Kallxo: Lajmi se në tubimin e “Vetëvendosjes” nuk ka pasur flamur të Kosovës është i rrejshëm
Të premten në sheshin “Senderbeu” në Prishtinë u mbajt tubimi i Lëvizjes “Vetëvendosje” (LVV) në nderë të 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e formimit të partisë.
Gjatë tubimit janë vërejtur mijëra flamuj kombëtar, ndërsa u publikua se nuk ka pasur flamur të Kosovës.
Ashtu të RTK publikoi lajmin: “Asnjë flamur i Kosovës në tubimin e VV-së”
Nga ana tjetër, Adil Behramaj, këshilltar i kryetarit të Hashim Thaçi, në rrjetin social në Facebook shkroi se nuk ka flamur shtetëror të Kosovës në tubimin e VV-së.
Ekipi i Shërbimit për verifikimin e fakteve në Kosovë – “Kallxo” (Kallxo.com) të cilët ndoqën tubimin e “Vetëvendosjes” publikuan se ka pasur flamur të Kosovës. Nga Kallxo prezantua fotografi të tubimit në të cilin mund të shihet flamuri i Kosovës, ndërsa informacionin e vlerësuan si të pavërtetë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari