Kishat në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut refuzuan të modifikojnë ritualet të cilët mund të shërbejnë për shpërndarjen e COVID-2019

Fra Angelico, Public domain, via Wikimedia Commons

 

Përderisa numri i të infektuarve me COVID-18 në Ballkan vazhdimisht rritet, disa kisha të Kroacisë refuzuan të ndryshojnë praktikat liturgjike të cilat mund të sjellin shpërndarjen e virusit korona.

Gjatë ritualit të njohur si Kungimi i shenjtë ose besimtarët e krishterë eukaristikë ortodoks pinë verë të shenjtë me lugë të përbashkët, përderisa katolikët hanë feta buke nga dora e priftit.

Organizata Botërore Shëndetësore (OBSH) sugjeron që të ju iket tubimeve të mëdha, si dhe praktikohet niveli i lartë i higjienës personale dhe sanitarisë me qëllim të minimizimit të përhapjes së virusit përmes prekjes, shkëmbimit të lëngjeve të trupit, ose përmes ajrit.

Përmes komunikatës zyrtare të 9 marsit, Kisha Ortodokse greke (KOG) komunikoi se nuk do të ndryshojë rituali për të mbështetur masat për siguri. KOG po ashtu shtoi se “koronavorusi nuk transmetohet përmes Kungimit të shenjtë dhe besimtarët duhet të luten kundër shpërndarjes së virusit vdekjeprurës.”

Një prej peshkopëve të KOG, Klimis, i cili mban titullin e dioqezës së Peristerit, komunë në afërsi të Athinës, deklaroi se ata të cilët besojnë se virusi mund të shpërndahet përmes ritualeve fetare janë blasfemues:

Kungimi i shenjtë është jetë. Është mrekulli. Blasfemi është të besohet se virusi mund të transferohet përmes pranimit të Kungimit të Shenjtë, 

Qeveritë greke, të cilët së fundmi mbyllën shkollat dhe ndaluan tubimin me qëllim të ndalojnë transmetimin, i bëri thirrje Kishës që të rishqyrtojnë vendimin e tyre.

Por, vet shërbimet shtetërore duket se i injorojnë këto propozime. Javën e kaluar në festën e madhe fetare, presidenti dhe disa ministra qeveritarë kanë marr pjesë në meshë publike.

Në Maqedoninë Veriore, Kisha Ortodokse Maqedonase – Ipeshkvi e Ohrit duket se ndjek të njëjtën sjellje. Edhe pse kisha nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare për përhapjen e virusit, ka vazhduar të realizojë Kungimin e Shenjtë në mënyrë të zakonshme.

Vëmendjen e publikut e tërhoqi edhe publikimi i ueb-faqen zyrtare të dioqezës së Prespës dhe Pellagonisë me një shkrim të përkthyer nga ueb-faqja ruse Pravoslavie.ru e cila pretendon që “është e pamundur që besimtarët të infektohet gjatë ritualeve kishtare”.

Teksti është shkruar nga prifti rus Sergej Adonin, i cili pretendon se ka njohuri nga mikrobiologjia dhe përvojë pune në spitale. Në atë shkrim ai thekson se rregulla për përdorimin e lugës së njëjtë, e praktikuar në kohën e Bizantit në shekullin e 7, deri më tani nuk ka shkaktuar asnjë dëm, sepse “besimi në Zot i mbron edhe paranojakët edhe priftërinjtë”.

Një herë, në Maqedoninë e Veriut propagandistët e djathtë mbështetën kishën. Për shembull, një TV ushëheqës konservator – i cili në të kaluarën promovonte fushatë kundër vaksinës – u lavdëruar në Twiter se ka marr pjesë në ritualet e rrezikshme fetare: 

 

 Slagjana Vellkov, një prej personave që udhëheq lëvizjen kundër vaksinave në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, së fundmi deklaroi se situata nuk është “serioze” dhe se virusi i ri “është diçka e zakonshme (gjegjësisht, grip) i cili mund të ndikojë të më të vjetrit dhe personat me imunitet të dobët, sikurse çdo lloj gripi tjetër”.

