ngjarjes deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, partia e kryeministrit Kurti, kërkoi shkarkim të ambasadores Çitaku.

Përsëri, kjo situatë krijoi konfuzion të madh dhe dyshime të paqartësuarara, si dhe prej ku Çitaku e mori këtë (dez)informatë ql më pas ta ndajë me kreun e lartë shtetëror të Kosovës, rrjedhimisht edhe me opinion e gjerë. Për këto përgjigje, edhe për atë se si dezinformata arriti të hyjë edh enë komunikimin zyrtarë, dhe me këtë të dëmtojë politikat e rëndësishme shtetërore, opinioni kosovarë duhet të pres sqarimin e  ish ambasadores Çitaku.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.