Kallxo.com: Në vend të 33, Qeveria e Kosovës me 35 zëvendës-ministra
Kallxo (kallxo.com – e cila punon në verifikimin e fakteve dhe është prodhim i bashkëpunimit në mes BIRN Kosovë dhe Interwes Kosovë) analizoi premtimin e Lëvizjes së Vetëvendosjes se Qeveria e Kosovës ka 15 ministra, dhe rreth 33 zëvendës-ministra.
Më saktë, sipas Kallxo, Albin Kurti tërhiqet prej premtimit për numrin e zëvendës-ministrave të cilët tha se do t’i ketë Qeveria e tij. Ai së pari tha se Qeveria e tij do të ketë rreth 33 zëvendës-ministrave, përderisa pas kësaj ai deklaroi për përbërjen me 35 zëvendës-ministra.
Do të thotë, në Qeverinë e re ka 15 ministri dhe 35 zëvendës-ministra, Edhe pse numri i zëvendës-ministrave është dukshëm më i vogël se ai i Qeverisë së mëparshme, në të cilën kishte rreth 80 zëvendës-ministra, përsëri, Kurti nuk mbajti premtimin e tij, prandaj Kallxo këtë premtimin e vlerësoi si të parealizuar.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari
Comments are closed.