Në ndërkohë nga Itali, ku nga infeksioni vdiqën mbi 631 persona, ndërsa më tepër se 10.000 janë të infektuar, ky shfrytëzues ka shkruar:

Ju lutem njerëz, ju lutem. Këtu në Italinë e Veriut bëmë një gabim të madh. Të gjithë vazhdimisht thoshin se “është vetëm grip”, ndërsa tani të gjithë njësitë tona intensive janë në kolaps. Të gjithë vazhduar në dalin jashtë, sikurse nuk po ndodh asgjë, ndërsa tani na vdesin gjyshet, gjyshërit dhe prindërit. #Koronavirusi nuk është #grip. 

 

Deri më tani ka dhjetra raste të konfirmuara me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut në Slloveni; po aq raste në Kroaci; në Shqipëri; pesë raste në Serbi e në Bosnjë.

Krishterët nëpër botë

Bota tashmë dëshmoi se si virusi i ri korona mund të përhapet përmes tubimeve fetare.

Javën e kaluar, pjesa më e 7.400 rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Korenë e Jugut, vend i cili deri atëherë dukej se ka gjithçka nën kontroll me epideminë, kanë qenë lidhur me Kishën e bashkësisë fetare Shincheonji të Isës. (anglisht. Shincheonji – kisha e Isës)

Janë ngritur akuza kundër këtij sekti, shpesh i quajtur edhe si kult, përderisa lideri i tyre 88 vjeçar publikisht kërkoi falje sepse kanë praktikuar rituale johigjenike fetare në të cilat kanë marr pjesë edhe personat e pa infektuar.

Në ndërkohë, Dioqeza Ortodokse në Kore njoftoi se do të bëj ndryshime në praktikat e saja liturgjike në pajtim me propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë:

Gjatë kohë së liturgjisë së Shenjtë, të gjithë besimtarët mbajtën maska. 

Para se të hyjnë në kishë, do të dezinfektojnë duart me mjete për dezinfektim të vendosura në hyrje të kishës. 

Ata nuk do të ja japin dorën askujt. 

Nuk do të puthin dorën e priftit. 

Nuk do të puthin ikonat, as nuk do të përkulen para tyre. 

Nuk do të përdorin librat liturgjik gjatë kohës së lutjes. 

 Nuk do ta marrin antidoronin nga prifti, por do ta marrin vet kur do të largohen nga kisha. 

 Vakti Agape nuk do të shërbehet pas javës së liturgjisë.

Disa mbledhje grupore të besimtarëve, si dhe të Katekumenëve nuk do të mbahen. 

Disa kisha në Evropë morën disa masa, për shembull Kisha Katolike në Itali.

Dioqeza e Kroacisë po ashtu ndërmori disa rregulla restriktive, ndërsa në Francë është mbyllur shenjtorja në qytetin Lourdes, një prej destinacioneve të njohura për pelegrinazh në Evropë.

Kisha Ortodokse në Rumani nxori dekret në të cilin thuhet se “janë ndërmarr” masa vetëm për shkak të kërcënimit nga epidemia:

Besimtarët që kanë frikë nga transmetimi i viruseve, mund përkohësisht të përmbahen nga puthja e ikonave në kisha. Ata mund të lusin priftin që të shfrytëzojnë lugë personale gjatë Kungimit të Shenjtë. 

Prej kur Itali vendosi në karantin të gjithë territorin, shtet e tjera evropiane morën masa drastike, siç bëri edhe Çekia dhe me 10 mars mbylli shkollat.

Qeveria në Maqedoninë e Veriut shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe mbylli kopshtet, shkollat dhe universitet për dy javë, tashmë edhe për 30 ditët e ardshme..

Shihni përpunimin special të Global Voices me temën ndikimi global i COVID-19

Ky shkrim së pari u piblikuar në “Global Voices” me 10 mars të vitit 2020 dhe “Vërtetmatësi” e përcjellë një pjesë të tij si pjesë e marrëveshjes për shkëmbim të përmbajtjeve mes “Global Voices” dhe Fondacionit “Metamorfoza”.  )

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.