Ka dallim në mes 40 përqind dhe 40 mijë fëmijë – postimi është i pavërtetë

Foto: screenshot nga ueb-faqja e platformës kombëtare online

Në vend të 40,000 fëmijëve, në postim de fakto pretendohet se 100,000 fëmijë nuk do të jenë në gjendje të ndjekin mësimin online, gjë që nuk është e vërtetë

 

Një postim në Facebook në lidhje me mësimin online dhe numrin e përgjithshëm të fëmijëve që nuk mund ta ndjekin atë, sepse nuk kishin kompjuterë, është plotësisht i pavërtetë sepse bëhet fjalë për numra të pavërtetë, shifra shumë të larta krahasuar me ata të vërtetat:

Në njoftimi paraqiten “faktet” e mëposhtme:

40% fëmijëve nuk kanë mundësi për të ndjekur procesin mësimor online, për këtë shkak Enti për Statistika u ripërtëri me 5200 laptopë për 3.2 milionë euroSa punonjës ka enti

Numri prej 40 përqind e fëmijëve që nuk kanë pasur mundësi të ndjekin mësimin online është plotësisht i pavërtetë sipas të dhënave të publikuara më parë dhe shifrave të njohura. Gjegjësisht, publiku kohët e fundit ka folur për një numër prej 40 mijë fëmijëve, dhe jo rreth 40 për qind të fëmijëve. Vlerësimi është i Ministrisë së Arsimit dhe kjo u tha më 18.09.2020 gjatë prezantimit të Platformës Kombëtare për Mësimin Online ( rreth 38 minuta nga videoja ), për të cilën dëshmojnë edhe publikimet mediatike të të njëjtës ditë.

Dallimi midis 40 përqind të fëmijëve dhe 40,000 fëmijëve është shumë i madh. Gjegjësisht, sipas të dhënave të disponueshme për publikun, në shkollën fillore dhe të mesme në vitin shkollor 2020/2021 janë regjistruar rreth 250 mijë fëmijë, gjë që konfirmohet nga numrat e Entit Shtetërorë për Statistika për vitin e kaluar shkollor 2019/2020 , kur kishte 257 mijë fëmijë. Përqindja prej 40 mijë nga 250 mijë është 16 për qind, jo 40 për qind. Ose për rreth 60 mijë fëmijë më tepër sipas autorit të postimit!

Ministrja e Arsimit, Mila Carovska, atëherë deklaroi se qasja në internet do të përmirësohet me donacione, dhe për fëmijët që nuk kanë pajisje IT për të ndjekur mësimin, shteti nuk do të jetë në gjendje të sigurojë pajisjet brenda një kohe të shkurtër, por ka një zgjidhje edhe për ata:

Është gjendja aktuale, e cila nuk mund të kapërcehet në një periudhë prej një muaji. Për ata fëmijë do të kemi klasa (video 15 minutëshe) që do të vendosen në Televizionin Kombëtar, në kanalet që ofrohen tashmë dhe përmes tyre ata do të jenë në gjendje të ekspozohen ndaj informacionit që u duhet të marrin në shkollë.

Të dhënat në pjesën e dytë të fjalisë në postin që po shqyrtojmë nuk janë të vërteta. Përkatësisht, ekziston një pavërtetë e pjesshme në numra, të cilat, nga ana tjetër, janë të pavërteta në krahasim me numrin e të punësuarve në ESHS. Gjegjësisht, autori i postimit thotë ” 5200 laptopë do të bliheshin për 3.2 milion euro “, kështu që ai pyet, “sa punonjës në këtë institucion“?

Numri i saktë është më i lartë – 5,650 laptopë nga 540 euro, ose rreth 3,05 milion euro. Sidoqoftë, në post nuk thuhet se laptopët do të përdoren për realizimin e regjistrimit në vitin 2021 dhe se ato nuk janë vetëm për punonjësit e Zyrës së Statistikave, por edhe për njerëzit që do të kryejnë regjistrimin në terren.

Në tërësi, përmbajtja e postimit është plotësisht e pavërtetë, megjithëse autori në përgjithësi ka dashur të plasojë dilemën se pse ka para për laptopë dhe jo për mësimdhënie onlinet, e cila ishte pjesë e dilemave të paraqitura në publik nga mediat.

Ky postim me përmbajtje të pavërtetë u bë mjaft viral në një kohë të shkurtër. Vetëm në 24 orët e fundit, ndërsa po bënim këtë recnezion, ai është parë rreth 1,200 herë, gjithsej mbi 30,000 herë, dhe është ndarë 54 herë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .