Karaxhoski prej konsekuent kaloi në jokonsekuent
Zoran Karaxhoski, i pari i Këshillit gjyqësor dhe i cili duhet të jetë më i interesuari për punën e këtij trupi, i cili ka shumë rëndësi për gjyqësorin dhe reformat në të, jep deklaratë sikur flet për disa konstatime beninje për rrugët e papastruara para Këshillit gjyqësor ose në lagjen e tij: “Nuk kam lexuar raportin; Shpresojë se do ta gjejmë; Atë çka dëgjova nëpër mediume tregon për sjellje joserioze të PSP”…
Zoran Karaxhoski, i pari i Këshillit gjyqësor dhe i cili duhet të jetë më i interesuari për punën e këtij trupi, i cili ka shumë rëndësi për gjyqësorin dhe reformat në të, jep deklaratë sikur flet për disa konstatime beninje për rrugët e papastruara në lagjen e tij: “Nuk kam lexuar raportin; Shpresojë se do ta gjejmë; Atë çka dëgjova nëpër mediume tregon për sjellje joserioze të PSP”…
Kryetari i Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhoski, dha deklaratë për mediumet e cila në radhë të parë është jokonsekuente:
Unë do të shqyrtojë, sigurisht do të shqyrtojë të gjithë nenet, shpresojë se do të gjejmë (raportin). Do të thotë, atë që dëgjova në mediume, nëpër portale, dhe na tregon për sjellje jo serioze nga ana e njërës palë në procedurë, faktikisht PSP, mënyra e qasjes. Megjithatë, përsëri ajo që dëgjojmë nëpër mediume është me rezervë. Më shumë do të komentojë përderisa t’i kem të gjithë faktet para meje.
[Burimi:1TV/Kanali youtube, data: 17.09.2018]
ARSYETIM:
Kryetari i Këshillit gjyqësor në RM, Zoran Karaxhoski, përsëri dha deklaratë me të cilën opinioni është vendosur në dyshime nëse mund të pritet ndonjëherë ndonjë zhvillim në fushën e gjyqësorit në vend. Karaxhoski si i pari i trupit më të rëndësishëm në gjyqësor duhet të dijë dhe të tentojë të informohet për gjithçka çka ndodh në këtë fushë si një prej katër shtyllave të shoqërisë demokratike.
Por, në vend Raportin e posaçëm të Prokurorisë Speciale Publike, e cila informon Kuvendin e RM-së, në pajtim me kompetencat ligjore lidhur me pozicionin dhe punën e tij.
Ndërsa puna kryesore e PSP-së është që të zbardh të gjithë detaje rreth krijimit të bisedave të përgjuara në mënyrë ilegale, por edhe të reagojë për treguesit dhe faktet rreth krimit i cili del në pah përmes atyre audio-materiale dhe SMS porosive.
ÇFARË KANË GJETUR NË PSP?
Dhe pse se është një prej masave (detyrave) të cilat i qëndrojnë në dispozicion të PSP është raport i posaçëm, ato edhe e bën atë – krijuan një raport të veçantë për gjetjet deri te të cilat erdhën përmes materialit të përgjuar për sjelljen e një numrit të caktuar të përfaqësuesve të qeverisë gjyqësore, në mesin e të cilëve janë edhe disa anëtar të vet Këshillit gjyqësor. Ja se çfarë thotë PSP në fillim të Raportit të saj të veçantë për atë se çka ka gjetur në audio dhe ne SMS materiale të cilët i kanë në dispozicion:
Marrëveshje jolegjitime në mes bartëve të funksioneve të larat në qeverinë ekzekutive dhe në gjyqësorit gjatë zgjedhjes së gjykatësve i cili është kryer jashtë procedurave ligjore, shkelje të rregullave për jopajtueshmëri të funksionit gjyqësor duke kryer një funksion tjetër publik, njoftimi i personave jo të thirru me informacione deri te të cilët kanë ardhur gjykatësit gjatë kryerjes së funksionit, janë vetëm një pjesë e mënyrave me të cilat janë dëmtuar vlera themelore të rendit kushtetues në Republikën e Maqedonisë në qeverisjen e të drejtës dhe ndarjes së qeverisë legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.
Më pas, PSP në rezymenë e materialit të përgjuara në veçanti trajton disa gjykatës. E para në Raportin e posaçëm është përmendur Aleksandra Zafirovska, kryetare e Këshillit gjyqësor në vitet 2011-2013, periudhë në të cilën PSP gjeti dëshmi në bisedat e përgjuara për shkeljet e ligjit nga ana e Zafirovskës:
Prej fakteve me të cilat disponon Prokuroria Publike, në veçanti bisedat telefonike e Aleksandra Zafirovska, në periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2013, një pjesë e të cilave u bën edhe publike, del se e njëjta ka kryer funksionin e kryetarit të Këshillit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë, ka qenë në koordinim të vazhdueshëm me qeverinë ekzekutive. Me përmbajtja e audio-materialeve padyshim arrihet në përfundim se kryeministri i Republikës së Maqedonisë jo vetëm që ka qenë i informuar dhe i konsultuar gjatë marrjes së vendimeve më të rëndësishme në Këshillin gjyqësor, por i njëjti ka pasur edhe rol gjatë zgjedhjes së gjykatësve dhe bashkëpunëtorëve profesional.
Jovo Vangellovski, kryetari i Gjykatës së Lartë në RM është i përmenduri i dytë në Raportin e posaçëm të PSP:
Njohuritë deri te të cilat erdhi kjo Prokurori Publike gjatë punës së sajë të vazhdueshme, në të cilat përmendet biseda e publikuar mes Jovo Vangellovski si kryetar i Gjykatës së Lartë në Republikën e Maqedonisë dhe Mile Janakieski si ministër për Transport dhe Lidhje, si dhe biseda të papërgjuara të realizuara nga ana e Jovo Vangellovski në vitin 2011 dhe 2012 tregojnë se funksioni është kryer në mënyrë joprofesional dhe të papërshtatshëm të kryetarit të Gjykatës së Lartë në Republikën e Maqedonisë, në mënyrën e njëjtë në shumë kthesa të bashkëbiseduesve të vet ju ka dhënë informacione të procedurave gjyqësore të cilat kryhen në Gjykatën e Lartë, ka intervenuar të gjykatësit e tjerë për lëndë dhe ka dhënë sugjerime për mënyrën e vendosjes.
Janë përmendur edhe dy gjykatëse të tjera – Sofija Laliqiq dhe Svetllana Kosotva. PSP pamëdyshje pretendon se posedon fakte në materiale, të cilat flasin për shkelje të ligjit dhe Kushtetutës së RM-së dhe për dy gjykatëset. Prej zgjedhjes jo të ligjshme të njërës, përmes kontakteve të të dyjave me të parin e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Sasho Mijallkov, deri në papajtueshmërinë e kryerjes së funksionit gjyqësor me ndonjë tjetër, ndërsa Kostova këtë e ka bërë me muaj – ka qenë gjykatëse, dhe njëkohësisht i ka vazhduar stazhi me vend pune në DSK pranë MPB!
PROPOZIME NË KUVEND
Përskaj njohurive të përmendura më lartë, PSP i drejtohet, praktikisht lut Kuvendin e RM-së si trup më i lart qeveritar në vend, të intervenojë dhe të ndihmojë Maqedoninë të përmbush propozimet e komisionit të ekspertëve të Pribe-së, propozimet e Komisionit të Venecias dhe propozimet e raporteve të GREKO – trupit të Këshillit të Evropës në vend të cilët luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, në të cilin merr pjesë edhe Republika e Maqedonisë.
Një prej propozimeve ka të bëj edhe me shqyrtimin e rolit dhe me vendosje ligjore sipas të cilit punën Këshilli gjyqësor:
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është organ i vetëm shtetëror i cili mund të eliminojë të gjithë mundësitë e ndikimit në gjyqësor, dhe me këtë edhe të rrit pavarësinë e tyre dhe autonomi. Prej këtu vlerësojë se shtëpia legjislative duhet të heq dorë prej kompetencës së saj ligjore në zgjedhjen e anëtarëve në Këshillin gjyqësor, dhe njëkohësisht t’i merr të drejtën Presidentit të shtetit për propozim të anëtarëve në Këshillin gjyqësor. Kështu do të ndalohet përzierja eventuale e qeverisë ekzekutive me atë legjislative në pavarësinë e gjyqësorit. Njëkohësisht, si zgjedhje më e pranueshme do të ishte shqyrtimi i mundësisë së të gjithë anëtarëve në Këshillin gjyqësor të zgjedh gjykatësit nga radhët e tyre me zgjedhje të menjëhershme me votim të fshehtë.
PSP, e cila konstaton se, sipas vendimi të tanishëm për Këshillin gjyqësor, njohuritë e saja për këto gjykatës nuk mund të shndërrohen në sanksione, sepse afati për realizimin e procedurës është tre vjet nga kryerja e veprës, i propozon Kuvendit të ndryshojë atë dispozitë ligjore me dy propozime:
Intervenim urgjent në Ligjin për Këshill gjyqësor në Republikën e Maqedonisë në raport me realizimin e procedurës për verifikimin e përgjegjësisë së gjykatësit ose kryetarit të gjyqit në atë mënyrë që i njëjti të jetë ekuvalent me mandatin e kryerjes së funksionit të gjykatësit;
ndryshime në lidhje me sanksionimin, dhe mënyrën se si do të zbatohet shumëllojshmëria e sanksioneve dhe sanksionimi më i ashpër, i cili, para së gjithash, do të pamundësojë zhvillim të papërshtatshëm në karrierë.
Dhe çfarë kemi në fund? Kuvendi nuk mban seanca për shkak të referendumit me 30 shtator. Zoran Karaxhoski, i pari i Këshillit gjyqësor i cili do të duhet të interesohen për punën e këtij trupi, i cili ka rëndësi të madhe për gjyqësorin dhe për reformat në to, jep deklaratë e cila duke sikur ka të bëj me disa konstatime beninje për rrugë të papastra para Këshillit gjyqësor ose në lagjen e tij: “Nuk kam lexuar raportin, Shpresojë se do të gjejmë; Ajo që kam dëgjuar nëpër mediume flet për sjelljen joserioze të PSP”;…
Për shkak të fakteve/detajeve të shtruara më lartë prej raportit të PSP, mund të vlerësohet deklarata e Karaxhoskit si jokonsekuente në raport me vendosjen kushtetuese dhe ligjore të PSP-së dhe me të gjithë deklaratat e tij se ai ka qenë i caktuar për pavarësi të gjyqësorit dhe për reforma në sistemin gjyqësor!
Por kjo deklaratë e tij është tërësisht konsekuente kur bëhet fjalë për Karaxhoskin. Ai edhe në vitin 2016, kur morri pjesë nëpër televizione, nuk gjeti asgjë të keqe rreth bisedave telefonike të cilat reagojnë se gjyqësori është i partizuar. E njëjta ndodhi edhe në fillim të këtij viti, 2018, kur i njëjti Karaxhoski nuk pa asgjë të keqe në Raportin e Ministrisë së Drejtësi për ngatërresat që ndodhin në funksionimin dhe anashkalim të SIAMSGJ. Prandaj, prej këtu, jokonsekuenca e Karaxhoskit në lidhje me vendin e tij dhe rolin e tij në sistemin e RM dhe reforma të patjetërsueshme, në të vërtetë është konsekuente!
BURIME:
- 1TВ/Јутјуб канал – Караџоски за посебниот извештај на Јанева… – [Проверено на 18.09.2018]
- СЈО – Посебен извештај на СЈО – [ Проверено на 18.09.2018]
- Вистиномер – Контраспин: Караџоски ја убедува јавноста… – [ Проверено на 18.09.2018]
- Вистиномер – Контраспин: Што е страшно во судството … – [ Проверено на 18.09.2018]
Vlerësoi: Teo Bllazhevski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari